Home Shendetesi Recetat mjekësore më të fundit për të kuruar alergjitë e pranverës

Recetat mjekësore më të fundit për të kuruar alergjitë e pranverës

13804
5

Pse alergjia quhet epidemia e së ardhmes? Cilat janë simptomat me të cilat ajo shoqërohet dhe ku dallon nga gripi i zakonshëm? Cilat janë ushqimet dhe objektet shtëpiake që mund të shkaktojnë reaksione alergjike? Cilat janë rekomandimet e mjekëve për të parandaluar përhapjen dhe luftimin e alergjenëve?.

Sëmundja e cila po përparon me hapa më të shpejta dhe jo fort të dukshme nuk është përhapja e gripit të shpeneve, as obeziteti; por rreziku i vërtetë në 40 vjetët e ardhshme do të jenë alergjitë. Në ditët e sotme në të gjitha vendet e botës perëndimore, preken rreth 25 persona në çdo 100 vetë. Por nëse vazhdon kjo mënyrë e rritjes së numrit të të prekurve nga alergjia, pas 40 vjetësh çdo person do të jetë alergjik të paktën ndaj të paktën një substance, cilado qoftë ajo.

Rastet e alergjisë janë shtuar me ritme të shpejta në 20 vitet e fundit. Në suplementin e sotëm do të gjeni një paketë këshillash për të njohur alergjenët, simptomat dhe mënyrat për të parandaluar e luftuar alergjinë.

Rreziku i alergjisë në të ardhmen nuk do të vijë vetëm nga poleni, insektet, myku, ilaçet apo nga disa ushqime të konsideruara të “vështira”. Alergjia e së ardhmes do të jetë ajo e qumështit laktik. Substanca të ngjashme me acidin laktik gjenden te gështenjat, bananet, kivit, dhe në shumë produkte si lëkurat, pëlhurat, etj.

Të paktën për momentin, alergjitë më të përhapura janë akoma ato të rrugëve të frymëmarrjes, që prekin rreth 15 % të popullsisë. Janë alergji të stilit të jetës moderne, të perëndimit. Këto janë të lidhura veçanërisht me ndotjen e ajrit, ujit apo dhe të ushqimeve.

Ekspertët sugjerojnë që shmanget sa më shumë të jetë e mundur transferimi nga zona klimatikisht të pastra, në zona të ndotura sepse organizmi nuk është i aftë të përballojë alergjenët e ndryshëm. Në rastet kur një person ka kryer analizën e alergjisë dhe e njeh shkaktarin, është mirë që t’u shmanget sa më shumë të jetë e mundur këtyre alergjenëve. Këto e shumë të tjera, me një paketë këshillat më të fundit për të parandaluar e kuruar alergjinë.

Alergjitë
Me ardhjen e pranverës rikthehen tek alergjikët simptomat si sy që lotojnë apo që të kruhen, hundë që rrjedhin, të teshtira, acarime dhe për rastin më të keq astma.Alergjia apo kundërveprimi alergjik është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm.

Ajo që shkakton alergjinë quhet alergjenë. Alergjitë mund të shkaktojnë shfaqjen e një sërë simptomash të cilat varen nga sa serioze është alergjia. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm.

Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë janë:

• Hundë që rrjedhin apo të zëna

• Sy të kuq të acaruar që të kruhen

• Kollitje

• Të teshtira

• Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime të tyre.

• Vështirësi në frymëmarrje

• Diarre

• Vjedhje ushqimi

• Tharje dhe acarim të lëkurës

Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjitë mund të shkaktohen edhe prej gjendjesh të tjera.

Alergjenët më të zakonshëm janë:

• alkooli

• thumbim i bletës apo i ndonjë insekti tjetër

• pushi

• ushqimi

• poleni i luleve

• bari, pemët, shkurret

• pluhuri i shtëpisë

• ilaçet

• myshku

• nikeli

Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike.

Në një rast të tillë njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje simptomat që të jep mund të marrin përmasa dramatike.
Me anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë alergjiku mund të përpiqet t´iu shmanget vendeve me alergjenë të fuqishëm, por kjo gjë nuk është gjithnjë në dorë të tij. Në këtë rast vuajtjet mund të pakësohen me marrjen e ilaçeve Antihistaminike ose në raste të veçanta Kortizoni.Ilaçet Antihistaminike mund të japin pasoja anësore si lodhje trupore përkeqëim në përqendrim dhe në aftësi për të reaguar.Një mënyrë për kurimin e alergjisë është metoda e Hyposensibilizimit me anë të së cilës injektohen në trup doza të vogla alergjenësh ndaj të cilëve trupi i të sëmurit kundërvepron. Kjo është një përpjekje për të mësuar trupin me këto alergjenë dhe të mos të jetë kaq i ndjeshëm ndaj tyre. Hyposensibilimi injektohet përgjatë disa vjetëve. Në 80 % të rasteve jep rezultat.

Alergjia nga lulet, si të mbrohesh

Ndonëse për mjekët ende nuk flitet për një “bum” rastesh, klima e ngrohtë favorizon shfaqjen e simptomave më shpejt se vitet e tjera. Me ardhjen e pranverës, që përkon me atë të lulëzimit të luleve, kemi shtim të rasteve të alergjive që shkaktohen nga polenet. Gjithsesi ende nuk është arritur “piku”, që është disa javë më vonë, klima e ngrohtë, temperaturat e larta të këtyre ditëve, favorizon shfaqjen më shpejt të simptomave. Veçse ende nuk mund të parashikohet se sa do zgjasë, apo sa problematike do jetë, pasi kjo do të varet nga kushtet klimaterike të mëvonshme.

Ka faktorë që favorizojnë shfaqjen e këtyre formave alergjike?

Po. Ka disa faktorë që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes. Ndër faktorët më kryesorë janë ekspozimi ndaj polenit, vetia alergjizuese e tij, përqendrimi i tij në ajër dhe madhësia e grimcës së polenit. Po ashtu ndikojnë dhe faktorët klimaterike: ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat.

Si shfaqet kjo alergji?

Pacienti ankon për teshtima të shpeshta, të herëpashershme, rrjedhje të ujshme të shumta, kruajtje dhe skuqje të hundës, bllokim të tyre që kalon nga njëra anë në tjetrën. Por dhe skuqje, kruajtje, lotim sysh dhe mosdurim drite (fotofobi).
Po ashtu mund të ketë kollë, gërhitje në gjoks, marrje fryme, sekrecione të pastra dhe që mezi nxirren, gjë që tregon se në sëmundje kompromentohen dhe mushkëritë. Po ashtu shenjat e mësipërme mund të shoqërohen me: dobësi trupore, dhimbje koke, ankth etj.

Si mund të parandalohet acarimi i gjendjes te pacientët, që janë alergjikë nga polenet?

Mënyra më e mirë për të shmangur acarimin e gjendjes së pacientëve është shmangia në maksimum e kontaktit me shkaktarin shpërthyes: polenet e luleve. Duke qenë se një gjë e tillë nuk është e mundur plotësisht, atëherë rekomandohet shmangia në maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos në orët e pikut: mëngjes deri në drekë, dhe ditët me erë, kur prania e poleneve në ajër është më e lartë. Rekomandohet që këta persona të lajnë shpesh: duart, fytyrën dhe sidomos flokët, për të larguar polenet që mbeten në trup. Duhet të shmangen shëtitjet dhe qëndrimet në mjedise me lule, bar dhe pemë.

