Home Aktualitet Sokol Olldashi humb jeten ne nje aksident fatal

Sokol Olldashi humb jeten ne nje aksident fatal

1149
1

sokol-olldashiDeputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi, 40 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aksident të ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në humnerë.

“News24” mori informacion se rreth orës 21:18 minuta, një aksident automobilistik u shënua në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Në momentin e aksidentit, deputeti Olldashi po udhëtonte me automjetin tip ‘‘BENZ’ i zi me targa AA003NH’.

Makina ka rënë nga një lartësi e madhe rreth 15-20 metra, ndërsa ka pasur vështirësi në nxjerrjen e trupit. Në vendngjarje kanë shkuar të parët deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Astrit Patozi, më pas ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e më pas edhe kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kreu i PD, Sali Berisha dhe i gjithë grupi parlamentar i PD, gjithashtu edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit për shkak të shiut të dendur. Policia sqaron se drejtuesi i automjetit, në këtë rast Olldashi, ka humbur kontrollin pasi reshjet e dendura të shiut e kanë penguar të shohë rrugën dhe si pasojë ka përfunduar në humnerë. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në humnerë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku është rrëzuar automjeti është tepër i vështirë.

Deputeti Olldashi, baba i 2 fëmijëve, humb jetën tragjikisht duke u aksidentuar në një prej rrugëve që e ka inauguruar në kohën kur ka qenë Ministër i Transporteve. Sot në orën 11:00 zhvillohen homazhe tek kuvendi, ndërsa në orën 14:00 bëhet përcjellja e trupit drejt banesës së fundit.
Agjencia e lajmeve Lajmetshqip, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Sokol Olldashit.

sokol-olldashi-aksident

Ora 07:22 – Aksidentet rrugore, ja se çfarë shkruante Sokol Olldashi në FB
Vetëm pak javë më parë, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën dje, është shprehur për aksidentet rrugore nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Ja çfarë shkruante deputeti i ndjerë i PD-së në 28 tetor 2013: “Pashë pak lajmet.

Makina përplas dy fëmijë në Tiranë…; makina del nga rruga në Shkodër, etj., etj. Personalisht nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident, por duke u rikthyer vetëm pak javë prapa në kujtesë, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet një ndjesë.

Nuk kishte ditë të mos dilte Saimir Tahiri të fajësonte qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo aksident që ndodhte. Ku është tani?! A e mendon njësoj se fajtore për çdo aksident është qeveria?!”, shkruante më 28 tetor Olldashi në “Facebook”.

Ora 03:15-Eduart Ndreu: Olldashi telefonoi vetë shoferin e tij pas aksidentit
Eduart Ndreu, drejtor i Portit të Durrësit, i cili para aksidentit kishte qenë bashkë me Igli Carën dhe shoferin e Olldashit, flet mbi aksidentin. ‘Pas aksidentit Olldashi ka qenë i vetëdishëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij. “Olldashi kërkoi ndihmë”- deklaroi Ndreu.

Ora 02:15-Deputeti i PD, Igli Cara per “News24” ka dhene detaje rreth vdekjes se Sokol Olldashit
Deputeti Cara rrefen per “News24 “momentet e fundit me Sokol Olldashin. Ai sqaron se ai dhe shoferi i Olldashit kane qene ne nje lokal se bashku pak caste para aksidentit. “Ishte i vetem ne makine, mos aludoni ndryshe, kjo duhet te qartesohet”, -thekson Cara.

Igli Cara sqaron rrethanat e aksidentit të Olldashit : “Isha në një lokal me shoferin e Olldashit. Isha në lokal dhe me një person të tretë mik i të dyve . Olldashi na tha se po kthehej nga Elbasani. Pas 5 minutash na thote shoferi qe shefi, Olldashi eshte aksidentuar. Hipem ne makine dhe u nisem, si dhe lajmeruam policine me telefon. Mberritem 30 sekonda para policise. Dyert ishin te kycura, nuk hapeshin. Ishte e pamundur qe ti jepnim ndihme. Nuk kishte njeri tjeter ne makine, ishte vetem. Nuk mund te aludohet ndryshe”, tha Cara.

Ora 01:40-Humbja e jetës së deputetit Olldashi, shtyhet seanca e kuvendit
Kuvendi i Shqipërisë njofton se seanca plenare e parashikuar për ditën e enjte shtyhet për javën e ardhshme, për shkak të humbjes së jetës së deputetit Sokol Olldashi, mbrëmjen e 20 nëntorit në aksin rrugor Tiranë- Elbasan.

