Home Politike Zgjedhjet, ja disa nga rezultatet e deritanishme

Zgjedhjet, ja disa nga rezultatet e deritanishme

829
4

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve deri më tani, ndërkohë që po vijon ende numërimi në disa bashki të vendit.

Kështu sipas KQZ-së kandidati i “aleancës për qytetarin” Ferdinand Xhaferri kryeson me 8042 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për të ardhmen” Vangjush Dako I cili ka marrë 7861 vota.

Ndërsa në bashkinë e Korçës kryeson kryetari aktual Niko Peleshi me 8630 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Andrea Mano i cili ka marrë 7000 vota.

Kështu sipas raportimeve, në Vlorë kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Shpëtim Gjika me 10732 vota kundrejt rivalit të tij Ardian Kollozi i cili ka marrë 8689 vota.

Ndërkohë në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini kryeson me 7461 vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi i cili ka marrë 4985 vota.

Në bashkinë e Fierit kandidati “aleanca për të ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 8297 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 5891 vota.

Edhe në bashkinë e Kamzës kandidati i “aleancës për qytetarin” Xhelal Mziu kryeson me 10712 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 8753 vota.

Ndërsa në bashkinë e Lushnjes kandidati i “aleancës për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 6445 vota kundrejt rivalit të tij të “aleancës për qytetarin” Albert Sanxhaku I cili ka marrë 4353 vota.

4 COMMENTS

Leave a Reply to orest Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here