Home Shendetesi Si kurohet prostata, stomaku, gurët në veshka, migrena, diabeti dhe astma

Si kurohet prostata, stomaku, gurët në veshka, migrena, diabeti dhe astma

3421
1

Në suplementin e sotëm “Tirana Observer” sjell një speciale për sëmundjet më kryesore në turpin e njeriut. Në këtë suplement do të gjeni gjithçka mbi sëmundjet e prostatës. Pse shkaktohet ajo, dhe çfarë rekoandojnë specialistët, si edhe ushqimet që kurojnë prostatën. Më pas do të gjeni ilaçet që kurojnë dhembjet stomakut. Në këtë suplement të gjithë ata njerëz të sëmurë më gurë në veshka, do të gjejnë këshilla dhe rekomandime për grupmosha të ndryshme dhe pse formohen gurët në veshka. Edhe të sëmurit nga migrena do të gjejnë kurat për të kuruar këtë sëmundje dhe këshillat e mjekëve për të evituar dhimbjet në mëngjes. E nuk kishte si të mungojë në këtë suplement edhe ajo që quhet si sëmundja e shekullit, e kemi fjalën për diabetin, lidhur me sëmundjen e sheqerit ju do të gjeni se si mund ta luftoni këtë sëmundje me arra dhe bajame. Gjithashtu në suplemnt do të gjeni edhe këshilla dhe kura për sëmundjen e astmës dhe të kujtesës.

Mjekët këshillojnë eleminimin e yndyrës, duhanit dhe alkolit

Tre shkaktarët e atakut të zemër

Ç’do vit qindra mijëra njerëzn pësojnë goditje në zemër apo bllokim të artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterolës. Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të acaruara, kolesterola dhe pllakëzat e kane kanë më të lehtë për t’u grumbulluar
përgjatë mureve të brendëshme të artereve. Sipas të dhënave pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm nga pompimi i pa mjaftueshëm i gjakut, por edhe atëherë kur pompimi i gjakut është normal, por zemra nuk është në gjendje ta absorbojë atë.Në afro 50 përqind të rasteve pushimi i zemrës ndodh nga që zemra është e sforcuar dhe për këtë arsye nuk mund të thith gjak të mjaftueshëm, megjithëse pompimi është normal. Ky rast quhet diastolic dhe pikërisht për këtë arësye mjekët rekomandojnë zbatimin e masave parandaluese kundër presionit të lartë të gjakut dhe nivelit të lartë të kolesterinës. Ata thonë se pushimi i zemrës, pavarësisht nga arsyet, është një sindromë fatale, që shkaktohet nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. Simptomat tipike të kësaj syndrome janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të këmbëve dhe probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës.
Femrat
Shenjat e sëmundjes së zemrës te gratë paraqiten më vonë, nga vitet e tyre të gjashtëdhjeta ose dhjetë vjet më vonë sesa te burrat. Hormonet luajnë rol mbrojtës te gratë para menopauzës, por besimi se gratë janë imune ndaj problemeve të zemrës para menopauzës janë tërësisht të gabueshme. Ekzistojnë dallime të rëndësishme në atë se si reagon sistemi kardiovaskular i gruas ndaj stresit, hormoneve dhe shtresimit të yndyrave dhe helmeve, si për shembull atyre të duhanit. Po ashtu, ekzistojnë edhe disa dallime në masë të konsiderueshme të mëdha rreth asaj se me çfarë agresiviteti i shërojnë mjekët problemet e zemrës te gratë – madje edhe në ambulancën për ndihmën e shpejtë ato nuk e fitojnë përkujdesjen e duhur ose së paku të tillë siç u ofrohet burrave me probleme të zemrës. Një pjesë e problemit janë edhe të gjitha fushatat për rrezikun nga kanceri në gji, me të cilën mashtrohen gratë që të besojnë se ajo është sëmundja e vetme nga e cila duhet të ruhen.
Duhani
Rreziku më i madh për gratë është pirja e duhanit. Sipas specialistëve të gjitha ato ferma që pijnë rregullisht duhan janë të prirura që në moshën 70 vjeçare të pësojnë akat në zemër. Pikërisht për këtë arësye ata I rekomandojnë gratë që të jenë në formë të mirë, të bëjnë rregullisht ushtrime gjimnastikore, të ushqehen në mënyrë të rregullt dhe të pushojnë me pirjen e duhanit. Pirja e duhanit është faktori më i madh i rrezikshëm për të dyja gjinitë, para diabetit, tensionit të lartë të gjakut, holesterolit të lartë, trashësisë dhe joaktivitetit fizik.
Alkoli
Po ashtu, edhe pirja e pijeve alkoolike paraqet rrezik si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Studimet kanë zbuluar se ata që pijnë më tepër se 21 gota verë ose birrë në javë kanë 70 për qind gjasa më të mëdha të vuajnë nga sulmi në zemër. Nga ana tjetër në këtë grupim alkolistësh, ata që mund ta vuajnë të parët atakun, janë të gjithë personat që e kanë të tarshëguar sëmundjen e zemrës. Pra që do të thotë që njëri nga prindërit e personave të ketë pasur probleme me zemrën.
Yndyra
Ajo duhet eleminuar domosdoshmërisht në të gjitha vaktet e njerzve. Shtresat e yndyrës pa marrë parasysh nëse janë në arteriet kryesore ose në ato më të vogla, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me artisklerozën, ose trashjen e arterieve, në mënyrë të barabartë si për meshkujt ashtu edhe pëe femrat, sipas gjatësisë së tërë arteries. Ky proçes sipas mjekëve është analog, në bazë të së cilit burrat dhe gratë trashen. Kur trashen burrat kjo shtresohet rreth stomakut të tyre. Kur trashen gratë zakonisht pesha shpërndahet kudo.

