Home Aktualitet Torturohet per 4 ore pas shtylles, i dergoi SMS te dashures se...

Torturohet per 4 ore pas shtylles, i dergoi SMS te dashures se autorit ne Facebook

777
1
Ne foto: Andi Turku dhe Bruno Rrapushi
Ne foto: Andi Turku dhe Bruno Rrapushi

Adoleshenti mbahet peng dhe dhunohet i lidhur në një shtyllë për katër orë, vetëm pse komplimentoi në rrjetin social “Facebook” të dashurën e njërit prej tre autorëve.

Policia e Fierit bëri të ditur se gjatë rrahjes të lidhur pas shtyllës, tre të rinjtë e kanë filmuar edhe me celular 17- vjeçarin duke e kërcënuar atë se do ta nxjerrin videon në rrjete sociale e në Youtube, me qëllim për ta poshtëruar atë. Për këtë ngjarje blutë arrestuan tre autorët, Mirenc Bibo, 20 vjeç, Bruno Rapushi, 24 vjeç dhe Andi Turku, 25 vjeç, që të tre banues në Fier. Ngjarja ndodhi mbrëmjen së të hënës, kur tre djemtë e kanë marrë forcërisht adoleshentin me inicialet K. M. në rrugën afër shtëpisë ku ai ishte duke kaluar, duke e torturuar atë. Policia bëri të ditur se vetë 17-vjeçari i dhunuar ka bërë denoncim në polici. Vetëm pak minuta më pas, tre të rinjtë janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale sipas nenit 110/2 i Kodit Penal.

Nga hetimi i kryer mësohet se pasi i riu i kishte nisur një SMS në Facebook të dashurës së 20-vjeçarit Mirenc Bibo, ai është përballur me këtë të fundit. Policia nuk bëri të ditur tekstin e plotë të mesazhit adresuar në adresën e të dashurës së 20- vjeçarit. Por sipas të dhënave, në komentin e nisur prej tij i ishin bërë komplimente vajzës, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Me sa duket i dashuri i vajzës nuk e ka pritur mirë komentin e adoleshentit dhe ka vendosur që bashkë me shokët e tij të hakmerret duke e dhunuar dhe poshtëruar atë. Ata e kanë marrë me forcë kur ai ishte duke ecur dhe e kanë detyruar që të ecë derisa janë futur në një rrugë ku nuk kishte lëvizje. Aty e kanë futur në një nga ambientet e fabrikës së përpunimit të këpucëve, dhe pasi e kanë lidhur, e kanë dhunuar, ndërsa një tjetër ka filmuar gjithçka.

Pasi ka mundur të shpëtojë 4 orë më pas, 17-vjeçari është drejtuar në polici duke kryer kallëzimin. Ai ka pohuar se ishte mbajtur peng i lidhur dhe më pas e kanë qëlluar me grushte e shkelma vetëm se ai kishte komplimentuar një vajzë në Facebook. “Dhunën e ushtruar ndaj meje e kanë filmuar duke më kërcënuar se do t’ua tregonin të gjithëve për të më turpëruar”, është shprehur në polici i riu.

1 COMMENT

Leave a Reply to snera Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here