Ora 00:55-Policia, terreni i rrëshqitshëm dhe shpejtësia e lartë shkaqet e aksidentit që i morën jetën deputetit Olldashi
Shpejtësia e lartë, terreni i rrëshqitshëm dhe shiu i dendur kanë qenë shkaqet kryesore që kanë shkaktuar aksidentin që i mori jetën deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
Sipas burimeve policore, mësohet se aksidenti ka ndodhur dje në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë lapidarit të Kërrabës rreth orës 21:20, kur automjeti tip Benz, me targë AA003NH, në zotërim të Olldashit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Sipas policisë, automjeti ka bërë disa rrotullime dhe ka rënë në një humnerë të thellë. Terreni i rëndur prej shiut dhe shpejtësia e madhe mendohet se kanë qenë shkaqet e aksidentit, i cili ka ndodhurpranë xhamisë së fshatit Kërrabë. Sipas Policisë ka qenë vetë Olldashi në timon në çastin e aksidentit. Rreth një orë pas aksidentit, në 23:35 është bërë e mundur nxjerrja e trupit të tij.
Në qendrën operacionale të kontrollit policor, mësohet se telefonatën për aksidentin e ndodhur e ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara.

Ora 00:50Po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore te trupit e pajete te deputetit Sokol Olldashi.

Ora 00:45-Heshtje dhe lote para morgut ne QSUT, teksa trupi i Olldashit. Familjare, deputete socialiste dhe demokrate, simpatizante vijojne te qendrojne para morgut.

Ora 00:40Nena e deputetit Olldashi ka qene e para qe ka mberritur ne morgun e QSUT.

Ora 00:33-Gazetari Spartak Koka konfirmon se policia zyrtarisht pohon se deputeti Sokol Olldashi ka qenë i vetëm në automjet. Nuk behet fjale per person te dyte.

Ora 00:30Policia: Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë. Mësohet se makina ka dalë nga një kthesë e forte.

Ora 00:15Trupi i Sokol Olldashit mberrin ne morgun e QSUT.

Ora 23:58Personi i dyte i aksidentuar me deputetin Olldashi ende i paidentifikuar.

Ora 23:55Ambulanca me trupin e z Olldashi niset drejt morgut.

Ora 23:50-Gazetari Spartak Koka nga vendngjarja konfirmon se vendi ku ka ndodhur aksidenti është një kthesë tepër e fort. Dyshohet se dhe shpejtësia ka qenë tej normave të lejuara dhe në momentin që automjeti ka marrë kthesën, për shkak të reshjeve të shiut automjeti ka rrëshqitur duke dalë nga rruga dhe rënë në greminë.

Ora 23:40Nuk dihet ende identiteti i personit të dytë të aksidentuar që udhëtonte me z Olldashi.

Ora 23:33-Konfirmohet se deputeti Sokoll Olldashi ka humbur jetën nga një aksident automobilistik teksa automjeti Benz me të cilin udhëtonte ka rënë nga një greminë me lartësi rreth 15 metra.

Ora 23: 32- Kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputeti Sali Berisha në vendngjarje.

Ora 23:30Aksidenti shumë pranë varrezave të Krrabës ku poshtë në greminë ndodhet makina e përmbysur e deputetit të Olldashit, në një terren të thyer malor. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku eshte rrezuar automjeti eshte teper i veshtire.

Ora 23:22Deputeti i PD, Igli Cara konfirmon për News24 se: Po bëhet nxjerrja e trupave. Ka dalë trupi i parë, po nxirret trupi i Olldashit.

Ora 23:20Bllokohet qarkullimi në Krrabë. Një rradhë e gjatë me makina prej 1 km ka arritur zgjatimi në këtë aks, ndërkohë që vijon dhe moti i keq.

Ora 23:16Ne Spitalin Ushtarak nuk ka mberritur ende ambulanca me personat e aksidentuar sot ne greminen e Krrabes.

Ora 22:50Igli Cara ka njoftuar i pari sallën operative në orën 21:18 se një aksident është shënuar në Krrabë. Më pas u konfirmua se një ndër personat e aksidentuar ka qenë deputeti Sokol Olldashi.

Ora 22:30Policia, dy ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërriti dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe deputeti Flamur Noka, deputeti Taulant Balla, Astriit Patozi, Sali Berisha, prefekti i Tiranes. Deputeti Flamur Noka ndodhet në vendngjarje, por nuk ka pranuar të flasë. “Nuk mund të flas dot”, tha ai për gazetarin Spartak Koka që ndodhet në vendgjarje.
Lajmi i humbjes së jetës së deputetit Olldashi u shoqërua me informacione kontradiktore pasi policia doli me informacion zyrtar disa orë pas aksidentit. News24 nga vendngjarja ndoqi në vijimësi ngjarjen e rëndë duke përcjellë minutë pas minutë informacionet më të fundit.

Kush ishte Sokol Olldashi
Sokol Olldashi ka lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës. Është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare. Shkollimin e mesëm e ka kryer në vendlindje ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 në Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave.

Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.[1]Në vitin 2007, mer postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë.  I martuar dhe ka dy fëmijë.

Veprimtaria profesionale
Nëntor 1999 – Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1

Tetor 1995 – Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”

Tetor 1994 – Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)

Veprimtaria politike 
Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990

Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së

Maj 2002 – Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)

Maj 2005 – Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës

Anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002

Qershor 2001 – Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)

2005 – 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës

2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier

2013 Deputet i Qarkut Fier

1 COMMENT

Leave a Reply to Nik marku Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here