Shkenca/Si mund të luftohet sëmundja me arra dhe bajame

Diabeti, si duhet kuruar

Këshillat nga specialistët për pacientët e sheqerit

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet.
Llojet
Diabeti i sheqerit është dy tipesh. Kjo sëmundje në kuptimin e përgjithshëm është e tillë që karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale të sheqerit në gjak dhe me daljen e tij nëpërmjet urinës. Përveç ç’rregullimit të sheqernave në diabet ç’rregullohen yndyrnat, kripërat dhe ç’rregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme, të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë. Por sëmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edhe infarkte të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet e këmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit shfaqet një ndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbë edhe shikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës shfaqet një dëmtim që në popull njihet me termin azotemia. Për këtë unë do të rekomandoja dietat diabetike si edhe disa ilaçe barna popullore që së fundmi kanë dalë në treg në vendin tonë.
Barnat
Sulfoniluret, janë barnat kryesore me të cilat trajtohet sëmundja e diabetit. Më tej të gjithë diabetikët kurohet rregullisht me insulinë. Insulina ultra e shpejtë, nëse para buke, injektimi duhet të bëhet 20 minuta para ngrënies. Pas injektimit, niveli maksimal në gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orë. Insulina e shpejtë, nëse edhe kjo merret para buke, injektimi bëhet 60 minuta para ngrënies. Efekti zgjat 5-7 orë.

Këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë

Këshilla dhe rekomandime për grupmosha të ndryshme

Gurët në veshka, pse formohen

Si trajtohen të sëmurët me veshka, kurat

Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
Simptomat
Disa njerëz, mund të mos kenë simptoma, por jo gjithmonë të pakuptueshme, si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga minuta në orë, e ndjekur nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë.
Parandalimi
Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës. Përveç se zbrazni mbeturinat dhe lëngjet nga trupi juaj, veshkat tuaja luajnë edhe këto role të rëndësishme: rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnë mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin; rregullojnë presionin e gjakut; krijojnë qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta.

