Home Aktualitet Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta behen serisht protagoniste pas zenies me grushta

Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta behen serisht protagoniste pas zenies me grushta

1245
3

Përleshja të dielën pas mesnate, këngëtaret denoncojnë njëra-tjetrën

Incidenti ka nisur me fjalë dhe ka përfunduar me dhunë fizike mes dy këngëtareve vonë pas mesnatës së të dielës. Të dyja këngëtaret denoncuan njëra-tjetrën në Komisariatin nr.1 të Tiranës, duke pretenduar dhunë fizike dhe fyerje të ndërsjella. Sherri i radhës mes këngëtareve të njohura ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, pranë një kompleksi të njohur, tek Liqeni Artificial në kryeqytet. Burime nga policia thanë se Rozana Radi pretendon se është goditur me grushte në fytyrë nga këngëtarja Rezarta Shkurta. Sipas policisë, Rozana Radi ka edhe shenja të dukshme në pjesën e fytyrës, një mavijosje në pjesën e sipërme të syrit të djathtë. Për këtë arsye, Rozi i është nënshtruar edhe një ekzaminimi mjeko-ligjor dhe sot pritet edhe një raport paraprak që do të dorëzohet në polici. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe këngëtarja tjetër, Rezarta Shkurta, e cila ka pohuar se është sulmuar nga Rozana dhe më pas është vetëmbrojtur. Gjithashtu, edhe Rezarta Shkurta i është nënshtruar një ekspertimi mjeko-ligjor, edhe pse sipas ekspertëve ajo nuk ka shenja të dukshme. Për të dy këngëtaret, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, me akuzën “dëmtime të tjera me dashje” dhe ditët në vazhdim pritet që dosja të dërgohet në Prokurorinë e Tiranës. Burimet sqaruan se rreth kësaj ngjarjeje ka dhënë deklarime në Komisariatin nr.1 edhe bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, i cili ka qenë i pranishëm gjatë “përleshjes” së këngëtareve.
DENONCIMET NE POLICI
Dy këngëtaret e njohura kaluan dje disa orë në polici, pas sherrit që ndodhi në orët e para të mëngjesit, tek Liqeni Artificial. Protagonistet e ngjarjes denoncuan njëra-tjetrën për dhunë fizike dhe fyerje. Sipas kallëzimit të Rozana Radit, këngëtarja Rezarta Shkurta i ka telefonuar pas mesnate, duke i kërkuar takim për t’u sqaruar në lidhje me disa deklarata të bëra në adresë të saj gjatë emisionit televiziv “Zonë e Lirë”, të drejtuar nga Arian Çani. Në këtë emision, por edhe tek Kënga Magjike, Rozana Radi pretendon se Rezarta Shkurta i ka kërkuar falje. Rezarta këmbëngul se kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë, mësohet se Rozana Radit i është kërkuar të japë shpjegime edhe për fyerjet e ndërsjella në rrjetin social “Facebook”, që këngëtaret kanë shkëmbyer tri ditë më parë. Zanafilla e konfliktit ka qenë sherri që ato kishin pasur në muajin prill të këtij viti, kur merrnin pjesë në “Vip Shpija”, në Kosovë. Vajzat patën një debat të ashpër në lidhje me punët e shtëpisë dhe gatimin, gjatë kohës që qëndronin të dyja në “Vip Shtëpia” në Kosovë, emision i ngjashëm me “Big Brother” që zhvillohet në Shqipëri. Pas telefonatës së Rezarta Shkurtës, rreth mesnatës së diel, Rozana Radi ka pranuar ta takojë në vendin që kanë rënë dakord dhe ka lëvizur vetëm nga shtëpia e saj në afërsi të “Kodrës së Diellit”, me makinë, për të takuar këngëtaren tjetër. Sipas denoncimit të Rozana Radit, sapo ka mbërritur në vendin e caktuar, Rezarta Shkurta nuk i ka dhënë mundësi as që të zbresë nga makina, por menjëherë i ka hapur derën dhe e ka goditur në fytyrë. Vetë Rozana nuk ka pasur mundësi të kundërpërgjigjet, pasi ka qenë në timon. Në një moment kur ajo ka gjetur mundësinë të zbresë nga makina, i është afruar Rezartës, por në mes ka hyrë bashkëshorti i kësaj të fundit, duke ndërprerë sherrin. Nga ana tjetër, Rezarta Shkurta në kallëzimin e saj, pretendon se ka qenë Rozi ajo që ka zbritur nga makina dhe e ka qëlluar e para. Ndërsa kundërpërgjigja sipas saj ka qenë për vetëmbrojtje.


