Home Aktualitet ‘Zbulohet’ xhamia në Projektin Francez

‘Zbulohet’ xhamia në Projektin Francez

1310
1

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama u kishte premtuar besimtarëve myslimanë ndërtimin e një xhamie të re në qendër të kryeqytetit. Premtimi i Ramës ishte mbështetur te Plani Francez për qendrën e Tiranës, i cili prashikonte ndërtimin edhe të një objekti kulti në qendër të kryeqytetit, duke plotësuar trikëndëshin e kulteve të tre feve kryesore. Lajmi i mirë i dhënë për besimtarët myslimanë, një ditë para festës së Kurban Bajramit, ishte hedhur poshtë nga ministri Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, si një gënjeshtër për qëllime elektorale dhe se në vendin ku është premtuar ngritja e xhamisë janë parashikuar kulla dhe një qendër tregtare. Por ndërtimi i xhamisë së re për besimtarët muslimanë ishte parashikuar që në projektin francez për qendrën e Tiranës. Në rregulloren për zbatimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Tiranës, të miratuar në 2004, nga kryetari i KRRTRSH-së, ishkryeministri Fatos Nano dhe kryetari i KRRTsë Tiranë, kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama, ndërtesa e re e kultit për besimtarët myslimanë ka numrin 12. Rregullorja teknike ishte hartuar në zbatim të Studimit Urbanistik të Qendrës së Qytetit të Tiranës, nga studio franceze “Architecture Studio”, kontraktuar sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 672, dt. 07.10.2003 dhe që fitoi konkursin ndërkombëtar urbanistik të organizuar nga qyteti i Tiranës në Korrik
2003. Në të ishin parashikuar të gjitha zhvillimet e ardhshme në qendrën e Tiranës, duke mos përjashtuar as selinë e re të Kuvendit të Shqipërisë, në po atë vend, ku e kishte planifikuar edhe konkursi I zhvilluar tre vite më parë, në pjesën e pasme të Ish-Komitetit Qendror të PPSH-së
Xhamia

Xhamia e re e Tiranës mban numrin 12 në projektin francez për qendrën e Tiranës. Sipas të dhënave teknike lartësia e ndërtesës do të jetë 18,8 metra, e njëjtë me Pallatin e Kulturës. Minareja mund ta kalojë këtë lartësi maksimale, por duhet të mbetet më e ulët se minareja e Xhamisë së Ethem Beut dhe se Kulla e Sahatit. Në veri dhe lindje të saj nuk do të ketë ndërtesa ngjitur, ndërsa me numër 6, më në perëndim do të jetë një ndërtesë me të njëjtën lartësi. Në krahun e majtë të xhamisë, në perëndim do të vijojnë njëra pas tjetrës, numër 7(a,b,c), tre ndërtesa me destinacion qendër tregtare, të përbëra nga galeri që shikojnë nga qyteti, nga një zone dyqanesh dhe kalime këmbësorësh, me imazhin e Covent Garden-it në Londër. Qendra tregtare do të ketë një hyrje nga Sheshi “Skënderbej” dhe një hyrje të prapme nga unaza e parë. Larg, në veri xhamia do të ketë përballë hotelin “Tirana International” (numri 11) dhe sipas studimit francez Kulla e hotelit do të ketë efekt të madh mbi Sheshin “Skënderbej”. Studimi planifikon t’i japë kësaj godine madhore një pamje të re, në mënyrë që të reflektojë këtë përtëritje të sheshit të Tiranës.

Në jug të xhamisë do të jenë një varg kullash (1f ,g, i, j), me lartësi katër kat dhe kulla 1g është parashikuar të ndërtohet në vendodhjen aktuale të Teqes të Helvetinjve, objekt kulti, që duhet riformuluar si hapësirë e re brenda kullës duke marrë një tjetër vlerë.

***

Tirana së shpejti do të ketë një muze dedikuar bashkejeteses fetare. Projektidenë e prezantoi sot kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama sëbashku me studiues, historianë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare mbështetës të kësaj ideje.

“Ky është një projekt që i duhet Tiranës. Ky është një muze që i mungon Tiranës. Si cdo projekt i domosdoshëm, si cdo objekt i munguar në një realitet, na detyron për një qasje inteligjente dhe një qëndrim të suksesshëm”, deklaroi Rama

Muzeu mendohet të ngrihet pranë xhamisë së madhe, premtuar dy ditë më parë nga kryebashkiaku Edi Rama, dhe dy katedraleve në kryeqytet.

