Home Aktualitet Presidenti Topi i jep nënshtetësinë shqiptare Eliza Dushkut

Presidenti Topi i jep nënshtetësinë shqiptare Eliza Dushkut

615
1


Presidenti shqiptar Bamir Topi priti sot në presidencë aktoren e Hollivudit Eliza Dushku, e cila prej ditësh është në një vizitë në Shqipëri. Të pranishëm në takim ishin, gjithashtu, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.

Në faqen zyrtare të presidencës njoftohet se “Presidenti i Republikës i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit”.

“Ju jeni tashmë imazhi i mirë shqiptarëve që punoni për Shqipërinë”, mësohet të jetë shprehur Topi. “Janë pikërisht këto arsye që me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut”.

1 COMMENT

Leave a Reply to fadil Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here