Home Aktualitet Universitetet, ja kush jane fituesit sipas degeve. Lista e plote e studenteve

Universitetet, ja kush jane fituesit sipas degeve. Lista e plote e studenteve

2012
5

Ka përfunduar ankthi i pritjes për të gjithë kandidatët e pranimeve në universitete. MASH ka bërë publik të gjithë fituesit në programet institucioneve të arsimit të lartë. Ashtu sikundër veproi edhe gjatë publikimit të rezultateve të provimeve të maturës MASH nuk ka bërë publike emrat e fituesve, po numrin e identifikimit që çdo maturant kandidat ka pasur.

Në tabelat e botuara më poshtë fituesit do të gjejnë këtë numër identifikimi, pikët e përllogaritura nga APPRIAL si dhe numrin e preferencës për lëndën në të cilën janë shpallur fitues. Pas kësaj fituesit do t’i nënshtrohen procesit të regjistrimit i cili këtë vit do të zhvillohet në tri faza; regjistrimi paraprak, i ndërmjetëm si dhe regjistrimi përfundimtar.

Të gjithë studentët fitues sipas degëve duhet të regjistrohen paraprakisht pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 14 deri 19 shtator 2010, nga ora 8:00 -18:00. Për regjistrimin paraprak, kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinale.

Dosja duhet të përmbajë; dëftesën e pjekurisë (në mungesë të origjinalit, vërtetim me listë notash me fotografi, ose dokument me fotografi i lëshuar nga Arkivi i Shtetit me notat përkatëse të nënshkruara nga drejtori i shkollës dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale (Zyrës Arsimore); dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre; dy fotografi si dhe mandati i arkëtimit të tarifës së regjistrimit prej 1550 lekë të paguar në një nga bankat e nivelit të dytë. Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit në dy fazat e tjera.

Ne dokumentin PDF mund te lexoni emrat e fituesve

Shiko listen e fituesve

5 COMMENTS

Leave a Reply to admin Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here