Ndërkohë historiani Paskal Milo e konsideroi projektin si shumë të rëndësishëm, duke theksuar se Tiranës i ka munguar një muze i tillë.

Milo tha se ky muze pritet të kthehet në një qendër të madhe kulturore, ku të reflektohet bashkëjetesa, mirëkuptimi dhe qytetaria.

Kreu i PS-së, njëheresh lideri i socialistëve Edi Rama ne diten e Kurban Bajramit i premtoi komuniteit musliman ngritjen e nje xhamie te madhe ne kryeqytet.

Shoqeruar nga bashkeshortja, Linda, Rama bashkë me urimet për këtë ditë të sakrificës, paqes, mirëkuptimit, përsëriti nismën e Bashkisë për ngritjen e xhamisë së re në kryeqytet.

“Sa herë dalim nga këto dyer flasim fjalë të bukura për bashkëjetesën fetare dhe për unikalitetin e këtij qyteti dhe këtij vendi, që jeton me të treja komunitet fetarë në harmoni.
Sot unë jam shumë i lumtur që përveç fjalëve mund të përsërisë nismën për ti hapur rrugë më në fund realizmit të xhamisë së re, e cila plotëson trekëndëshin e bashkëjetesës fetare, duke fuqizuar këtë imazh të harmonisë fetare. Duke i dhënë besimtarëve myslimanë shtëpinë e tyre të re e duke i dhënë të gjithë kryeqytetasve një pikë të re referimi në këtë qytet”- tha Rama.

Sipas tij, Tirana është një qytet unik që mund ti tregojë botës një shembull të jashtëzakonshëm lidhur me bashkëjetesën fetare.

Pas vizites se Rames, ne selinë e Komunitetit Mysliman mbërriti zëvendëskryeministri Ilir Meta. “Jemi në një moment ku shkalla e lirisë dhe dinjitetit është me e lartë. Në këtë Shqipëri demokratike evropiane padyshim që edhe besimi të Zoti ka patur rolin e tij, ndaj në festa të tilla të gjithë shqiptarët të bashkohen”, tha ai.

Besimtarët myslimanë në gjithë vendin kanë nisur festimet e Kurban Bajramit, dita që për ta është simbol i sakrificës ndaj besimit te Zoti.

Mijëra vetë që herët në mëngjes janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë kryer ritet e kësaj dite shumë të rëndësishme për ta.

Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.

Riti i faljes së Bajramit të madh ka dy momente; e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi.

Një ditë para festës së Kurban Bajramit, kreu i bashkisë së Tiranës ka dhënë lajmin e mirë për gjithë besimtarët myslimanë. Një xhami të re në qendër të Tiranës, e denjë për gjithë besimtarët.

“Dua t’i jap lajmin se bashkia ka gati planin e punës për realizimin e xhamisë së re të Tiranës dhe krahas me këtë të një muezeu për bashkejetësën fetare”- tha Rama, gjatë një conference nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, xhamia e re është godina e munguar për nevojat e myslimanëve, që meriton shtëpinë e vet të re në qendër të Tiranës, por ajo është dhe këndi i munguar i trekëndëshit të bashkëjetes fetare, që i brendashkruhet Tiranës.

“Pas një pune serioze, bashkia sot është në gjendje të përgjigjet pozitivisht kërkesës së komunitetit mysliman për hapësirën, por edhe të prezantojë në ditët në vijim idenë për një muze të Tiranës për bashkëjetesën fetare. Shembulli i tolerancës ka qenë shembull i bashkëjetesës qytetare. Për xhaminë e re kemi gati sipërfaqen e nevojshme bazuar në planin e qendrës, por edhe asistencën teknike për të organziaur konkurisin ndërkombëtar që plani parasheh”- tha Rama.

Disa muaj me pare, Presidenti i Republikës, Bamir Topi pas urimit për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit, bëri thirrje për predikimin e fese neper institucionet perkatese.
“Feja është kulturë. Është sa kulturë individuale, por është edhe kulturë institucionale. Unë nuk do të dëshiroja që vitet që vijnë të na bëjnë të shikojmë besimtarë, të cilët falen trotuareve apo rrugëve, sepse kur shkojmë në Evropë, shkojmë me shumë elemente”- tha Topi

Presidenti ka bërë thirrje që të gjithe te japin kontributin e tyre, që edhe komuniteti mysliman në Tiranë, të ketë xhaminë e tij. Ky komunitet, sipas Topit, “duhet të ketë institucionin e tij, që të ushtrojë, të predikojë, të falet, ta ketë këtë raport me institucionin brenda institucionit”

1 COMMENT

Leave a Reply to DURIMI Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here