Një kujdes i veçantë duhet treguar dhe ndaj ushqimeve që japin alergji të kryqëzuar me polenet që janë alergjike. Po ashtu duhen shmangur aktivitete fizike: vrapimet, shëtitjet me biçikletë ose çdo lloj aktiviteti tjetër sportiv në mjedise të hapura dhe me gjelbërim.

Tetë mënyra të thjeshta për të shmangur alergjinë

Nuk janë të paktë njerëzit që vuajnë nga tipa të ndryshëm të shfaqjes së alergjive. Vetëm në Amerikë, sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve, janë rreth 50 milionë persona që i vuajnë këtë shqetësime. Por çfarë ndikon në shfaqjen e alergjisë, simptomat më të cilat shoqërohet dhe si t’i shmangni alergjenët? Janë plot tetë mënyra efikase që këshillojnë ekspertët të publikuara në “Newsweek”. Ja cilat janë ato:

1. Ndryshoni ajrin e shtëpisë tuaj

Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.

2. Pastroni shpesh hundët tuaja

Është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë. Për të pastruar hundët mund të përdorni ujë të kripur të cilin duhet ta spruconi lehtë në hundë. Kjo të ndihmojë që papastërtitë të shmangen. Nëse ju bezdis uji i kripur përdorni ujë të pastër.

3. Konsumoni ushqime të pasura me Omega-3

Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë, farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale.

4. Konsumoni rrepat

Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara.

5. Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji

Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji. “Kur trupi juaj “lufton” sporet e gjendura në ajrin rreth tij, sistemi imun është aktiv dhe ndjen uri, por duhet treguar kujdes sepse organizmi është më i prirur të shfaqë alergji ndaj ushqimeve”, thotë Dr.Neil Kao, i Qendrës së Sëmundjeve Alergjike dhe Astmës në Greenville.

6. Ushtroni aktivitet fizik

Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t’iu ndihmojë që t’i luftoni ato. Të shëtisni në bregdet apo edhe buzë liqenit, apo pranë një lumi do ju bëjë të ndiheni më mirë.

7. Mos përjashtoni barërat mjekësore

Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina. Një lloj bime e quajtur Petadolex mund të shmangë reaksionet alergjike në organizmin tuaj.

8. Përdorni medikamentet mjekësore

Nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju.

Simptomat alarmuese të alergjisë që nuk duhen nënvlerësuar:
– Teshtimat e shpeshta

– Sy të skuqur

– Hundë të rrjedhshme

– Shpesh ndodh edhe që hundët të bllokohen

– Njolla në lëkurë

– Vështirësi në frymëmarrje

– Në disa raste shoqërohet me kollë të lehtë

– Mund të sjellë ftohje të menjëhershme

– Diarre

– Probleme me tensionin e gjakut

“Mbrojtësa” për alergjinë nga ushqimet

Molekula e zbuluar nga një shkencëtar italian emërtohet interleuchina-12, dhe është një molekulë që prodhohet normalisht nga trupi ynë, e cila mund të bëhet një aleat i fortë për të realizuar shmangien e alergjisë pa u detyruar të heqësh dorë nga ushqimet që mund ta shkaktojnë atë. Zbulimi se interleuchina-12 mbron nga reaksionet alergjike u realizua nga eksperimentet laboratorike të disa minj, dhe tregon se kjo molekulë privon shfaqjen e alergjisë nga disa lloj ushqimesh. Nga eksperimenti u vu re se disa qeliza të goditura nga alergjia prej disa lloj ushqimesh pushojnë së prodhuari këtë molekulë, ndaj dhe alergjia kthehet në gjendje të përgjithshme trupore.

Si ta shmangësh alergjinë duke ngrënë

Zbulimi i ri më tërheqës i shkencës mbi alergjinë ka të bëjë me mënyrën se si mund të fitosh mbi alergjinë duke shtuar morinë e ushqimeve të konsumuara. Të vegjlit me alergji mund të shërohen duke u stërvitur për të ngrënë sasi të vogla ushqimi. Ky trajnim do të reduktonte rrezikun e reaksioneve alergjike nga ushqime të ndryshme. Këtë zbulim të ri e tregojnë edhe rezultatet e para të një eksperimenti të bërë nga Wesley Burks në Durham.
Rezultatet thonë se bëhet fjalë për një trajtim të ri imunoterapie të ngjashëm më trajtimin e ndjekur në rastin kur alergjent është poleni. Por në rastin e ushqimeve është akoma e vështirë të gjendet një vaksinë antialergjike, kështu kjo terapi bazohet në vetë shtimin e këtyre ushqimeve duke thyer reaksionet alergjike.

Alergjia nga myku i shtëpisë, si të mbrohemi

Ushqimet që nuk ruhen mirë, muret e patinuara apo të lyera me plastiko apo hidromat, sistemi i kondicionimit janë disa nga vendet “ideale” ku shfaqet dhe shumohet myku që rritet në ambientin e shtëpisë. Kjo është një nga format e shfaqjes së alergjisë, shenjat e të cilave janë të njëjta si me çdo formë alergjike tjetër.

Çfarë karakteristikash kanë alergjitë nga myku i shtëpisë?

Të gjitha format e alergjisë kanë pak a shumë të njëjtin kuadër klinikë, dhe alergjitë që shkaktohen nga këto mikroorganizma nuk bëjnë përjashtim. Shenjat janë: teshtitje, sekrecione të ujshme nga hundët, skuqja dhe kruarja e hundës që çojnë deri në bllokimin herë të njërës e herë të anës tjetër të hundës, që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Mund të shfaqet dhe: skuqje, kruarje dhe lotim sysh.

Cilat janë ambientet “ e rrezikuara” për t’u bërë burim alergjish?

Kushtet optimale për zhvillimin e mykut të shtëpisë janë temperaturat 18° deri në 32°C dhe një lagështirë deri në 65%.

Mund të gjendet në ushqime që nuk janë konservuar mirë, në veshje te muret e patinuara dhe ato të lyera me plastiko apo hidromat, në letrat e mureve, në sistemin e kondicionimit.

Çfarë duhet të dinë personat që janë alergjik ndaj lagështirës?

Së pari duhet të sigurohen dhe të vendosin një diagnozë të saktë nëse janë alergjik apo jo nga myku i shtëpisë. Nëse kjo konfirmohet atëherë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në ambientin ku jetojnë. Kështu duhet të tregohen të kujdesshëm në ajrosjen e shpeshtë të shtëpisë, ruajtjen e nivelit të lagështirës së ambientit ku jetojnë.

Duhet të shmangin përdorimin e letrave të murit, parketeve, mureve me plastiko. Po ashtu nuk duhet të mbajnë në dhomën e gjumit apo dhe në sallon, lule dekorative, sepse mund të jenë një burim për shfaqjen e mykut. Mbi të gjitha duhet të pastrojnë herë pas here filtrat e kondicionerëve, dhe të mbajnë aspirator në vendin ku gatuhet, sepse avujt grumbullohen dhe krijojnë terren për shfaqjen e mykut.

