Home Aktualitet Pedofili:Julianin e vrava se bërtiste, trupin e flaka në plehra

Pedofili:Julianin e vrava se bërtiste, trupin e flaka në plehra

807
1

julian-celaPolicia do të nisë sot kërkimet për gjetjen e trupit të vogëlushit 11 vjeçar Julian Çela, i vrarë nga Ardian Prrenjasi. 45 vjeçari me banim në Laprakë pranoi dje vrasjen pas arrestimit për rrëmbimin e një tjetër fëmije po në këtë zonë por që fatmirësisht u gjet në kohë.

Zhdukja e një tjetër fëmije në Laprakë, zbuloi fundin tragjik të Julian Çelës por dhe një histori dhune e pedofilie të 45 vjeçarit Ardian Prrenjasi. 45 vjeçari pranoi mbrëmë në polici se ai ishte vrasësi i 11-vjeçarit djalit të nëndrejtorit të SHISH cili ishte zhdukur prej 30 nëntorit.

Por rrëmbimi dhe vrasja e Julian Çelës dhe rrëmbimi djalit 10 vjeçar, i cili ugjet dje në banesën e tij nuk janë rastet e vetme të pedofilisë të Ardian Prrenjasit. Në 2008, 45 vjeçari kishte rrëmbyer një tjetër të mitur dhe për këtë vepër penale si prokuroria ashtu dhe gjykata kishin kërkuar dënimin vetëm me një gjobë. Dënimi i dhënë ishte 60 mijë lekë gjobë.

Fëmija 11-vjeçar Julian Çela jetonte në të njëjtën zonë, jo më shumë se 200 m larg rrëmbyesit. Kurse fëmija 10 vjeçar me inicialet A. C i shpëtuar sot nga policia falë denoncimit të fqinjëve, jetonte përballë tij.

Burimet konfidenciale dhe ato zyrtare nga policia e Tiranës thanë për gazetarin e TVA1 REPORT! Arsen Rusta se në banesë janë gjetur gjurmë gjaku, qe mendohet se janë të vogëlushit Çela, nje litar dhe nje thikë. Gazetari i TV A1 REPORT! Arsen Rusta jep dëshminë që ka dhënë në polici 45 vjeçari. Pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi ka treguar se e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon. Këtë gjë ka synuar të bëjë edhe me djalin e shpëtuar sot. Pra, Ardian Prrenjasi pretendo qe nuk di vendin e sakte ku ndodhte trupi i Julianit, sepse ai ka përfunduar brenda kamionit që ka boshatisur kazanin e plehrave.

Sipas rrëfimit të pedofilit, Julian Çela është vrarë të njëjtën ditë që ai e rrëmbeu, më 30 nëntor te vitit te kaluar. Prrenjasi ka treguar ne polici se e kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. Pas rrëmbimit fëmija kishte filluar të bërtiste, dhe për këte ai e vrau.

Ndërkohë, mesditën e djeshme , fatmirësisht është gjetur gjallë dhe shpëtuar nga policia në Laprakë, 10-vjeçar i A. C. i rrëmbyer prej këtij pedofili që prej pasdites së të shtunës. Ai u gjend nga policia në banesën e marrë me qera prej Ardian Prrenjasit.

Policia do t’i fillojë në mëngjesin e sotëm kërkimet në Sharrë, për shkak të vështirësisë në kërkime gjatë natës dhe kohës së gjatë që ka kaluar. Hetimet vazhdojnë edhe me zbulimin e kamionit që ka bërë transportin e kazanit të mbeturinave të asaj zone dhe përqëndrimin e kërkimeve në një pikë të caktuar.

Ora 08:35
Tjera fakte tronditëse zbulohen një ditë pas arrestimit të Ardian Prrenjasit. Julian Çela, djaloshi 11 vjeçar i rrëmbyer më pas i vrarë, dhe 10 vjeçari i cili u arrit të shpëtohej falë ndërhyrjes në kohë nuk janë 2 fëmijët e vetëm që janë rrëmbyer nga 45 vjeçari nga fshati Përrenjas i Librazhdit me banim në Laprakë.

