Home Aktualitet Tentativa e arratisjes nga burgu, arrestohen 6 gardiane

Tentativa e arratisjes nga burgu, arrestohen 6 gardiane

785
1

tafiliKa shkuar në 6 numri i punonjësve të burgut të sigurisë së Lartë në Peqin të cilët janë arrestuar nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Gardiani Fatmir Aliaj është arrestuar ditën e sotme pas kërkesës së Prokurorisë së rrethit Elbasan e cila është duke vijuar hetimet për skemën që do të përdornin Fran Marashi, Gëzim Guri, vëllezërit Admir e Genc Tafili për t’u arratisur nga Burgu i Peqinit.

Përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria e Elbasanit kanë nxjerë fakte tronditëse, pasi e gjithë administrata e burgut të Peqinit, tregohet se është në shërbim të katër emrave të mësipërm. Me pak fjalë, gardianët qëndrojnë “gatitu” përpara urdhërave dhe autoritetit të pazëvendësueshëm që kanë në burg dy vllezërit Tafili dhe dy të dënuarit e tjerë me burg përjetë Fran Marashi dhe Gëzim Guri. Përgjimet telefonike kanë treguar se përpara tyre “sus” qëndrojnë dhe shumë të dënuar që janë mbyllur në këtë burg. Ndërkohë nga kontrolli i fundit që ju krye qelisë së Admir Tafilit, atij i janë sekuestruar 2 aparate telefoni, ndërsa një aparat tjetër i është bllokuar vëllait të tij. Ndërkohë në qelitë e Gurit dhe Marashit janë sekuestruar disa sende të tjera të palejuara.

Ndërhyrja e Prokurorisë dhe SHKBB evitoi arratisjen
Arratisja e dy vëllezërve famëkeq, Admir e Genc Tafilit gjithashtu dhe 2 të burgosurve të tjerë që u arratisën bashkë me Admirin nga burgu i Drenovës në nëntorin e kaluar Fran Marashit dhe Gëzim Gurit është parandaluar pas ndërhyrjes së Prokurorisë së Elbasanit dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Hetimi, dje u arrestuan 5 punonjës të burgut të Peqinit
Pas një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit dhe Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, këtë mbrëmje janë arrestuar 5 punonjës të burgut të Peqinit dhe një shtetas nga Shkodra, të akuzuar se, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, kanë krijuar kushtet që të dënuarit të tentonin arratisjen nga burgu.

Zyrtarët e tjerë të arrestuar
A.B, dtl. 1984, me detyrë punonjës i policisë së IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Peqin.
G.B, dtl. 1966, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.
B.Y, dtl. 1981, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.
A.H, dtl. 1955, me detyrë përgjegjës i sektorit të sigurisë së IEVP Peqin.
P.H, dtl. 1983, me detyrë përgjegjës i sektorit ligjor së IEVP Peqin.

I arrestuar dhe një bashkëpunëtor
Forcat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për arrestimin e shtetasit Jetmir Guzi, i cili dyshohet se është personi kryesor që i ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të vënë në zbatim planin e arratisjes.

1 COMMENT

Leave a Reply to Kin Buba Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here