Home Aktualitet Ramiz Alia, nesër ceremonia mortore

Ramiz Alia, nesër ceremonia mortore

683
1

Ish-presidenti i parë pluralist pas viteve 90, Ramiz Alia do të përcillet për në banesën e fundit nesër në orën 10:00 dhe protokolli i shtetit ka vendosur që homazhet të bëhen në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrise. Vonesat për varrimin e Ramiz Alisë janë kushtëzuar nga ardhja e dy fëmijëve të tij që jetojnë jashtë vendit. Sipas burimeve të RTV Ora News njëra nga vajzat dhe djali i tij ndodhen në Suedi. Presidenti i parë shqiptar i shtetit pluralist Alia ndërroi jetë rreth orës 07:00 të ditës së premte në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet pasi ka pësuar trombozë ndërsa vuante prej kohësh nga trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai ndodhej në spital prej 4 ditësh.
Ramiz Alia ka lindur më 18 tetor 1925. Është me orgjinë nga Gjakova e Kosovës, lindi në Shkodër, u arsimua në Rusi dhe prej 70 vitesh jeton në kryeqytet.
Ai është ndër të rrallët politikanë që ka jetuar tre epoka në Shqipëri. Atë të Luftës Antifashiste si partizan, të sistemit komunist si kuadro i Partisë e deri në udhëheqës i gjithë sistemit, si dhe atë të demokracisë, si President i parë pluralist i vendit.
Detyrat më të rëndësishme të Ramiz Alisë kanë qenë, ajo e sekretar të Parë të KQBRPSH (1949-1955), ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).
Për nëntë vite, nga 1982 deri më 1991 ka mbajtur funksionin e kryetarit të shtetit në regjimin komunist. Në këto vite posti i presidentit funksiononte si organ kolegjial dhe quhej Presidium i Kuvendit Popullor. Alia e mori këtë post pas Haxhi Lleshit.

1 COMMENT

  1. nderimet me te larta i dashuri xhaxhi RAMIZ ALIJA, lavdi jetes dhe vepres suaj, nuk do ju harrojm per jete,ju me shoket tuaj bete shtetin tone qe ne sot kemi….te lehte e paq dheun e shqiperise …xhitheashtu familjes suaj ju shpreh ngushllimet me te sinqerta….

Leave a Reply to iliri Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here