Faktet në kohë tregojnë se në arshivat e policisë së Librazhdit Ardian Prrenjasi është regjistruar në 2004 si person që ka rrëmbyer 2 fëmijë në fshatrat e këtij qyteti.

Fëmijët e rrëmbyer para 9 vitesh nga Prrenjasi janë shpëtuar nga policia, informon gazetari ynë në Elbasan Andi Qosja. Për dy rastet e veçuara të rrëmbimit monstra është dënuar me gjobë. 45 vjeçari Ardian Prrenjasi jetonte në Librazhd në vitin 2004. Ndërkohë që në 2008, kur Prrenjasi banonte në Laprakë rrëmbeu një tjetër fëmijë dhe për këtë u dënua nga gjykata e Tiranës me 60 mijë lekë gjobë

TV A1 REPORT dhe agjencia e lajmeve online Shqiptarja.com po ndjekin hap pas hapi gjithçka ka ndodhur që nga gjetja e fëmijës 10 vjeçar dhe më pas zbulimi i fundit tragjik të Julian Çlës. Gazetari i TV A1 REPORT, Arsen Rusta raportoi mbrëmë minutë pas minute pikërisht nga lagjja Laprakë ku ndodhen dhe rrëmbimet e fëmijëve.

Ora 22:04
Vogelushi 10-vjecar A.C. ka rrefyer ne polici se e ka degjuar rrembyesin e tij t’u thote shokeve te tij ne telefon “hajde merreni, se eshte gati” ç’ka ka hapur pistën e re të hetimeve se mund të ketë dhe bashkëpunëtorë.

Ora 22:00
10-vjecari A.C i shpëtuar nga duart e pedofilit është kthyer pranë të afërmve të tij. Fëmija u kthye pasi disa orësh marrje në pyetje në polici në praninë edhe të një psikologu.

Pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi ka treguar se e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon. Këtë gjë ka synuar të bëjë edhe me djalin e shpëtuar sot. Pra, Ardian Prrenjasi pretendo qe nuk di vendin e sakte ku ndodhte trupi i Julianit, sepse ai ka përfunduar brenda kamionit që ka boshatisur kazanin e plehrave.

Sipas rrëfimit të pedofilit, Julian Çela është vrarë të njëjtën ditë që ai e rrëmbeu, më 30 nëntor te vitit te kaluar. Prrenjasi ka treguar ne polici se e kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. Pas rrëmbimit fëmija kishte filluar të bërtiste, dhe për këte ai e vrau. Informacioni vjen nga gazetari i TV A1 REPORT Arsen Rusta.

Policia do t’i fillojë në mëngjesin e ditës së hënë, kërkimet në Sharrë, për shkak të vështirësisë në kërkime gjatë natës dhe kohës së gjatë që ka kaluar. Hetimet vazhdojnë edhe me zbulimin e kamionit që ka bërë transportin e kazanit të mbeturinave të asaj zone dhe përqëndrimin e kërkimeve në një pikë të caktuar.

Ora 20:33
Në 2008 Ardian Prrenjasi ishte dënuar me 90 mijë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale “Heqje e paligjshme lirise” parashikuar nga neni 110/1 te K.Penal. Pasi ai kishte mbajtur peng të miturin M. A.Gjatë shqyrtimit të cështjes gjykata çmon se ky dënim ishte i mjaftueshëm për rehabilitimin e 45 vjeçarit dhe nuk ishte i nevojshmë izolimi i tij nga shoqëria. Pasi ky kishte pranuar krimin, kishte përfituar 1/3 uljen e dënimit duke e çuar dënimin me gjobë në 60 mijë lekë. Vendimi nr 1555 i gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Shefkie Demiraj ndërkohë që Prokurori ishte Blerim Tominaj.

Ora 22:30
Policia e kryeqytetit ka marre ne pyetje sonte, gruan me te cilen bashkejetonte Ardian Prrenjasi. Ajo ka deklaruar se gjate ketyre diteve ka qene ne Diber tek prinderit e saj.