Zbulo kurat për alergjitë ushqimore

Çdo të thotë të jesh shumë i ndjeshëm ndaj një ushqimi? Çfarë do të thotë të jesh alergjik? Sot një person në dy mendojnë se një pjesë e madhe e shqetësimeve të tyre vjen nga ushqimet që konsumojnë. Përpiquni të kuptoni se sa është e vërtetë kjo dhe se çfarë mund të bëni për të qenë në paqe me organizmin tuaj. Përse alergjitë janë një problem gjithnjë e më i pranishëm? Sëmundje të mëdha dhe të vogla që fillojnë që në tavolinën tonë. A ka mollë tek sallata e frutave? Të vjen keq në qoftë se nuk e ha ëmbëlsirën me çokollatë? Jo faleminderit, djathin nuk e ha që prej dy muajsh. Para se të ftoni dikë për darkë në ditët e sotme duhet të pyetet se çfarë nuk mund të hajë. Pyetja është e domosdoshme për të mos shkaktuar një gjendje të padëshiruar në personit të ftuar.

Vitet e fundit është shtuar shumë numri i personave që deklarojnë se janë alergjikë ndaj një apo më shumë ushqimeve. A është tërësisht e vërtetë kjo? Mjekët thonë se një pjesë e pacientëve para se të bëjnë një kontroll të plotë në se janë alergjikë apo jo, flasin për ushqimin si të ishte një virus që sulmon organizmin e tyre. Në të vërtetë janë të pakta rastet kur sistemi imunitar reagon me një inflamacion që shfaqet në forma të ndryshme, me urtikarie, ekzema apo kolit.

Përse është një problem gjithnjë e më i pranishëm?

Në vitet e fundit në mjekësi ka përparuar mjaft “mjekësia e evidentimit”. Çfarë është? Është një hetim që i bën mjekësia vetvetes. Edhe në rastin e alergjive më se fundi po hidhen mjaft pika të qarta. Akademia Evropiane e imunitetit dhe e alergjive ka përcaktuar një herë e mirë se cilat janë ushqimet që kanë mundësi më të madhe për të shkaktuar alergji në organizmin e njeriut. Emërtimi i tyre është “big eight” pra tetë të mëdhatë.
Cilat janë? Qumështi, veza, lajthitë, legumet si soja dhe kikiriket, peshku drithërat, guallorë, sulfitet dhe më pas i ndjekin sinapi, susami, seleni dhe frutat. Ku përfunduan çokollata, vera e kuqe dhe djathërat e stazhonuar të akuzuar shpesh se shkaktojnë dhimbje koke, gjendje lodhjeje dhe irritime të fytit dhe fryrje të barkut?

Në rastin e çokollatës duhet të saktësohet që shkaktar i alergjive është qumështi apo drithërat që ajo përmban dhe jo kakao e çokollatës, ndërsa vera e kuqe dhe djathërat mund të çlirojnë në organizëm istaminë, një substancë që shkakton një gjendje të keqe vetëm në qoftë se në organizëm ka një mungesë enzimash që e dobësojnë atë.

Zbulo kurat për alergjitë ushqimore.

Ndryshimi në mes alergjisë dhe jotolerancave ushqimore. Ja cilat janë veprimet që na bëjmë të dallojmë refuzimin ndaj një ushqimi, pra të kemi jotolerancë ndaj atij ushqimi dhe si të gjejmë mënyrën më të mirë për t’u kuruar. Në mjekësi alergjitë janë ndikuese tek njerëzit e paracaktuar gjenetikisht.

Për ta zbuluar nuk është gjithnjë e lehtë, por duhet t’i nënshtrohesh testeve specifike të herëpashershme dhe analizave të gjakut. Ndërsa jotoleranca ushqimore është një fenomen më i vështirë për t’u përcaktuar. Tek alergjitë lidhja shkak-pasojë është shumë e shpejtë dhe efekti është i menjëhershëm. Personave alergjikë ndaj vezës i mjafton të hanë një vezë dhe të mbushen menjëherë më njolla të kuqe në formën e urtikarieve.
Ndërsa jotolerancat ushqimore janë shpjegimi i atyre shqetësimeve që pa një shkak të përcaktuar shfaqen tek shumë njerëz. Bëhet fjalë për dhimbje koke, pagjumësi, njolla në lëkurë etj.

Përse një ushqim shndërrohet në armik?

Mjekët thonë se problemi nuk qëndron tek ushqimi, por tek zakonet tona të këqija. Të hash shumë dhe vazhdimisht, në të vërtetë shton mundësinë e intoksikimit të organizmit tonë. Dhe marrja e ushqimeve të ngjyrosura apo të konservuara ndihmon në zhvillimin e një apo dhe më shumë jotolerancave ushqimore. Një gjendje refuzimi ndaj një ushqimi mund të ndodhë kur organizmi është “i ngopur”. Mjekët thonë se kjo mund të ndodhë pas një kure të gjatë me antibiotikë ose me kortizon, pas një periudhe të gjatë stresi apo dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Por të gjitha jotolerancat ushqimore mund të kurohen. Zgjidhja? Një dietë me rotacion për një periudhë nga 3-6 muaj. Tre ditë në javë nuk konsumohet fare “ushqimi armik” dhe një ditë të vetme hahet lirshëm dhe kështu me radhë për javët dhe muajt e ardhshëm.

Alergjia më serioze? Ajo e glutinës.

Një sëmundje që mund të shfaqet në çdo moshë. Ja si mund të përballemi duke ndjekur këshillat e ekspertëve. Ndërmjet alergjive ushqimore, alergjia e gluditës është më e rënda. Ai që vuan nga kjo alergji përgjatë gjithë jetës së tij nuk mund të marrë më ushqime të përditshme si buka, makaronat, ëmbëlsira dhe pica. Tek ata që vuajnë nga kjo alergji, glutina shkakton një veprim të fuqishëm në zorrën e trashë. Ajo shton prodhimin e linfociteve të cilat godasin muret e zorrës së trashë të cilët pas një farë kohe atrofizohen dhe nuk veprojnë më. Ja pse në një kohë të shkurtër personat alergjikë ndaj glutinës fillojnë të vuajnë dhe nga mungesa e kalciumit, hekurit dhe vitaminave.

Simptomat më të dukshme?

Dobësim apo një shëndoshje e papritur, gastrit, diarre, dhimbje koke, lodhje të pashpjegueshme, dhëmbë dhe thonj të dobët. Më të goditur janë fëmijët në fëmijërinë e parë dhe gratë mbi 35 vjeç. Tek gratë mund të ndodhë pas shtatzënisë dhe lindjes, dy ngjarje stresuese për trupin.

Zbulohet një molekulë “mbrojtëse” ndaj alergjisë nga ushqimet

Molekula e zbuluar nga një shkencëtar italian emërtohet interleuchina-12, dhe është një molekulë që prodhohet normalisht nga trupi ynë, e cila mund të bëhet një aleat i fortë për të realizuar shmangien e alergjisë pa u detyruar të heqësh dorë nga ushqimet që mund ta shkaktojnë atë. Zbulimi se interleuchina-12 mbron nga reaksionet alergjike u realizua nga eksperimentet laboratorike të disa minj, dhe tregon se kjo molekulë privon shfaqjen e alergjisë nga disa lloj ushqimesh. Nga eksperimenti u vu re se disa qeliza të goditura nga alergjia prej disa lloj ushqimesh pushojnë së prodhuari këtë molekulë, ndaj dhe alergjia kthehet në gjendje të përgjithshme trupore. Hipotezat e ekspertëve tregojnë se duke administruar interleuchinën-12, reaksionet alergjike mund të mbahen në kontroll të plotë.

