Home Politike Rama: Ja si ndikon paketa e re fiskale ne “xhepat” e qytetareve.

Rama: Ja si ndikon paketa e re fiskale ne “xhepat” e qytetareve.

716
1

edi ramaKryeministri Edi Rama bashkëbisedim me qytetarët ku ka zbardhur paketën fiskale duke shpjeguar sesa do të ndikojë në xhepat e qytetarit sistemi i ri fiskal.

“Ne kemi marrë përsipër të administrojmë një shtëpi që na e kanë lënë të zhytur në borxhe, në borxhe ndaj të gjithëve atyre që qeveria ka marrë shërbime. Cfarë duhet të bëjë një familje kur i ka ardhur borxhi i litarit në fyt dhe kur rrezikon të humbasë shtëpinë e vet?!”.

Kështu e përshkroi kryeministri Rama situatën aktuale ekonomike në vendin tonë duke theksuar se janë të pavërteta pretendimet se vendi me sistemin e ri fiskal do të përfshihet nga një apokalips.

“Një frikë nga një apokalips që na pret se, nafta do shkojë në stratosferë, do rriten cmimet e bukës, dhe në fund fare do bëhet i papërballueshëm çmimi i jetesës dhe Shqipëria do bjerë në humnerë. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mjegulluar pamjet e publikut për një sërë ndryshimesh rrënjësore, në kulturën e qeverisjes, në qasjen ndaj qeverise dhe ekonomisë dhe financave, ekonomisë familjare dhe ekonomisë kombëtare, në kurajën e qeverisë, për ta parë në sy realitetin që na e kanë lënë ata që deri dje e zhytën Shqipërinë në borxhe, në papunësi, në varfëri, e vërteta është tërësisht ndryshe. E vërteta është se ne, në respekt të plotë të mandatit që kemi marrë të 1 milionë shqiptarëve, në respekt të vlerave dhe parimeve që mëshirojnë forcat e aleancës qeverisëse, kemi marrë përsipër ti japim fund një tradite gënjeshtrash të ëmbla për popullin dhe të formulojmë një kulturë të re për popullin, qytetarët, për cdo njeri që kontribuon me taksat e veta në buxhetin e këtij populli, duke parapëlqyer ilacin sado të hidhur të të vërtesës përkundër mjaltit të gënjeshtrës”.

Rama më pas nisi të shpjegojë parimin bazë të sistemit të ri fiskal, “kush fiton më shumë, paguan më pak, kush fiton më pak, paguan më pak taksa”.

“E ka bazën kohë përpara zgjedhjeve që do të thotë mjaft më me padrejtësinë e vendorur në sistem, që kush fiton më shumë paguan më pak dhe kush fiton me pak paguan më shumë. E kundërta do ndodhë me vitin 2014, dhe kush paguan më shumë do paguajë më shumë kush merr më pak do paguajë më pak dhe kush kontribuon në buxhet do ketë ulje të tjera taksash”.

Nafta
Kryeministri Rama theksoi se janë të pavërteta deklarimet se me rritjen 10 lekë të cmimit të karburantit do të shtrenjtohet jetesa në vend. Sipas kryeministrit, qeverisje kaluar e rriti disa fish çmimin ndërsa qeveria e aktuale nuk do të lejojë që kjo rritje të japë asnjë impakt në cmime, përkundrazi do të sjellë impakt, sipas tij në pastërtinë e mjedisit. Rama e argumentoi kështu.
“Pretendimet për naftën. Tërësisht e pavërtetë që rritja prej 10 lekësh që ne i bëjmë taksës së qarkullimit, do të sjellë rritje të çmimeve të ushqimeve, rritje të përgjithshme, mbytëse të cmimit të jetesës është e pavërtetë, dhe kush flet. Flasin ata që kur e morën në dorë administrimin e kësaj shptëpie e kishin çmimin e naftës 600 lekë dhe kur e lanë shtëpinë në rrëmujë e prag djegies, e lanë çmimin e naftës 1 800 lekë. Imagjinoni, nga 600 në 1 800 lekë. Pra dhe përsëri në këtë aspekt nuk mund të themi se u përmbys Shqipëria, për 10 lekë që shtohen jo vetëm që nuk ka asnjë impakt të drejtpërdrejtë për çmimet, por përkundrazi, këto shtohen për të financuar shërbimin ndaj qytetarëve, për një mjedis më të pastër sepse kjo është një taksë e vendosur qysh në krye të herës dhe një taksë që nga vendet normale i shërben ndotjes së mjedisit, uljes së trafikut në qytete dhe shëndetit publik dhe nuk shkon si barrë në xhepat e atyre që nuk marrin makinën për të bërë xhiro në bulevard apo në distanca të shkurtra brenda qytetit. Por, shkon në xhepat e atyre që kanë një mundësi të kenë një makinë dhe është botërisht e njohur që është një taksë që dekurajon lëvizjen me makinë në qytet dhe kjo në të mirë të shëndetit publik, që të lëvizin më shumë në këmbë apo mjete të tjera, dhe këtë e bën gjithë bota dhe mos e bëkemi dot ne. Do shtohen financimet për të rritur përmasën e gjelbër për të zgjeruar mushkritë e vendit tonë dhe njëkohësisht për të përmirësuar shërbimet shëndetësore”