Ora 20:00

Mësohet se Ardian Prrenjasi ka bashkëjetuar me një grua, e cila dy-tre ditët e fundit është parë me të në shtëpi. Ajo quhet Valbona dhe policia mendon se ka dijeni për ngjarjen, tha korrespodenti Arsen Rusta nga banesa e rrëmbyesit në Laprakë.

Ora 19: 33
Drejtuesi i Komisariatit nr.3, Bernard Çaushaj, deklaroi se “nga informacionet paraprake që morëm nga banorët, ndërhymë në banesë, ku gjetëm fëmijën të fshehur dhe një litar të lidhur në forme laku për t’i bërë presion atij. Ngritem menjehere grupin hetimor per krimet e renda dhe gjate nje pune te mireorganizuar dhe kohe rekord, mblodhëm prova të pakundërshtueshme se ai është rrëmbyesi dhe vrasësi i Julian Çeles. Vazhdojme hetimet për gjetjen e trupit të tij dhe dokumentimin e të dyja ngjarjeve”.

Ora 19:13
Pamje nga banesa ku ka banuar manjaku dhe ka mbajtur peng, fëmijën A. C. Mesohet se kane nisur kerkimet per gjetjen e trupit te Julian Çeles ne fushen e mbeturinave ne Sharre.
Drejtorit të policisë së Tiranës, Hysni Burgaj ka bere te ditur se 45-vjecari ka pranuar autoresine e krimit. Prrenjasi ka qene i martuar dhe me tre femije.
Ora 19:05
Psikologia Entela Binjaku analizon rastin në studion e “A1Report!”: Është ngjarje e tmerrshme dhe dramatike, që duhet të na shqetësojë të gjithëve si shoqëri.

Në Laprakë, hapen dyert e dy familjeve: njëra për mort e tjetra për solidaritet. Familja Çela pret ngushëllimet pa trupin e djalit në shtëpi, ndërsa familja C. pret urimet për djalin e shpëtuar. Familja C. banonte përballë rrëmbyesit dhe manjakut, ndersa shtepia e Celes eshte larg jo me shume se 200 metra.

Ora 18:02
Gazetari i “A1Report!”, Arsen Rusta, informon lajmin e mësipërm tronditës duke shtuar se tashmë familjarët e Julian Çelës e kanë mësuar lajmin tragjik. Ende nuk është gjetur trupi i tij. Ai shtoi se edhe litari që ishte gjetur në banesën e rrëmbyesit 45-vjeçar Ardian Prrenjasi do të përdorej për të vrarë fëmijën e shpëtuar sot nga policia.

Gazetari gjendet tashmë në rrugën “Bujar Kaloshi” në Laprakë, prej nga raporton tashmë një histori më të dhimbshme se ajo nistore. Ai tha se “rreth orës 15:30 të ditës së zhdukjes së Julian Çelës, ai është thirrur në emër nga një njeri, që siç kuptohet, e njihte. Por askush nuk mund ta thoshte identitetin e tij, përndryshe djali do të ishte gjendur në kohë. Për rreth 4 orë, rrëmbyesi nuk ka pranuar të tregojë për njohjen me Çelën dhe çfarë kish ndodhur më pas”. Provat materiale të gjetura në banesë janë një thikë, një litar dhe gjurmë gjaku, që do të verifikohen kujt i përkasin.

Gjyshi i fëmijës A.C. së gjendur tregon momentet e humbjes dhe gjetjes së nipit të tij, që nga momenti kur ai vetë i pari dyshoi se nipi ishte rrëmbyer, kërkimi e deri tek takimi i parë me të, sekondat e ankthshme kur ai priste të shihte kufomën. Por, fatmirësisht, iu tha se djali është gjallë. Gjyshi e dha vetë identitetin e nipit të tij, Armand. “M’u betuan edhe polici edhe psikologia se djalin e kemi gjallë dhe u kërkova ta linin të ëmën ta takonte. E lanë dhe djali, pa folur, e përqafoi”.