Si ta shmangësh alergjinë duke ngrënë

Zbulimi i ri më tërheqës i shkencës mbi alergjinë ka të bëjë me mënyrën se si mund të fitosh mbi alergjinë duke shtuar morinë e ushqimeve të konsumuara. Të vegjlit me alergji mund të shërohen duke u stërvitur për të ngrënë sasi të vogla ushqimi. Ky trajnim do të reduktonte rrezikun e reaksioneve alergjike nga ushqime të ndryshme. Këtë zbulim të ri e tregojnë edhe rezultatet e para të një eksperimenti të bërë nga Wesley Burks në Durham. Rezultatet thonë se bëhet fjalë për një trajtim të ri imunoterapie të ngjashëm më trajtimin e ndjekur në rastin kur alergjen është poleni. Por në rastin e ushqimeve është akoma e vështirë të gjendet një vaksinë antialergjike, kështu kjo terapi bazohet në vetë shtimin e këtyre ushqimeve duke thyer reaksionet alergjike.

Si të evitojmë alergjitë?

Janë të shumta ushqimet që mund të shkaktojnë alergji si: kikirikët, qumështi, vezët, gruri, soja, apo ato me përbërje vajore si arrat dhe bajamet. Mënyra më e mirë për të evituar një alergji të shkaktuar nga ushqimet është që ato të njihen dhe të mos përdoren. Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët. Këshillë e vlefshme është që gjithnjë të lexohen përbërësit e ushqimeve. Kujdesi që u duhet kushtuar ushqimeve dhe alergjenëve të ndryshëm duhet të jetë i madh sepse mund të shkaktojë dhe vdekje. Kjo është një ndër rastet e një reagimi të fortë të shkaktuar nga alergjia, por mund të ndodhë. Mënyra më e mirë mbrojtëse është këshillimi me mjekun alergolog.

Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të rrezikshme për alergjikët

Me ardhjen e vjeshtës rikthehen tek alergjikët, simptoma si sy që lotojnë apo që të kruhen, hundë që rrjedhin, teshtima, acarime dhe për rastin më të keq astma. Alergjia apo kundërveprimi alergjik është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm. Ajo që shkakton alergjinë quhet alergjen. Gjithashtu, alergjitë mund të shkaktojnë shfaqjen e një sërë simptomash, të cilat varen nga sa serioze është alergjia. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike. Në një rast të tillë, njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje, simptomat që të jep mund të marrin përmasa dramatike. Me anë të provave në lëkurë, mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë alergjiku mund të përpiqet t´iu shmanget vendeve me alergjenë e fuqishme, por kjo gjë nuk është gjithnjë në dorë të tij.

Barnat

Në këtë rast vuajtjet mund të pakësohen me marrjen e ilaçeve Antihistaminike ose në raste të veçanta Kortizoni. Ilaçet antihistaminike mund të japin pasoja anësore si lodhje trupore, përkeqësim në përqendrim dhe në aftësi për të reaguar. Një mënyrë për kurimin e alergjisë është metoda e Hiposensibilizimit, me anë të së cilës injektohen në trup doza të vogla alergjenësh, ndaj të cilëve trupi i të sëmurit kundërvepron. Kjo është një përpjekje për të mësuar trupin me këto alergjenë dhe të mos të jetë kaq i ndjeshëm ndaj tyre. Hiposensibilimi injektohet përgjatë disa vjetëve. Në 80 % të rasteve jep rezultat.

Alergjitë e lëkurës

Shkaktohen nga konservantet e produkteve kozmetike, prandaj nëse nuk i njihni mirë shkaqet e alergjisë, evitoni përdorimin edhe të kremrave të lehta dhe jo alergjike. Në lëkurën e irrituar edhe produkti më delikat mund të çojë në irritim të mëtejshëm. Njollat janë kapilarë me ngjyrë të kuqe që dalin në sipërfaqe, ose njolla të errëta që shfaqen me probleme hormonale, shpesh pasi të jeni ekspozuar në diell. Këto njolla mund të fshihen me një lojë të shkathët ngjyrash. Njollat e kuqe zbehen me një korrektor jeshil, ndërsa njollat e errëta me korrektor të verdhë.

5 alergjitë e stinës

Dollapi i rrobave është shkaktar i mjaft alergjive gjatë stinës së verës. Për këtë qëllim, alergologët këshillojnë ajrosjen e herëpashershme të tyre, në mënyrë që rrobat të mos shërbejnë më pas si shkak për infeksione të lëkurës. Para se të vishni rrobat që keni mbajtur për një kohë në dollap, vendosini fillimisht në një vend të ekspozuar nga era.

Kuzhina

Qepët, molla si dhe specat mund të jenë një arsye më tepër që gjatë qëndrimit në kuzhinë t’iu shkaktohen alergji. Skuqje sysh dhe djegie fyti, janë këto simptoma të cilat në plot raste shkaktohen nga aroma e këtyre perimeve. Edhe mollët dhe pjeshkat kanë të njëjtin efekt, sidomos kur ato vijnë direkt nga tregu dhe shërbehen të palara mirë.

Dhoma e gjumit

Jastëkët, çarçafët si dhe peshqirët në stinën e verës krijojnë alergji në pjesë të ndryshme të trupit, sidomos në lëkurë dhe skuqje të syve. Djersa si dhe parfumet që herë pas here përdorim, janë shkaktarë të reagentëve kimikë që ndikojnë në zhvillimin e puçrrave ose edhe urtikarieve të ndryshme në lëkurën tonë, duke nxitur kruarje.

Kopshti

Duke pasur parasysh se në këtë stinë një pjesë e mirë e luleve ose dhe frutave janë në stadin e braktisjes së polenit dhe zhvillimit të fryteve, kopshti juaj është një vend i rrezikshëm për shëndetin. Teshtimat dhe në disa raste skuqja e fytit dhe e syve janë simptomat më të dukshme, për këtë qëllim sugjerohet qëndrimi larg këtyre mjediseve.

Pijet

Edhe pse sugjerohet përdorimi i konsiderueshëm, të paktën i dy litrave ujë në ditë, lëngjet e tjera që përdoren mund të shkaktojnë alergji. Kështu në rastet kur këto lëngje janë të ndenjura dhe nuk janë ruajtur në kushte frigoriferike të mjaftueshme, ato bëhen shkak për të vjella, si dhe njolla të bardha, të cilat shfaqen në trup në zonat më delikate.

Hormonet femërore

Faktorët hormonalë mund të jenë një nga shkaqet që çojnë në shfaqjen e astmës. Sipas një grupi studimi francez, ekziston një lidhje mes astmës, peshës trupore dhe ciklit menstrual. Raphaelle Varraso i “INSERM U472” ka publikuar një studim, në të cilin ka analizuar faktorët që çojnë në acarimin e simptomave astmatike të lidhura me gjininë e rreth 366 personave astmatikë, me moshë mesatare 36 vjeç. Acarimi i astmës te pacientët është përcaktuar në bazë të frekuencës së krizave, në vazhdimësinë e simptomave pas krizave dhe në bazë të përdorimit të steroideve.