6 keshillat
rekomandohen për pacientët që kanë probleme me veshkat,mes të cilave më e rëndësishme është të pihen më shumë se tre litra lëngje në ditë. Gjithashtu këta pacientë duhet të evitojnë kripërat dhe yndyrnat.

3 tipe
mjekimesh janë të përshtatshme për ata pacientë q ë kanë probleme me veshkat. Megjithatë sipas specialistëve tipi I mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urinës, që I bëhen çdo pacienti, dhe pjesa më e madhe ndryshojnë nga njëra-tjetra.

70 për qind
e njerzve që kanë probleme me veshkat, shqetësimet e tyre të para I kanë ndjerë që në moshën 25 vjeçare. Sipas specialistëve shfaqja e gurëve në veshka është karakteristike për të gjithë pacinetët që më vonë kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm.

Studimet/Pjesa më e madhe e sëmundjeve shkaktohen nga dhjami i tepërt

Si duhet të kurohet mbipesha

Sot lufta kundër kileve të tepërta nuk është vetëm një problem individual, ai tashmë është kthyer në problem social dhe qeveritar. Shkencëtarët u bëjnë thirrje, në mënyrë të veçantë prindërve për një kontroll më rigoroz ndaj reklamave që u drejtohen fëmijëve, duke ndikuar negativisht në mënyrën e tyre të të ushqyerit. Sipas tyre, reklamat ndikojnë mbi sjelljen e fëmijëve ndaj ushqimit, duke i drejtuar nga fastfood-et (ushqimet e gatuara shpejt) apo atyre të paketuara, të mbushura me yndyrna dhe sheqerna të tepërta për dietën e fëmijëve dhe të rriturve njëkohësisht. Sipas mjekëve, obeziteti është shkaktarja numër një e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit dhe vlerësohet se shkakton gati 70 mijë raste të reja me kancer që zbulohen çdo vit në Evropë. Humbja, qoftë edhe fare pak në peshë, ka një efekt pozitiv të jashtëzakonshëm mbi shëndetin e njeriut, thonë mjekët. Dhe kjo mund të arrihet duke kombinuar të ushqyerin korrekt, perime e fruta, si dhe një rutinë ushtrimesh fizike.Numri i njerëzve mbipeshë po rritet me një ritëm shqetësues, me të janë të lidhura sëmundjet e zemrës, diabeti, presioni i lartë i gjakut, sulmet në zemër, goditjet në tru dhe disa forma të kancerit. Shëndoshja e tepruar është një fenomen që po ndodh kudo që vendet po u nënshtrohen urbanizimit, të ardhurave më të larta, teknologjisë moderne dhe ushqimeve të gatshme, duke lënë më shumë kohë për pushim.

Obeziteti shkurton jetëgjatësinë
)Sipas të dhënave, jeta e personave mbi peshë mund të shkurtohet deri në 25 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20-vjeçare.
Një grua mund të humbasë 5-8 vjet në rast se është mbi peshë
Një burrë mund të humbasë 12 vjet në rast se është mbi peshë.

Semundja e zemrës
Mbipesha është shkaktari numër një i vdekjeve dhe atakeve të shkaktuara nga mbipesha. Sipas specialistëve, si femrat ashtu edhe meshkujt janë të destinuar që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, pa dallim moshe dhe gjinie.

3-Kanceri
që shfaqet nga mbipesha
Disa forma të ndryshme të kancerit bëhen të mundura edhe nga mbipesha. Sidomos në rastet kur personi ka nisur të shëndoshet që në moshë të re. )Medikamentet që mund të përdoren kundër dhjamosjes, mund të rritin rrezikun e kancerit.

Stomaku ndikon mbi oreksin
Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Ky përfundim shkencor zbulon se faktorët që kontrollojnë vëllimin e stomakut, pavarësisht nga madhësia e trupit, janë mjete të fuqishme për të luftuar mbipeshën.

