Home Aktualitet Vdekja e Leka Zogut, Berisha: E shtuna ditë zie

Vdekja e Leka Zogut, Berisha: E shtuna ditë zie

969
2

Pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu I do t`i bëhen të gjitha nderimet që i përkasin një mbreti jo në detyrë ndërsa dita e shtunë është shpallur ditë zie në të gjithë vendin.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë ndërsa shtoi se për përgatitjet për ceremonë mortore të Leka Zogu I do të ngrihet edhe një komisionin shtetëror i kryesuar ngaZV.kryeministri Edmond Haxhinasto ndërsa në përbërje do të jenë edhe ministri i kulturës Aldo Bumçi dhe ministri i mbrojtjes Arben Imami.

Ndërsa e ka cilësuar vdekjen e Leka Zogur si një humbje të madhe për kombin, kryeministri Berisha theksoi se edhe pse ai u largua foshnje nga Shqipëria u rrit me dashurinë e pakufijshme për vendin dhe kombin.
“Mbreti Leka në të gjithë jetën e tij në mërgim ishte një mbështetës kryesor i luftës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe ishte frymëzuesi i tyre në këtë betejë” ka theksuar Berisha.
Ndërsa kujtoi edhe ligjin që u miratua në parlament në vitin 2003 ku familjes mbretërore iu atribuan të gjitha të drejtat, kryeministri Berisha tha se ky ishte një vendim i drejtë.

“Në ligjin e Parlamentit përcaktohet detyrimi i përfshirjes në protokollin shtetëror të familjes mbretërore dhe ky ka qenë shumë i drejtë, ndaj dhe vendi dhe kombi do ta përcjellin Mbretin Leka I me nderimet që i përkasin një mbreti jo në detyrë”- shtoi më tej Berisha.

2 COMMENTS

  1. INJORANCA DHE IDIOTIZMI I SALI BERISHES NUK KA TE SOSUR , POR ME QESHARAKIA ESHTE SE DITA ESHTUN ESHTE DIT ZIE ME RASTIN E VDEKIES SE LEKA ZOGUT .
    PO CFARE KA QEN LEKA ZOGU SIPAS HISTORISE. AI ESHTE DJALI I FAMKEQIT DHE AJDUTIT ME TE MADHE NE HISTORIN SHQIPTARE AHMET ZOGUT PRA THENIA E POPULLITESHTE E VERTET KUR THOT <>HIO ESHTE DHE HISTORIA E FAMILIES SE LEKES . AI NUK KALIDHIE ME SHQIPERIN MBASI KA QEN NJE ENDACAK.

  2. Nuk e kuptoj Z. Sali Berishen sepse shume here paraqitet si Shqiptar patriot e ne anen tjeter shpall dite zie per vdekjen e djalit te tradhterit me te madh d.m.th. Ahmet Zogu i cili per Kosoven ka qene tragjik dhe i pa pranueshem,kurse Leka eshte pjell e tij e felliqet. Nuk e di se cfar interesi Shqiperia ka pasur pre tij por ne Kosovaret Familja Zogu e ka vulen e tradhtarit.

Leave a Reply to Buqe Mucolli Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here