Policia procedim penal ndaj këngëtareve

TIRANE – Policia e Komisariatit nr.1 u lajmërua për sherrin mes këngëtareve Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi nga disa persona, të cilët e kishin parë ngjarjen, në afërsi të një kompleksi të njohur tek Liqeni Artificial i Tiranës. Grupi i gatshëm dhe një patrullë policie shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por pasi “ulën gjakrat” mes këngëtareve të njohura rreth orës 02:00 pas mesnate, i këshilluan që për pretendimet që kishin mund të drejtoheshin në Komisariatin nr.1, paraditen e djeshme. Edhe Rozi, edhe Rezi u paraqitën në komisariat që herët në mëngjes, duke bërë denoncimet përkatëse dhe si njëra, si tjetra,  pretendonin se ishin dhunuar. Oficeri i policisë u mori kallëzimet të dy këngëtareve, si dhe mori deklarimet e bashkëshortit të Rezarta Shkurtës, i cili ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ndaj Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit ka nisur hetim në gjendje të lirë, me akuzën “dëmtime të tjera me dashje” dhe çështja do t’i referohet Prokurorisë së Tiranës, bashkë me raportet përkatëse mjeko-ligjore.


Mjekët ligjorë, raport për këngëtaret

“Përleshja” fizike e dy këngëtareve të njohura të skenës shqiptare, Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit, këtë radhë duket se ka hyrë në rrugë ligjore. Pretendimet që këngëtaret kanë dhënë në polici, në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj njëra-tjetrës, pritet që të kenë një rezultat të detajuar në një raport që mjekët ligjorë do ta paraqesin pranë Komisariatit nr.1. Sipas policisë, të dyja protagonistet e ngjarjes pretendojnë se janë goditur, edhe pse Rozana Radi ka një shenjë të dukshme në syrin e djathtë, ndërsa Rezarta Shkurta nuk ka shenja, të paktën në mënyrë të dukshme. Megjithatë, do jenë mjekët ata të cilët do përcaktojnë shkallën e “plagëve” që ato pretendojnë. Raporti për të dyja do jetë vendimtar për të përcaktuar akuzën, që edhe mund të ndryshojë gjatë hetimeve nga “dëmtime të tjera me dashje”, në “plagosje të lehtë”.

3 COMMENTS

  1. Rrezarta Shkurta ..je nje bish e eger..je nje femer LOP, e paedukat ….
    Rozi te mund ne cdo rast ….Rozi eshte mbretersha …
    Te mund ne cdo rast e ke ditur edhe ti … andaj e ke sjellur edhe burrin tend.
    Prapanica e jote , eshte e mbushur nga frika . Ja ke friken Rozit
    Rozi te duam te gjith <3 te dua me se shumti

  2. Rozana Radi eshte njesh fare. Po te mos ishte burri i maces se zez ( rrezit) Rozana do ta godiste , me forcen e saj ….Sa qe MACEN E ZEZ nnuk do ta pranonte asnje spital ne Shqiperi. Rrezarta eshte fajtore , kjo dihet qe nga VIP Shpija , qe ajo ka xhelozuar ne Rozin . Macja e zez ( rrezarta) kur e ka thirrur Rozin , ka dalur me bashkeshortin e saj ..ngase e kish ditur qe po t’ishte e vetme , qfar do ta gjente. Te dua Rozana Radi …Zemra ime . Me ty ..te gjith .. TE DUA

Leave a Reply to katty'e Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here