10 rregullat anti-alergji

1-Tresni në ujë një derivat bimor rebels migrum në mëngjes sapo zgjuar dhe në pasdite për tre muaj rresht

2-Dietë me vitamina C, B, K, të dobishme për irritimin e syrit.

3-Te evitohen ushqime që kanë në etiketë aroma natyrore

4-S’duhen marrë ilaçe pa konsultuar mjekun.

5-S’duhet të pihet cigare dhe të evitohen ambientet me duhanxhinj

6-Te ndiqen rregulla të rëndësishme për jetën:

a)Te flihet 8 orë në natë

b)Të hahet tre herë në ditë

c)Çlodhja ose ndalimi i punës për të paktën çerek ore kur ndihesh i lodhur.

d)Aktiviteti fizik javor

e)Gjetja e kohës së lirë për t’ia dedikuar vetes

7-Të mësohet të mos luftohet me emocionet e vetes

8-Të kihet kujdes në ditët e thata dhe me erë sepse me këtë klime përqendrimi i polenit në ajër është në maksimum.

9-Të zgjidhet vendi i pushimeve në det dhe jo në mal, sepse në det polenet janë më pak të pranishme, ndërsa në mal kjo ndodh mbi 2000 metra.

10-Të ndiqet kalendari dhe të dhënat për përqendrimin e polenit në ajër të shpërndara vit për vit.

Alergjia

Terapi specifike për alergjinë

Terapia specifike bëhet me Kromoliat Disodik që bllokon antikorpet dhe me Antihistaminik që bllokojnë Histaminën, që është substanca me të cilën antikorpet reagojnë ndaj alergjenit. Në format më të renda përdoren kortizone që bllokojnë sistemin imunitar në mënyrë me drastike.

Vaksinat, si parandalojnë alergjinë

Ka një terapi vaksinash që e bëjnë sistemin imunitar të mësohet me praninë e substancave alergjene. Megjithatë njeriu mund të shfaqë alergji të tjera më pas, pavarësisht se arrin të mbrohet nga një substancë dhe ndonjëherë madje sistemi pavarësisht nga vaksinat vazhdon të reagojë për arsye të pashpjegueshme në të njëjtën mënyrë

Testi që vërteton alergjinë

Prick test ose test lëkure ose kutireaksion me alergjenë.

Hiqet lëkura në disa vende(pa provokuar dhimbje dhe as rrjedhje gjaku) prej 1 cm dhe në distancë 2 cm nga njëra-tjetra te secila vihet një pikë solucioni me alergjenë të ndryshëm. Brenda 10-20 minutash duket një fryrje e roztë dhe kruajtëse aty ku alergjeni specifik është vendosur.

Edhe ushqimet shkaktojnë alergji

Janë të shumta ushqimet që mund të shkaktojnë alergji si: kikirikët, qumështi, vezët, gruri, soja, apo ato me përbërje vajore si arrat dhe bajamet. Mënyra më e mirë për të evituar një alergji të shkaktuar nga ushqimet është që ato të njihen dhe të mos përdoren. Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët. Këshillë e vlefshme është që gjithnjë të lexohen përbërësit e ushqimeve. Kujdesi që u duhet kushtuar ushqimeve dhe alergjenëve të ndryshëm duhet të jetë i madh sepse mund të shkaktojë dhe vdekje. Kjo është një ndër rastet e një reagimi të fortë të shkaktuar nga alergjia, por mund të ndodhë. Mënyra më e mirë mbrojtëse është këshillimi me mjekun alergolog.

Ilaçet shtëpiake për alergjinë

Pini shumë ujë

Pi shume ujë për të holluar sekretimin dhe të lehtësosh kollitjen.

Shmangni alergjenët

Ju ndoshta jeni alergjikë ndaj ndonjë ushqimi nëse ke alergji të frymëmarrjes. Përveç produkteve të qumështit dhe grurit fajtorë tjerë mund të jenë vezët, çokollata, ushqimi detit dhe frutat dhe lëngjet nga frutat citrik. Provo të eliminosh njërën nga këto ushqime për dy javë dhe shiko nëse ka përmirësime. Përdor një dietë eliminimi apo rotacioni për të zbuluar se ndaj cilit ushqim je alergjik.

Eliminoni produktet e qumështit

Provo të eliminosh ushqimet nga qumështi nga dieta juaj. Produktet nga qumështi mund të trashin mukozën dhe stimulojnë rritjen e prodhimit të mukozës. Nëse alergjitë tuaja janë sezonale ndoshta ju ndihmon të shmangni ushqimet nga gruri i plotë përgjatë gjithë zezonit; shumë njerëz që vuajnë nga alergjitë janë të ndjeshëm prej grurit.

Reduktoni yndyrnat

Shkurto sasinë e yndyrave dhe vajrave për gatim. Kur trupi juaj është nën stresin e çfarëdo llojit, duke përfshirë këtu edhe stresin e shkaktuar nga reagimi alergjik, sistemi i tretjes nuk është i fortë sa është zakonisht, dhe yndyrat, të cilat janë të vështira për t’u tretur, mund të rëndojnë punën e sistemit të tretjes. Gjithashtu, yndyrat e patretura kontribuojnë në prodhimin e mukozës dhe ndihmojnë një ambient toksik të brendshëm.

Merrni kalcium dhe magnez

Kalciumi dhe magneziumi janë të rëndësishëm për ata që vuajnë nga alergjitë. Ato ndihmojnë sistemin nervor tejet reagues që të relaksohet. Përderisa simptomat janë akute merr suplement të 750 deri 100 miligramë të kalciumit dhe 500 miligramë të magneziumit dy herë në ditë. Dhe merr të njëjtën dozë një herë në ditë për dy muaj.

Konsumoni përbërësit e nevojshëm

Alërgjitë shpesh lidhen me transformimin dhe transportimin e ushqimeve në sistemin e tretjes. Nëse merrni një suplement të enzimës-tretëse do të ndihmojë në asimilimin dhe shfrytëzimin e materieve ushqyese. Merr suplement të spektrumit të plotë me enzimë-tretëse që ofron 5000 njësi ndërkombëtare të lipasës, 2500 njësi ndërkombëtare të amylasës dhe 300 njësi ndërkombëtare të proteasës, plus 500 deri 1000 miligramë të pankreatinës menjëherë pas secilit vakt të ushqimit.

Merrnio sasinë e nevojshme të sulfurit

Methylsulfonylmethane (MSM) është një burim i mirë i sulfurit, një mineral që mund të ndihmoje në zvogëlimin e ashpërsisë së përgjigjes alergjike. Merr 500 miligramë, me ushqim, për 3 deri 4 herë në ditë.

Konsumoni antioksidantët

Seleniumi është një antioksidant që në mënyrë singergjike punon me vitaminën E. Merr 50 deri 100 mikrogramë dy herë në ditë gjatë sezonit të alergjisë.