Ora 16:30
Gazetari i tv “A1Report!” informon se një litar është gjetur në banesën e Andi Prrenjasit gjatë ekzaminimit të saj, që dyshohet se mund të përdorej për vrasjen e fëmijës. Ndërkohë, është kontaktuar edhe me babanë e Julian Çelës për të mbështetur hetimin. Gjithashtu, mësohet se rrëmbyesi Prrenjasi punonte në ndërmarrjen e pastrimit.
Ora 15:40
Gazetari Arsen Rusta njofton se gjetja e fëmijës 10-vjeçar ka hapur sot çështjen e gjetjes së një fëmije tjetër të humbur, Julian Çela. Tani që i dyshuari është nën pranga, banesës së tij po i bëhet kontroll i imtësishëm për gjetjen e gjurmëve të 11-vjeçarit të humbur 3 muaj më parë, djalit të i nëndrejtorit të SHISH-it, Durrës.
Ora 15: 30
Gazetari Rusta ka pyetur babanë e fëmijës, AC., i cili tha: “Djali ka dalë dje nga ora 5 e gjysëm pasdite të luajë me shoket; nga ora 7 ne nuk e gjetëm dhe filluam të kërkojmë në qëndra interneti dhe komshinj. Shyqyr Zotit, policia e gjeti. Dyshuam tek personi, por nuk e njohim, unë vetë s’e njoh fare. Pasi u gjet, djalin e kemi parë, por tani atë e ka marrë policia e nuk mund të them gjë. Gjithsesi, çështjen ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Djali është në klasën e katërt të shkollës”.

Gazetari Rusta raportoi se “personi i arrestuar kishte lënë mjaft dyshime tek banorët e zonës; shprehte sjellje të pakuptueshme në lagje. Janë provat materiale në brendësi të banesës që e lidhin atë direkt me rrëmbimin e të dy djemve, edhe të Julian Çelës. Metoda e përdorur prej tij ishte afrimitetit, i përdorte fëmijët për të blerë cigare. Tashme fëmija ndodhet në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit në prezencë të një psikologu dhe së shpejti, edhe të afermit do të pyeten. I dyshuari do të akuzohet për rrëmbim dhe abuzim me minorenë. Ende femija nuk është takuar me të afermit; ai është gjendur në kushte të rënda psikologjike; janë bërë ekzaminime mbi të, por gjendja shëndetësore duket e mirë. Theksojme se gjithçka po kryhet me praninë e një psikologu. Emri i autorit të dyshuar ështe Ardian Prrenjasi. Gjithashtu, mbrëmë, janë parë nga banorët e zonës, të ardhur që nuk ishin të njohur në zonë dhe kanë shtuar dyshimet e banoreve për rrëmbimin e fëmijës”.

Në sajë të dyshimeve të ngritura, policia ka bërë të mundur që ta gjejë 10-vjeçarin në banesën e një shtetasi, i cili dyshohet se është maniak seksual ndaj fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ndaj 10-vjeçarit të jetë abuzuar seksualisht, megjithatë hetimet e mëtejshme do të zbardhi ngjarjen.

Ndërkaq, në të njëjtën zonë, në të cilën duket se rrëmbyesit e fëmijëve kanë gjetur terren, ka ndodhur edhe një tjetër rast i ngjashëm, ai i zhdukjes së Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela.

Bëhet fjalë për zonën pas ish-shkollës së partisë, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku rrugicat e pandriçuara krijojnë terrenin e duhur për të humbur më tej çdo gjurmë.

Personi në të cilin u gjet vogëlushi, është komshi si me të por edhe me Julian Çelën. Burime nga policie, bëjnë me dije se ka informacione që i njëjti person të fshihet edhe pas zhdukjes së Julian Çela, rreth 3 muaj e gjysmë pas asnjë shenjë jete.

1 COMMENT

  1. uawww turp fjale qe nuk duhet et ekzistoje me per mentalitetin shqip…ne shqip diskutoheshin vajzat e reja qe dashuronin e qe nje zot e di pse nuk u ecte nje e tille..si ka mundesi qe nuk ngrihen njerzia per te denuar nje apo shume pedofil ne gjirin e tyre…pa e mednuar gjate shoqeria shqiptare ka shuem te semur psikopatik ne gjirin e saj…me vjen mall per vedin tim por urrej faktin e mentalitetin shqip( hunden dhe krenarin budalle)

Leave a Reply to eni Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here