Shkenca, sëmundja e trashëguar, pluhuri i dhomës e thekson

Astma, 7 këshillat e mjekëve

Bimët dhe ushqimet që duhet të përdorim pacientët

Astma bronkiale, një sëmundje kronike serioze, që dita ditës po shpeshtohet, dhe futet ndët problemet shëndetësor botërore. Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike, janë alergjenet e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Sipas të dhënave të shkencëtarëve të ndryshëm, mbi 55% të astmatikëve janë të ndieshëm në këtë tenjë, kurse mbi 30% në qimet dhe epitelin e kafshëve, në mykra (kërpudha) rreth 10% dhe në polen rreth 40%. Mirëpo, rolin kryesor në shfaqjen e astmës e luan trashëgimi. Trashëgohet paraprirja për të reaguar me manifestime alergjike në kontakt me alergjenet e caktuara; në rastin e astmës me reagime pezmatuese alergjike të mukozave bronkiale, që manifestohet me sulme astmatike. Pra, për t’u shfaqur astma, nevojitet prirja e trashëguar dhe kontakti me lëndën alergjike. Astmën e shkaktojnë poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me fyrçë, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë). Mullinxhinjtë janë të ndieshëm, sepse nga pluhuri që krijohet gjatë bluarjes së drithit, pezmatojnë astmën. Disa të sëmurë janë të ndjeshëm edhe ndaj ushqimit. Asmatikët janë rreptësisht të ndaluar të pinë duhan, kafe, alkool, lëngje të gazuara, të mos pijnë qumësht të lopës, vezë, domate, mish me shumë yndyrë, lëkurën e mishit të pulës, mish te peshkut si dhe ushqim të konservuar
Simptomat
Shenjat klinike te fëmijët, pavarësisht nga mosha, mund të ndahen në tre grupe. Grupi i parë janë fëmijët në gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulçim, grupi i dytë janë fëmijët me astmën e qartë atopike dhe grupi i tretë janë fëmijët me shenja të astmës tipike, por pa mundësi të vërtetimit të konstitucionit atopik. Sëmundja në grupin e parë quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinë infektimi viral dhe sëmundja më vonë tërhiqet). Sëmundja në grupin e dytë quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nëse shenjat e sëmundjes janë shumë të rëndë, përkufizohet si astma). Diskutabil është emir I sëmundjes në grupin e tretë (bronkiti obstruktiv recidivues joalergjik), për të cilën u thuhet prindëve që fëmijës do t’i tërhiqet në moshën e pubertetit. Shenjat më të shpeshtë në fillim të sëmundjes janë ngulçimi, kollitja, marrja frymë me vështirësi, si dhe të dhënat për bronkitet dhe pneumonitet që përsëriten. Ngulçimi është shenja më e shpeshtë e astmës, por për këtë sëmundje duhet të mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natën, si dhe te bronkitet dhe pneumonitet që rikthehen.

Mjekimi
Masat parandaluese të sulmeve astmatike përfshijnë mënjanimin prej të gjithë shkaktuesve të mundshëm. Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.

Bimët
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit.

Çokollata
Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike.

Problemet
Të sëmurët astmatikë vuajnë zakonisht në mbrëmje si dhe gjatë natës. Vuajtja më e theksuar nga asmta është tek njerëzit me gjoks të ngushtë ose deformime nga të cilat tek këta njerëz shkaktohen edhe shtrëmbërime të shpinës.