Merrni vitaminë C

Vitamina C ka përzierje kundër ndezjeve. Gjatë simptomave akute merr 1000 miligramë vitaminë C për 4 deri në 5 herë në ditë. Më pas vazhdo me nga 1000 miligramë 3 herë në ditë për 3 javë; pastaj me 1000 miligramë një herë në ditë për 2 muaj. Disa njerëz janë më tolerant ndaj ascorbate vitaminë C apo Ester-C sesa ndaj vitaminës C të thjeshtë. Kështu që gjej Ester-C nëse stomaku nuk ju toleron vitaminë C të zakonshme.

Kur alergjia sjell infeksion

Nëse mukoza e hundës është e gjelbër apo e verdhë kjo tregon se ju ndoshta keni edhe infeksion përveç alergjisë. Merr një dozë të kombinimit të Ekinacea (Echinacea) dhe Goldeanseal që ofrojnë 250 deri 500 miligramë echinacea dhe 150 deri 300 miligramë të goldenseal 2 deri 3 herë në ditë për 5 deri 7 ditë për të zgjidhur problemin e infeksionit.

Thani sinuset

Hithi mund të jetë shumë i dobishëm për të tharë sinuset. Mund të jetë shumë efektive për alergjitë kronike. Merr 150 deri 500 miligramë 2 deri 3 herë në ditë, sipas nevojës, për dy javë.

Bima indiane

Shafran i Indisë është një bar me përzierje natyrale kundër ndezjeve. Është një bar i shkëlqyeshëm për ata të cilët vuajnë nga lodhja e shoqëruar me alergji. Merr 500 miligramë 3 herë në ditë.

Alergjia, ngacmuesit alergjikë të fshehtë

Ndoshta po i fajëson bimët, pemët dhe barishtet nëse fillon të kesh kruarje, teshtitje, kollitje dhe gërhime gjatë vjeshtës. Por të dyshimtit kryesorë nuk janë të vetmit ngacmues. Një mori gjërash shtëpiake sikur qirinjtë, kimikate dhe zarzavate të ndryshme munden të jen fajtorët e vërtetë. “Shumë shtëpi janë të mbushura me irritues dhe nëse kemi një numër të mjaftueshëm të irrituesve, ju do të reagoni”, thotë Dr. Christopher Randolph, një ekspert i alergjisë në Yale Universitz. Më poshtë keni 11 të dyshuarit e fshehtë dhe si t’i ndaloni që mos t’iu bezdisin.

Limonët

Limonene, një përzierje që gjendet në limon dhe lime, dhe në fruta citrike të tjera, i bëjnë sytë e shumë njerëzve të përlotur dhe u japin një ndjenjë djegësi në hundë, sipas Dr. James Wedner, shef i departamentit për alergji dhe imunologji pranë Shkollës Mjekësore në Washington University. Ndoshta mund të irriton edhe lëkurën kur hani apo e prekni ose edhe pini produktet që përmbajnë limonene.
Si duhet të veproni: Nëse keni skuqje të lëkurës, trajtoje me krem tipik hidrokortizon, që përdoret për pickimet nga insektet. Dhe ki kujdes nga ushqimet që përmbajnë limon apo pijet. Përdoret në shumë ushqime të ndryshme.

Gjithçka e mbushur

Morrat a pluhurit që jetojnë në sfungjerë (dyshek), lojëra të fëmijëve, dhe jastëk janë ngacmues të mëdhenj të alergjisë. Afërsisht 15 % e popullatës është alergjike ndaj këtyre organizmave mikroskopike. Të futësh dyshekët dhe jastëkët në mbulesa të pa penetrueshme është një hap i dobishëm por nuk mjafton. Morrat e pluhurit gjithashtu shumi i adhurojnë lodrat e leshta të fëmijëve.
Si duhet të veproni: Pastroni, thani, dhe përsërite prapë procesin duke përdor ujë shumë të nxehtë. “Lodrat duhet të pastrohen në temperature 60 gradë celsius, e kjo siguron që morrat të vriten”, thotë Dr. Randolph. Pasi të jen pastruar vendosi në rafte e jo në shtrat. Çka të bëni me lodrat që nuk pastrohen (lahen)? Pas çdo dy deri tri javë, vendosi në një qese plastike dhe futi në frigorifer për disa orë, që do t’i vrasë të gjithë morrat.

Qirinjtë

Nuk mund të jeni alergjike ndaj vajrave esenciale të cilët i bëjnë qirinjtë t’ju vijë aroma e mirë, por aromat e tyre mund t’i ngacmojnë vrimat e hundës, thotë Dr. Wedner. “Njerëzit me alergji nazale (hundore) kanë ndjeshmëri natyrale të rritur, kështu që ka gjasë hundët dhe sytë e tyre t’iu lagen kur janë rreth qirinjtëve”, thotë ai.
Si duhet të veproni: Nëse jeni shumë ndjeshëm, shmang qirinjtë krejtësisht. Por nëse e doni aromën dhe dëshiron t’i kesh në shtëpi, blej qirinjtë që kanë më pak përbërës dhe kanë vetëm një lloj arome. Me anë të procesit të eliminimit ju ndoshta do të mund të gjeni se cila aromë apo cili përbërës po ju bezdis.

Parfumet

Aromat e parfumeve mund të përmbajnë qindra kimikate që shumica e të cilave janë të patestuara ndaj njerëzve, thotë Dr.Wedner. Kur ato kemikate lidhen me vajrat esenciale në parfume e më pas spërkaten në ajër, njerëzit e ndjeshëm mund të reagojnë. Si rezultat ju mund të keni teshtitje, nxënie e hundës dhe kokë dhimbje.
Si duhet të veproni: Pyet kolegët që të jenë pak më të kujdesshëm me parfumet e tyre favorit dhe sjell me vete një erashkë (ventilator) që të mbash ajrin rreth vetes sa me më pak aromë parfumi që mundesh. Përdor krem trupi dhe hidratant që kanë aromë të lehtë. Këto kanë më pak gjasa të të irritojnë.

Sapunët dhe detergjentet

Ju ndoshta mendoni që fajin e kanë kimikatet në produkt që ju bëjnë të kruheni? E kam një befasi: “Shumica e sensitiviteteve të lëkurës shkaktohen jo nga agjentë pastrues por nga aditivi parfumit”, thotë Dr.Wedner. “Dhe gati çdo sapun tash ka një lloj të bimës në përbërjen e tij. Lëkura mund të përgjigjet me irritim dhe ju mund të keni skuqje të lëkurës.”

Si duhet të veproni: Blini sapun organik nëse gjeni. Kërkoni sapun pa aditive dhe pa shtesa aromatike apo pa phthalate në etiketën e tyre. Phthalatet janë kimikate që ndihmojnë në përmirësimin e ndërtimit të lëkurës, por ato gjithashtu janë lidhur me reagimet alergjike; produktet që mund të kenë atë mund të kenë “diethyl phthalate” apo diçka të ngjashme në etiketën e tyre. Dove është njëri prej atyre që ka pak agjent irritues.

Qilimat

Ju ndoshta e doni ndjenjën e qilimit ndër shputat tua, por morrat e pluhurit e duan më shumë se ju. “Edhe nëse vazhdimisht e fshini me fshesë elektrike prapë keni morra pluhuri në të,” thotë Dr.Wedner.