Taksa dhe biznesi
Sipas Ramës, qeveria ka marrë përsipër një borxh shumë të madh të lënë nga paraardhësi, të paguajë borxhet e biznesit.
“E pra ne kemi marrë përsipër të shlyejmë një borxh shumë të madh, borxhet ndaj kompanive, jo se kemi dëshirë që tu japim lekë biznesmenëve, porse kompanitë janë ato që janë të lidhura me zinxhirë, janë ato që krijojnë vende pune dhe këto kompani do të paguajnë për të gjithë shtëpinë, përmes rritjes së tatimit të fitimit, rreth 60 mln dollarë në vit dhe do marrin mbrapsht në formën e shlyerjes së boxheve rreth 400 milionë dollarë, drejtpëdrejt. Dhe këtë shlyerje borxhesh si do e bëjmë ne, falë marrëveshjes që kemi bërë se nuk mund të rëndojmë familjen tonë. Ka ikur koha kur biznesit i rrinte qeveria me taksa si me shkop mbi kokë”.

Buka
Të pavërtetë e cilësoi kryeministri Rama dhe pretendimin se do të rritet çmimi i bukës. Në bashkëbisedim me qytetarët, Rama duke e cilësuar si turp deklaratën se çmimi i bukës pëson rritje sqaroi se përse çmimi do të mbetet sa ishte.

“E pavërtetë historia e cmimit të bukës, turp i madh. Ndërkohë që të gjithë këtë propagandë të shfrenuar kundër këtij trasnformimi të shfrenuar e prodhon frika nga projekti, ky është projekt fitues, ky është program fitues. Vetëm 3% e furrave të bukës punojnë me naftë dhe ju siguroj dhe për ato nuk do të ndodhë. Si do të ndodhë kjo? Ju siguroj që dhe cmimet në tregun ndërkombëtar, ne nuk jemi si ata që nga 600 në 1 800 të cojmë çmimin e naftës. Ne nuk jemi si ata që dhe motin e keq ia faturojnë kundërshtarit. Pra dhe kur çmimi i naftës vijon me 3 pikë, jeta vazhdon kudo se po të ishin të vërteta këto do ishte zhbërë planeti. Është një taksë si burim për të ardhurat e buxhetit të shtetit që do shërbejë e ndikojë drejtpërdrejt për kushtet e mjedisit e dhe sistemin shëndetësor”.

Makinat
Sistemi i ri fiskal do të shërbejë si një burim për të ardhurat e buxhetit të shtetit që do të ndikojë më pas në kushtet e mjedisit dhe në shërbimin shëndetësor.. Kështu tha Rama në këtë bashkëbisedim me gazetarët.
“Ta racionalizojmë taksën e makinës, se jemi bërë populli që kemi dyfishuar peshën trupore nga mungesa totale e lëvizjes. Imagjino lëvizjen e pensionistëve, fëmijëve që duhet të lëvizin në këmbë dhe nuk lëvizin dot dhe që sot janë shumica, dhe gjithë bota normale, këtë taksë bota normale dhe shoqëria normale nuk e kanë kontestuar kurrë. Nuk është taksa e që e kemi vendosur ne, ne vetëm shtojmë 10 lekë”, tha Rama.

Shërbimi shëndetësor
“Ne jemi duke shkuar drejt shërbimit shëndetësor për të gjithë pa pagesë direkte, pra falas. Por e kemi thënë se ky shërbim u kushton dhe sigurisht që ky paguhet. Cështja është se kush do e paguajë dhe si do e paguajë një njeri i papunë?

E pra ta paguajë shteti, por me cfarë do e paguajë? Me të ardhurat që mbledh dhe sigurisht në kontributin me të ardhurat kush ka më shumë do japë më shumë se ku është parë që një furrë buke të paguajë më shumë se një fabrikë? Jo nga 1 janari do jetë ndryshe”.

1 COMMENT

  1. Po çka t' u desh me e marrë shtëpine me borxhe, o kryeminister, kur e dijshe kete pune?! Epo, Ju lumte, o lumatë,-thote toska,- se per ne po mundoheni.
    Sa bukur e keni perfundue fjalimin panegjirik: "Jo nga 1 janari do jetë ndryshe”."
    Read more at: https://lajmetshqip.com/rama-ja-si-ndikon-paketa-e-re-fiskale-ne-xhepat-e-qytetareve/.
    Bukur, bukur, "N'pritje t' Godosë" deri t'i dorezoni cilcat e kashtes, e mandej ta marre dikush tjeter e te bertase: "Fajin e ka Rama"…
    "Kjo bote e gjere dhe e gjate,/ Do t' vete siç ka vatë"/, N. Frasheri.

Leave a Reply to blini Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here