Këshilla për të evituar sëmundjen e moshës së tretë

Humbja e kujtesës, ja simptomat

Sëmundja e Alzheimerit, ose ndyshe siç njihet më shpesh humbja e kujtesës, lind pas moshës 65 vjecare. Përqindja e popullsisë që preket në këtë moshë është rreth 10 %. Pas kësaj moshe përqindja e popullsise që preket rritet 2% çdo vit, për të arritur rreth 50% në moshën 85 vjecare.Sipas specialistëve sëmundja ka raste qe lind edhe para moshës 65 vjecare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta
Simptomat
Simptoma me e njohur e kësaj sëmundjeje është harresa, por simptomat janë të shumta. Zakonisht sëmundja fillon me harresa gjithmonë e më të mëdha, të cilat në fillim kanë karakter minimal dhe me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e me shqetësuese. Duhet patur kujdes të mos ngatërrohen harresat normale me ato harresa që përbëjnë sëmundje. Psh. është harresë normale të mos mbash mend ku ke parkuar makinën në parkingun e supermerkatës, por është një harresë patologjike të kthehesh në shtëpi pa makinë sepse ke harruar që kishe shkuar me makinë. Të sëmurët me Alzheimer kanë një karakteristikë që e bën më të vështirë diagnostikimin e tyre. Në përgjithësi nuk e pranojne kurrë se janë sëmurë. Prandaj pacientë të tillë zakonisht vijnë të shoqëruar nga ndonjë familjar. Bëjnë batuta për të zhvlerësuar pse janë në spital dhe i duket e çuditshme sesi psh gruaja, është fiksuar qe ai ka probleme. Pra ndihen tërësisht në rregull në vetvete. Vetëm testet e ndryshme (të cilat në Shqipëri me siguri janë në lindje e sipër) mund të nxjerrin në pah deficitin e madh. Simptoma e dytë interesante e kësaj sëmundje është anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve. Kjo simptomë, në fakt, përbën simptomen e dyte kryesore me të cilën Alzheimeri mund të lindë. Në ato pak raste që sëmundja nuk fillon me harresa, ajo më së shumti fillon me probleme gjuhësore. Sëmundja bën që me kalimin e kohës pacienti të evitojë gjithmonë e më shumë fjalët që nuk i gjen dot dhe të përdorë sinonime dhe përshkrime të gjata për gjëra që kanë fjalën e vet. Simptoma e tretë është çorientimi kohor dhe hapesinor. Ndodh që kur pyet pacientë si këta në çfarë muaji jemi mund tja fusë kot fare. E gjithë kjo, me normalitetin që karakterizon gjithë eksperiencën e pacientëve të këtij lloji. Simptoma të tjera janë: Humbja e kapacitetit të gjykimit llogjik, ndryshime të çuditshme të humorit, ndryshim i personalitetit (këtë e ve re mirë kush ka shume vite që jeton me personin),humbje e dëshirës dhe inisiativës për të bërë shumë gjëra.

Shenjat e sëmundjes
1-Memoria humbet ço ditë e më shumë
2-Personi ka probleme gjyhësore (harron fjalët përkatëse dhe përdor të tjera në vend të falës së duhur)
3-Pjesën më të madhe të kohës është konfuz
4- Gjërat e reja i mban mend me shumë vështiresi
5-Mund të ketë konfiguracione, (nuk di të bëjë llogaritë)
6-Nuk arrin të shkruajë normal)
7-Mezi lexon
8-Ka vështirësi në veshjen e rrobave të trupit
9- Me kalimin e kohës pacienti humb interesin në gjerat që e rrethojne dhe behet teresisht konfuz.
10-Mund te kete dhe aluçinacione, probleme me urinimin dhe jashteqitjen (inkontinence).
11-Në fund fare pacienti humb edhe kontrollin e trupit të vet thuajse në çdo aspekt.

85 per qind e gjashtëdhjetë vjeçarëve vuan nga humbja e kujtesës. Kjo përbën një nivel epidemiologjik shumë të lartë. Sistemet shendetësore të vendeve perëndimore kanë humbje shumë të mëdha prej kesaj sëmundjeje.

40 vjeç
sipas specialistëve është mosha gjatë së cilës nisin të shfaqen simptomat e parë të humbjes sëkutesës. Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalsojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas.

