Home Politike Projekti postpresidencial i Topit po merr formë

Projekti postpresidencial i Topit po merr formë

652
1

E di dhe bufi tanimë, që presidenti Topi po mendon e po punon seriozisht për një projekt të tijin politik, i cili do të fillojë të sendërtohet ditën, kur ai do të gdhihet si ish-president. Të gjitha spekullimet që janë bërë lidhur me këtë projekt nuk janë pa gjë. Vetë Topi ka bërë një gjysmë pohimi në Top Story, që i lexuar mirë midis e përtej rreshtave, mund të merret pa frikë si një pohim i plotë. Por janë dhe të tjerët që një nga një e hap pas hapi po e zbulojnë si projekt.

Ai ka filluar “të rekrutojë” apo të kandisë ata, që nesër don t’i ketë si bashkëpunëtorë. Burime të informuara mbi lëvizjet e tij në këtë drejtim thonë se ai ka filluar kontaktet me njerëz, që kanë qenë në komandë të gjërave në PD e që kohë pas kohe e kanë braktisur atë. Është fjala për ish-deputetë, ish-ministra, ish-aparatçikë partie, e deri tek ish-kryeministri Aleksandër Meksi, me të cilin thuhet se ka patur disa biseda ende të pambyllura.

Topit i duhet të bëjë një lloj alkimie jo fort të lehtë, pasi secili prej të ikurve nga PD-ja ka një histori të vetën në PD e ka një motivim të vetin, mbi të cilin ka ngritur divorcin me këtë parti. Përveç kësaj, një parti vetëm me “ish” nuk duket një ide inteligjente, gjë që Topi ka gjasa ta dijë, pasi është po ai që ka filluar të kontaktojë persona e personalitete të tjerë nga fusha e shoqërisë civile, e medias, e botës akademike, etj.

Nga brenda maxhorancës duhet të jenë informuar mbi këto lëvizje, e prandaj ka një lloj trazimi e shqetësimi, që vihet re para së gjithash në deklaratat e kryeministrit.

1 COMMENT

  1. Si Kryetar Shtetit Shqipetar z.Bamir topi si ka sherbye aspak ketij Populli pergjegjsin qe ka pas,ky njeri ka me perfundue ne Politik si edirama.Ska asgje prej tij pozitive.ket njeri e ka ber Kryetar PD por ky u ber vegel e edirams.Ky perfundon si edirama.

Leave a Reply to ruzhdi Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here