Home Aktualitet Pasaportat biometrike: se shpejti zyra ne Greqi dhe Itali

Pasaportat biometrike: se shpejti zyra ne Greqi dhe Itali

1122
6

Në mënyrë që emigrantët shqiptar të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe ta kenë më të lëhtë për tu pajisur me dokumente identiteti, Ministri i Brëndshëm Lulzim Basha ka bërë me dije se në një përiudhë afatmesme pritet të hapen zyra të aplikimit për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit në Romë, Milano, Athinë e Selanik

Në një intervistë për Radion Deutsche Welle, ministri Basha tha se është lëne e hapur mundësia për hapjen e zyrave edhe në poste të tjera konsullore të vendeve të BE-së nëse do të jetë e nevojshme

“Kjo marrëveshje është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe do t’i paraqitet për miratim përfundimtar Parlamentit dhe menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare do të nisë procesi i aplikimit për kartat e pasaportat biometrike pranë këtyre 4 posteve konsullore”, ka thënë Basha në intervistë.

Ndërkaq Ministria e Brendshme ka njofuar sot se në bashkëpunim me kompaninë koncesionare “Aleat”, kanë bërë të mundur zgjatjen e orareve për aplikimin për dokumenta identiteti pranë zyrave të gjendjes civile

Si pasojë e fluksit të madh të shtetasve që duan të pajisen me dokumenta, dhe për shmangien e rardhëve të gjata, është vendosur që zyrat e gjendjes civile do të qëndrojnë të hapura nga ora 08:30 deri 19:00 në të gjithë vendin.

Në njoftim thuhet se këto zyra do të jenë të hapura dhe ditën e shtunë. Ditën e dielë do të jenë të hapura zyrat e aplikimit në 12 qytete qendër qarku si dhe në bashkitë Kavajë, Lushnje, Sarandë, Kamëz si dhe në komunën Paskuqan. Në të njëjtën mënyrë do të punojnë edhe zyrat e shpërndarjes.

Ministria e Brendshme ka bërë me dije se deri ditën e djeshme kanë aplikuar për pasaportë biometrike mbi 880 mijë shtetas dhe janë prodhuar mbi 840 mijë pasaporta biometrike.

********************

Rinis fluksi në sportelet e pajisjeve me karta identiteti e pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë. Në qytete të ndryshme të vendit, kthimi i emigrantëve për pushimet verore ka çuar edhe në mbingarkesë të zyrave, ndërkohë që kanë dalë në pah edhe problemet, ku jo rrallë punohet edhe me mungesa, si dhe nuk punohet në fundjava, pavarësisht premtimeve përkatëse. Një gjë e tillë ka ndodhur dje në qytetin e Vlorës. Fluksi ka qenë i madh, ndërkohë që jo të gjithë operatorët e shërbimit ishin në punë. Kjo pasi nga 10 kompjutera që u vendosën në fillim të këtij projekti për aplikimin e pajisjen e shtetasve me pasaporta e karta identiteti, 5 prej këtyre kompjuterave kanë dalë jashtë funksionit, si dhe janë larguar nga puna mjaft operatorë. Si rrjedhojë, të hënën para këtyre zyrave ka pasur “përleshje” mes qytetarëve, të cilët shtynin njëri-tjetrin, duke u përpjekur të hynin të parët. Disa nga aplikuesit u shprehën se kishin nga tre ditë që kishin zënë radhën që në 5 të mëngjesit e ende nuk kishin mbaruar punë, duke kërkuar që të shtohen operatorët e shërbimit, si dhe të zgjatet orari i veprimeve. Nga ana e firmës “Aleat” ishte premtuar se operatorët do të punonin edhe të shtunave dhe të dielave për të përballuar fluksin e emigrantëve, por ndërkohë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në ditët në vazhdim pritet të ketë akoma një fluks më të madh të personave të cilët duan të pajisen sipas ligjit me kartat e identitetit e pasaportat biometrike.

6 COMMENTS

  1. per te aplikuar per pasaporte duhet qe me pare te pajisesh me karte identiteti. bashke me karten duhet te marresh vertetimin qe je banor i nje lagjeje dhe aplikimi kushton 6000 leke.

  2. Nuk besoj se te hapin probleme pasi ke aplikuar per pasaporte. njoh shume persona qe kane aplikuar dhe jane larguar me pas.
    Persa i perket kostos se pasaportes ajo mendohet te jete ne varesi te qytetit ku banon. Aplikimet do behen ne ambasadat dhe konsullatat shqiptare dhe cmimi paraprak i pasaportes do jete 80 Euro

  3. nuk e dime se cpo behet2 pashaporta qe kam bere nuk me kan skaduar asnjehere ne kohen e duhur,gjithmon 4 vjet para kohe.nuk dime se ne konsullata do te kete apuntamente apo to te behemi lemsh atje dhe nuk do te mund te mbarojme pune.Mire do te ishte qe te paguanim shpezat postale dhe te na i sillnin ne shtepi pa humbur te pakten diten e punes.

  4. Do te vij ne Shqiperi ne fund te shtaorit, per rreth nje jave. Do te doja te dija se nese aplikoj per pasaporten biometrike nje dite para se te largohem, nuk do te me hapin probleme ne aeroport per t’u kthyer perseri ne Itali.
    Pershendetje

Leave a Reply to aki behluli Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here