Home Ushqim Nenexhiku ndihmon lekuren dhe aparatin tretes

Nenexhiku ndihmon lekuren dhe aparatin tretes

3355
2

NenexhikuNenexhiku është një bimë e njohur për vetitë e saj dobiprurëse në organizëm që në kohët e lashta:

Shumë kultura dhe tradita popullore i dedikojnë atij virtyte qetësuese, kundër kollës, kundër dhimbjeve dhe afrodiziakë. Në thelb, nenexhiku konsiderohet i tillë falë vetive shëruese të vajit të tij esencial, por edhe falë përbërësve si mentoli (42%), monoterpeni, seskuiterpeni, tanina, flavonidet, acidi ursolik dhe oleanolik.

Nenexhiku, i pranishëm në natyrë në lloje të ndryshme, është i njohur kryesisht si kurim natyral për shqetësimet e aparatit tretës për vetitë e tij antispazmike, stomatike, antiinflamuese. Mund të përdoret edhe për të kuruar sëmundje infektive që nuk kanë nevojë për antibiotikë, si koliti, cistiti i lehtë, kolla.

Nenexhiku është i dobishëm për stomakun dhe ulcerën, përveç se përdoret si dezinfektues për faringit, bronkit dhe astmë.

Mentoli, mendohet që kryen një veprim stimulues mbi oreksin, duke shtuar sekrecionet dhe fluksin e lëngjeve të stomakut.

Shumë i përdorur është edhe çaji i nenexhikut, jo vetëm si pije e ngrohtë karakteristike e vendeve arabe, por edhe për gargare dezinfektuese për gojën dhe grykën, larje të fytyrës për të luftuar
yndyrën e lëkurës. Esenca e nenexhikut, bashkë me sodën e bukës dhe kalciumin, përdoren për të përgatitur pastën e dhëmbëve.
Vetitë e nenexhikut, shfrytëzohen edhe për përdorime ushqimore, në veçanti për të aromatizuar pjatancat e sallatave, por edhe për prodhime të ëmbla, pije dhe likere.

2 COMMENTS

Leave a Reply to Lida al Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here