Këshillat e mjekëve për të evituar dhimbjet në mëngjes

3 format e migrenës, si kurohen ato

Rekomandime dhe barnat për të gjitha grupmoshat

Rreth 8 për qind e meshkujve dhe 14 për qind e grave në Shqipëri vuajnë nga dhimbja e kokës, siç njihet në gjuhën mjekësore, migrena. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje prek moshat 35 deri në 45 vjeç. Tek gratë shpesh ajo është në formë më të zgjatur dhe më intensive. Por nuk përjashtohen mundësitë e shfaqjes së saj edhe te fëmijët, 5 për qind e tyre vuajnë nga kjo sëmundje.
Jo gjithmonë ndihma e mjekut mund të çojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje tepër shqetësuese për njerëzimin. Shpesh vetëshërbimi mund të jetë shumë më frytdhënës se medikamentet e rekomanduara prej mjekut.
Migrena klasike
Shfaqet zakonisht tek fëmijët, adoleshentët ose të rinjtë. Është me e shpeshtë tek femrat dhe ka karakter familjar. Kriza fillon me çrregullime vizuale (shkëndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetëm në një gjysmë të kokës (në të majtë ose në të djathtë), të vjella. Vazhdon 2-6 orë dhe përmirësohet pas gjumit.
Migrena e zakonshme
Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjën e të vjellës, por pa të vjellë dhe pa shqetësime vizuale. Më e shpeshtë tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.
Migrena “me orar”
Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natën. Më e shpeshtë tek meshkujt e rinj (90%). Kriza fillon rreth 2-4 orë pasi ka rënë të flejë, ka një intensitet të lartë që të zgjon nga gjumi, i sëmuri loton vetëm nga njëri sy dhe paraqet kongjestin nazal. Zakonisht nuk shoqërohet me probleme vizuale ose të vjella. Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon menjëherë dhe rishfaqet ditën tjetër në të njëjtën orë për disa javë me radhë. Pastaj mund të pushojë për disa muaj dhe të rishfaqet përsëri.
Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes së migrenës deri më sot ende nuk janë bërë plotësisht të njohura, edhe pse në botë numri i njerëzve, që vuajnë prej saj, është shumë i madh. Migrena është një formë e veçantë e dhimbjes së kokës, e cila mund të zgjasë nga disa minuta deri për ditë me radhë. Me migrenë nënkuptohen një valë dhimbjesh akute, në një gjysmë të kokës, shpesh të shoqëruara nga të vjella dhe marramendje. Shenjat e para janë shqetësime vizive: fleshe dritash në ajër, shfaqen sidomos tek adoleshentët ose moshat e reja, të cilët janë pjesëtarë familjesh ku është prezente kjo sëmundje edhe tek anëtarët e tjerë, dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenës është e lidhur me modifikimin e fluksit të gjakut celebral, shkaktuar nga shqetësime arterioale.
Geni që shkakton migrenën
Në vitin 1996 është zbuluar një gen përgjegjës për transportimin e kalciumit nëpër qelizat celebrale, i cili shkakton një formë tjetër migrene, e quajtur “migrena familjare”, nëse ky gen nuk funksionon normalisht, lëvizjet e nivelit të kalciumit reflektohen në mosfunksionimin e disa neurotrasmetuesve, ngacmimi i të cilave shkakton këtë formë migrene. Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së migrenës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike. Thuhet se migrena është dy herë më shumë prezente tek femrat se sa tek meshkujt. Sipas shkencëtarëve përveç barnave migrena mund të shërohet plotësisht me mjekësi popullore. Pasi, sipas tyre, barishtet që i përdorim për mjekim në mjekësi popullore nuk janë vetëm ilaçe, ato janë (shumica e tyre) pjesë e ushqimit të përditshëm.

Këshilla për migrenën dhe spondiliatroza
1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës
2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë
4-Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina

Personat që preken më shumë nga ky variant i sëmundjes

Spondiliatroza, si ta kurojmë

Spondiliatroza, është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, uzina, në minierë. Kjo pasi helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Përpos këtij fakti, specialistët tregojnë se spondiliatroza është edhe shfaqje e gjumit të keq në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shfaqje e dëmtimit të sistemit nervor. Madje kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit, janë të “kërcënuar” nga spondiliatroza.
Dhimbja
Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë i një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.
Simptomat
Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj dhe lokalizimi janë në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh disa tipe, midis të cilave migrena dhe spondiliatroza. Spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve, sidomos sedativët dhe antidepresivët; ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme.