Si duhet të veproni: Largoni qilimat e mëdhenj që arrijnë nga një qosh në tjetrin dhe zëvendësoni me të vogla të cilët mund të pastrohen me ujë të nxehtë së paku një herë në muaj. “Dhe mbaj lagështinë e ajrit ndër 50 %” përmes sistemit qendror të ajrit. Dr.Randolph thotë, “Morrat e pluhurit shumohen në lagështi.”

Erëzat

Ato shtojnë nuancë dhe shije në shumë pjata ushqimi por edhe janë irritues. Për disa njerëz, erëzat që janë të prodhuara nga bimët djegëse i bëjnë që vetëm t’i ngrehin hundët. Te disa tjerë shkaktojnë kroje, të ënjtur e ndoshta edhe djegësi në buzë.

Si duhet të veproni: Nëse nuk po e dini se cili lloj po ju bezdis, mbaj mend (shkruaje) sa herë që je ekspozuar ndaj erëzave dhe cilët ishin simptomat e kështu do të gjeni fajtorin.

Piktura e Murit

Tretësit dhe rrëshirat sintetike që përdoren në pikturë shpesh shpien në kokë dhimbje dhe sy të përlotur. Pikturat nga vaji janë problem i veçanet për shkak se ato mund të vazhdojnë të lirojnë kimikate edhe pasi të jenë tharë.

Si duhet të veproni: Mbani dritaret hapur sa më shpesh që mundeni dhe lejo që ajri i pastër të qarkullojë për katër javë pas pikturimit (nëse je piktore), pa marr parasysh llojin e pikturimit që përdor. Nëse është e mundur, përdor pikture lateks (lëng qumështor), që liron më pak gaz sesa llojet e bazuara në vaj.

Si t’i njohim dhe t’i shmangim faktorët që ndikojnë në shfaqjen e astmës

6 shkaktarët universale të alergjisë në gjithë botën

Nëse keni astmë apo alergji, edhe nëse qëndroni të ngujuar në shtëpi mund të sëmureni në qoftë se ju nuk jeni të kujdesshëm. Por është e këshillueshme që edhe në ditët kur është shfaqur astma apo alergjia, duhet të dilni për të fituar imunitete ndaj alergjenëve. Më poshtë jepen 6 faktorë të njohur në gjithë botën si shkaktarë të alergjisë dhe këshillat e mjekëve për t’i shmangur ato.

1. Pluhuri i merimangave

Insektet mikroskopike, apo pluhuri i merimangave mund të shkaktojë alergji dhe astmë, sipas të Akademisë Amerikane të Alergjia, Astmës dhe Imunologjisë. Për të shmangur pluhurin e merimangave, alergjenët rekomandojmë blerjen e medikamenteve të caktuara dhe pastrimin e vazhdueshëm të ambientit.

2. Kafshët

Bo, qeni familjes Obama, ulet dhe luan në dëborë jashtë Shtëpisë së Bardhë. Mund të përhapë qime kudo dhe të shkaktojnë simptoma te njerëzit e prekshëm. Por për arsye nuk kuptohen plotësisht, disa njerëz janë alergjikë rreth racave të caktuara. Për të provuar nëse ju apo fëmija juaj jeni alergjikë nga një racë e veçantë, vizitoni një shok apo një ambient ku ndodhet kafsha që ju doni të merrni. Kaloni 30 minuta ose më shumë, atëherë për të parë nëse keni simptoma alergjie. Disa njerëz nuk mund të jenë alergjik nga çdo kafshë.

3. Myku

“Ndikimi i mykut në shfaqjen e astmës dhe alergjisë ka tendencë të rritet në ambiente të errët dhe me lagështirë të errët, të tilla si bodrumet apo dushet”, thotë Robert Fisher. Sepse bodrumet janë aq shpesh të prekur nga myku, prandaj njerëzit me alergji duhet të mbajë këtë në mendje kur zgjedhin ku të jetojnë. Sipas alergologëve alergjikët do ishte më mirë të jetonin në ambiente më pllaka dhe jo parkete apo qilima, pasi ato nëse kanë lagështirë krijojnë më tepër myk. Nëse përhapet myku mbi një zonë më të madhe se 10 metra katrore, ndihma e një profesionist të brendshëm mjedisor mund të jetë e nevojshme.

4. Buburrecat

Buburrecat, një çështje kryesisht në qytete besohet që luajnë një rol të madh në rriskimin e astmës në popullatat e brendshme të qytetit, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit. Alergjenët janë gjetur në pështymë. A nuk mendoni se për shkak se ju keni parë një buburrec në shtëpinë tuaj dhe e vratë atë, problemi juaj është zgjidhur. “Nëse shihni praninë e një buburreci, që zakonisht do të thotë se ka më shumë se një në shtëpi”, thotë White. Ndonjëherë njerëzit me alergji ngurrojnë të bëjnë shfarosjen e tyre për shkak se ata janë të brengosur për ndikimin e kimikateve në shëndetin e tyre.

5. Polen

Shumë njerëz nuk mendojnë për polenin i cili ka një ndikim të madh gjatë kohës që jeni në shtëpi. Por, “nëse ju jeni jashtë shtëpisë gjatë motit të mirë, ju mund ta keni atë mbi rrobat tuaja, ose në këpucë”, thotë Fisher. Edhe kafshët mund të sjellin polen në shtëpi, gjithashtu, duke bërë që disa njerëz të mendojnë se ata janë alergjik nga kafshët e tyre, kur në fakt ata janë alergjikë ndaj një lloj tjetër poleni. Për të luftuar këtë problem, nevojitet një pastrim i kafshëve kur ata të kthehen nga jashtë, mbajnë dritaret të mbyllura në shtëpi, si dhe rrobat dhe këpucët duhet të ndryshohen menjëherë pas kthimit nga jashtë. “Gjithashtu, një pastrues ajri me një filtër “Hepa” mund të pastrojë ajrin dhe për të mbajtur rreth 80 për qind të polenit jashtë shtëpisë”, thotë Fisher.

6. Cigare

Edhe pse nuk është një alergjen tradicional, tymi i cigares është shpesh një ngacmues për njerëzit me astmë dhe alergji. Tymi që shkaktohet nga persona të tjerë që pinë duhan, irriton astmatikët, apo personat alergjikë që mund të jenë aty rrotull, çka mund të shkaktojë sulmet e astmës dhe të përkeqësohet ashpërsia e këtyre sulmeve, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit. Për më tepër, studimet kanë treguar se “ekspozimit ndaj tymit të duhanit kanë ndikim të jashtëzakonshëm në rrezikun për rritje e fëmijëve me astma”, thotë Bassett. Pra alergologët rekomandojnë që prindërit të shmangin pirjen e duhanit në ambientet ku ndodhën fëmijët, si në shtëpi dhe në makinë. Është menduar që për shkak se fëmijët janë ende në zhvillim, ata janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të tymit, dhe ata mund të marrin frymë më shpejt, duke bërë që ata të marrin duhan më shumë se sa të rriturit.

