Home Politike Rama kembengul ne zgjedhje te parakohshme ne protesten e sotme

Rama kembengul ne zgjedhje te parakohshme ne protesten e sotme

641
1

Kryetari i PS, Edi Rama, ka mbajtur fjalimin e tij përpara protestuesve. Mes të tjerash Rama ka thënë se kurrë më parë nuk janë shprehur armë mbi protestuesit në Tiranë. “Tirana pa rrëzimin e regjimit komunist, po nuk u shkrepën pushkë mbi njerëzit. Tirana ka parë protesta shumë më të dhunshme se të 21 janarit, por nuk u shkrepën pushkë mbi protestuesit,” tha Rama.
“Saliu, Luli e Iliri kanë kryer krime të pashoq kundër shqiptarëve e Shqipërisë. Janë ato fitime të paligjshme që u kanë kallur në shpirt frikën e hajdutit, frikën që u bën të shohin syhapur ëndrra të tmerrshme për puce,” – vijoi kryetari i PS. Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëhet oborr privat i Sali Berishës. Ai shtoi se korrupsioni në këtë vend po mbrohet me flakën e pushkëve. “Shqipëria nuk mund të vritet më”, tha Rama.
Në fjalën e tij Rama ka thënë se ky është një vend mjaft i pasur. “Vend me diell e ujë si askund, por të mbetur djerrë si askund,” u shpreh Rama. “Kjo pasuri që kemi na mjafton për të mposhtur varfërinë,” vijoi kryetari i opozitës. Rama tha se sot “jemi e vetmja shpresë për të ndalur marshimin e padrejtësisë, kusarisë e grabitjes”. “E vetmja shpresë për të ndaluar rënien e ekonomisë së zakonshme. Protestuesit e policët e thjeshtë paguajnë më shumë për arkën e shtetit se ata që dhanë urdhrat për të qëlluar mbi njerëzit. Sot biznesmenët e vegjël paguajnë më shumë për arkën e shtetit se biznesmenët e mëdhenj,” deklaroi Rama.
Kryetari i PS tha se do jemi gjithmonë përballë këtij regjimi vrastar. “Nuk duam pushtet përmes demonstratave, por do vazhdojnë demonstratat për të larguar këtë pushtet. Duam tu japim qytetarëve pushtetin,” u shpreh Rama.
Rama tha se “burrëri është të pranosh sfidën e zgjedhjeve të parakohshme, e jo të fshihesh duke gjuajtur me armë mbi protestuesit që kërkojnë largimin tënd”.
“Ti nuk je kryeministri i këtij vendi, por i pari i një regjimi kusarësh që po bie. Këtë regjim po e mban ngritur me pushkë,” tha Rama. “Uli pushkët e asaj frike shpartalluese, ato nuk e shpëtojnë pushtetin e fajeve tua ndaj këtij populli”. Rama i tha Berishës se: “Nuk të shpëton as Fatosi, që priste të ishe pak më dinjitoz”.
Kryetari i PS foli edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj situatës dhe atë që e quajti përdorim nga Berisha të deklaratave të tyre. “Gënjen njerëzit kur thua se Europa e Amerika të mbështesin. Europa e Amerika mbështesin Shqipërinë. Të luash me shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë duke thënë se janë me ty, aq më tepër kur janë vrarë katër qytetarë me pushkën e pushtetit tënd, do të thotë se kjo është një arsye më shumë që ti Sali të largohesh. Të largohesh si i padenjë për të përfaqësuar këtë vend përpara botës demokratike,” tha Rama.
“Demonstratat nuk ndalen, demonstratat do jenë përditë e më të mëdha e më të shtrira në gjithë Shqipërinë,” u shpreh lideri i opozitës në mbyllje të fjalës së tij.
***
Mijëra njerëz janë mbledhur në Bulevard për të protestuar kundër qeverisë. Protestuesit i ka udhëhequr kreu i PS, Edi Rama, që ka ecur në këmbë përgjatë bulevardit deri përpara kryeministrisë ku është ngritur një podium për të mbajtur fjalime. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku kërkohej largimi i qeverisë. Fiqiri Xibri, kreu i Sindikatës së Minatorëve hap fjalimin e opozitës. “Ai regjim edhe sot me të vetmen ndryshim se sot nuk kemi Enverin por Sali Berishën. Gjatë protestës në 21 janar, më goditën dhe mua, sepse po përpiqesha të shpëtoja një grua të pafajshme. Më goditën madje dhe në Spital ku nuk patën njerzillëkun të më hiqnin dhe prangat. Një regjim që ka frikë nga çadrat, është një regjim që i ka hyrë lepuri në bark”.

1 COMMENT

  1. turpi e ka mbuluar shqiperine me keto gjera qe ndodhin me kete qeveri. eshte me mire qe te japin doheqje nga pushtetisepse me bemat e tyre po ulin dinjitetin kombetarne syte e botes kur eshte momenti qe te ecim perpara ne po ecim mrapa si karkaleci i datit. JO!!!! vrasesve te popullit.JO TRADHETAREVE!!!! QE SHESIN SHQIPERINE.JO!!!! JO ARMIQEVE TE SAJE!!!! QE ME FJALE TREGOHEN ATDHETARE DHE PRAPA KRAHEVE TE BUKURA BIEN NE HUJDI ME GREK, SERB, MALAZEZE DHE MAQEDONAS!!!! LARGOHUNI SA ME SHPEJ AS NUK ESHTE VONE, SEPSE HERET O VONE DO JU KTHEHET SI BUMERAG MBI KOKAT TUAJA.

Leave a Reply to KUJTIM CURRE Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here