Fitnesi
largon spondiliatrozën. Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, është një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliatrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore.Shfaqja e sëmundjes mund të ndodhë edhe pas moshës 70 vjeçarë.
Mund të jesh 70 a më shumë vjeç, dhe s’ke pasur kurrë më parë probleme me spondiliatrozën. Mjekët nuk e përjashtojnë mundësinë që nëse ke punuar gjithë kohën në një ambient të mbyllur dhe nëse
ke punuar në fabrika, apo edhe në zyra me kompjuter

Pse shkaktohet ajo, çfarë rekoandojnë specialistët

Ushqimet që kurojnë prostatën

Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të të cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Ndonjëherë mendohet se është dhe faji i ajrit të kondicionuar. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale.
Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë, përveç dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje.
Ushqimet
Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina. Sipas disa studimeve ekzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit, merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Po, djathit vegjetarian. Bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale, që kanë një dietë të pasur me sojë, janë më pak të prekura nga ky lloj tumori. Seleni kryen një funksion dezinfektues, pra mbron organizmin nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit të prostatës. Aq e ndjeshme është kjo, sa disa qendra amerikane iu sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Ekzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietetike që përmbajnë selen, por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket se vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatës, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E që gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e kancerit të prostatës. Licipeni dhe karotenoidi që i japin ngjyrën e kuqe domates ulin mundësinë e krijimit të tumorit.

Prostata, gjithmonë pas 40 viteve
Tumor? Prostat? Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit. Tek një mashkull i rritur është i madh pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit.

Çfare te hani
1-Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori
2-Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë
3-Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit
4-Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit
5-Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D
6-Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës
7-Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen
8-Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

Shkenca/Ilaçet e reja për të luftuar sëmundjen edhe tek fëmijët

Dhimbja e stomakut, si kurohet

Një zgjerim ose varg zgjerimesh, në pjesën pararendëse të kanalit ushqyes, në të cilin bluhet ushqimi. Sipas ekspertëve kjo është pamja që ka stomaku gjatë keqfunksionimit të tij. Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Efektet stimuluese të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulcerat peptike janë më të përhapura tek alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm, rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht tek njerëzit me ulcera të stomakut. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë ç’rregullimet hormonale të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun. Njeriu duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me Diclofenac T ratiopharm, nëse njeriu ka pasur hemorragji nga stomaku apo nëse njeriu ka sëmundje të tjera të stomakut. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Tetraciklina
Ilaçet e kësaj familjeje kanë gjetur përdorim në trajtimin e Artritit reumatik. Këto ilaçe njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumë efekte anësore dhe merret lehtë. Disa studime të ndërmarra në kafshë dhe në njerëz tregojnë se tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të caktuara të sistemit imunitar si dhe kimikatet që shkatërrojnë lëndën ndërtuese të kyçeve (kartilageve). Doksicikline (doxycycline) dhe minocikline (minocycline) janë lloje ilaçesh të familjes së tetraciklinës që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës së fytyrës (acne), këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e osteoarthritis dhe artritit reumatik.

3 janë
medikamnetet që duhet të pëerdoren për të kuruar dhimbjen e stomakut. Sipas specoalistëve bëhet fjalët për tretaciklinën, për doksiciklina dhe miniciklinë

4 janë
produket që nuk dueht të përdoë pacienti që vuan nga stomaku. Bëhet fjalë për alkoolin, aspirinat, ujin shumë të ftohur, pasi dëmton muret e stomakut, si dhe limonat dhe lëngjet e tjera acidikë.

3 muajsh
është mosha në të cilën një personi I shfaqen shenjat e para të sëmundjes së stomakut në rast se e ka atë të trashëguar. Në këto raste fëmijët kanë tëvjella të vazhdueshme që shkaktohen nga mujskuj e stomakut.

1 COMMENT

Leave a Reply to luljeta Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here