10 ushqimet alergjike nga të cilat duhet të qëndroni larg

Disa ushqime mund të jenë vdekjeprurëse për shkak të alergjisë që shkaktojnë. Kur sistemi imunitar e pranon një lëndë të padëmshme si të rrezikshme atëherë realizohet një reaksion alergjik. Duke mësuar produktet të cilat shkaktojnë alergji mund të shpëtoni jetën e mysafirëve që vijnë në shtëpinë tuaj. Ja dhjetë ushqimet të cilat shkaktojnë alergji:

Gruri

Ato që janë alergjikë ndaj grurit sapo të thithin pak erën e miellit të grurit mund të përballen me probleme serioze. Alergjia ndaj grurit mund të krijohet në fëmijëri ose në vitet më pas. Ndër reaksionet alergjike ndaj grurit janë azma, urtikeri, dermatit atopik, rinit alergjik (rrjedhje e hundëve) dhe anafilaktik. Buka, produktet e shitura në furrë përdoren bashkë me drithërat në supëra dhe sose të ndryshëm për të trashuar masën e gjellës.

Soja

Në vitet 1950 prodhuesit filluan të përdorin sojë qumështi në vend të qumështit. Sepse soja e qumështit shkakton alergji më të lehta se qumështi i lopës. Alergjia e sojës është më e përhapur tek fëmijët se tek të rriturit. Meqë në çdo produkt gjendet sojë është shumë e vështirë të qëndrohet larg saj. Për shkak të përmbajtjes së një niveli të lartë të proteinave ajo përdoret si lëndë përbërëse jo vetëm tek produktet ushqimore të shëndetshme por edhe tek produktet e paketuara.

Molusqet e ujit

Fakti që shumë persona kanë alergji nga molusqet e detit nuk do të thotë që t’i shkaktojë alergji dhe të tjerëve. Doktorët këshillojnë bërjen e analizave të lëkurës dhe gjakut për të përcaktuar alergjinë ndaj molusqeve të detit. Reaksionet e shfaqura nga molusqet e detit janë urtikeri, azma, dermatit atopik ose atak anafilaktik.

Peshku

Ndër alergjitë e shkaktuara nga peshku, alergjitë e shkaktuara nga peshku morina dhe somon janë më të theksuara. Ndërsa në mes peshqve të tjerë të cilët shkaktojnë alergji janë peshku ton, sardelet dhe skumri. Nëse jeni alergjikë ndaj një lloj peshku mund të jeni alergjikë edhe ndaj një lloji tjetër.

Të thatat me lëvozhgë

Ato të cilët janë alergjikë ndaj ushqimeve me lëvozhgë, alergjia e tyre mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës. Përveç problemeve në sistemin tretës mund të shfaqen dhe reaksione alergjike si azma, urtiker, dermatit atopic dhe shok anafilaktik. Ndër produktet me lëvozhgë të cilët bëhen shkak i alergjive janë arra, lajthia dhe bajamja. Specialistët na këshillojnë të mos hamë asnjë nga ushqimet e këtij grupi nëse nuk e dimë se cili na shkakton alergjinë.

Lajthia

Është shumë e njohur alergjia ndaj lajthisë. Alergjia ndaj lajthisë si një nga alergjitë më të përhapura mund të shkaktojë dhe vdekjen. Veçanërisht tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë dermatit atopic, azma, urtiker, ose shok anafilaktik i cili rrezikon dhe jetën. Por çuditërisht lajthia nuk hyn në grupin e produkteve me lëvozhgë por në grupin e bishtajorëve.

Veza

Një person mund të jetë alergjik ndaj të bardhës dhe të verdhës së vezës. Secila prej tyre përmban proteina të cilat shkaktojnë reaksione alergjike. Në mes tyre mund të përmendim dermatit atopic, urtiker dhe shok anafilaktik. Ndërsa një shenjë tjetër është riniti alergjik ose rrjedhje hundësh. Ato të cilat kanë alergji nga veza duhet të qëndrojnë larg majonezës dhe produkteve që shiten në furrë. Duhet të lexojnë me kujdes etiketat e ëmbëlsirave, mishrave të përpunuar dhe të sheqerosjeve.

Qumështi

Qumështi i lopës është produkti alergjik më i përhapur sidomos tek fëmijët e vegjël. Mendohet se 2-5% e fëmijëve nën moshën një vjeç janë alergjikë ndaj qumështit. Disa doktorë këshillojnë familjet që të mos u japin qumësht lope fëmijëve deri në moshën 1 vjeçare. Reaksionet alergjike që shfaqen nga qumështi i lopës janë urtikeri, azma dhe shoku anafilaktik.

Susami

Alergjia ndaj susamit është më e përhapur në Japoni dhe Kinë. Alergjia ndaj susamit mund të provokojë një shok anafilaktik. Nëse jeni alergjikë ndaj susamit atëherë deri në fund të jetës suaj duhet të qëndroni larg tij.

10. Selino

Selinoja mund të shkaktojë kruarje dhe dëmtime të lëkurës . Mund të shkaktojë urtiker ose fryrjeve të pjesëve anësore të gojës. Ndër reaksionet tjera mund të përmendim përzierje, azma dhe shok anafilaktik. Për të qëndruar larg këtyre reaksioneve mund të gatuani disa fruta dhe zarzavate. Vetëm se selinoja mund të shkaktojë sindromën e alergjisë orale.

 

5 COMMENTS

  1. Pershendetje a ka mundesi dikush te me tregoj (sugjeroj) qfar te perdor jam bere alergji ndaj natyres ndaj polenit edhe pse asnjeher me heret nuk kam pasur kete problem kam djegsim te syve kruarje te syve kuqje , hundet me rrjedhin ,teshtitme .
    Ju lutem me sugjeroni nese dikush ka pasur kete problem
    Ju faleminderit…

  2. Pershendetje , Nëna ime esht alergjike ndaj miellit si degjor eren e miellit ajo teshtit gjith diten , ju lutem mund tme tregoni ndonje gjë per ta parandaluar këte alergji

  3. Kam kaluat ne marre mendsh shume te keq vuajta shume ne spital me thane se eshte vertigo po bej tre muaj e nuk po ndihem mire shenjat qe me shfaqen jane tharje hundesh s thimbje te qafes shtulles kurrizore Kam panic shum here ndihem e lodhur po marr mjekime per alergji prap nuk ndihem mire ju lutem dua ndim tani po marr dymista qe eshte kura per alergji

  4. Kam kaluar nje te ftoht dhe jam bere azmatike bera provat e alergjis dhe dola nga myku,insektet ne tapete jane problemet e mia,por nuk kam as te teshtitura,as probleme me syte kam vetem koll dhe zhurm ne frymarje, duhet te mjekohem pervec pompave dhe me sprajt nga hundet.

    • Jam menagjeri i kompanis gjermane . ne meremi me nje sistem shendetsor po ce ka shum funksjone pra eshte universal per ambjentet e breshme te shtepis . Sistemi PARANDALON dhe KURON semundjet si azma, broshiti, Alergjit nga pluhurit te shtepis dhe te gjitha lojet e alergjive dhe te griprave sezonal gjithashtu dhe disa semundje te tjera te zemres e mushkris. Eshte prodhim i fundit i 2016 produkt gjerman . per te gjith personat qe kan probleme te tilla behet prezantimi ne ambjentet e shtepise. prezantimi eshte falas . per te lene takimin kontaktoni 0683914333 me rrespet Englis Rexhmati.

Leave a Reply to Zana Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here