Home Aktualitet Ndryshon kodi rrugor, gjoba më të larta për shkelësit

Ndryshon kodi rrugor, gjoba më të larta për shkelësit

628
1

Si një prej populljeve që vdesin të shkelin rregullat, të paktën kur jemi me makinë në rrugë duhet të mendojnë pak më shumë kur shelim semaforin apo tabelat.

Kjo sepse me kodin e rri rrugor policët nuk do të mjaftohen me gjoba 5000 lekë por me gjoba që shkojnë 40 mijë lekë. Për të shmangur katrahurën e aksidenteve në Shqipëri që vjen si pasojë e mos zbatimit të rregullave, kodi i ndryshuar rrugor ka parashikuar tashmë ndëshkime të rrepta.
Po si ndryshojnë gjobat me ligjin e ri? 
Ata që tejkalonin kufirin e shpejtësinë, gjobiteshin me 500 deri në 2000 lekë ndërsa tani do të gjobiten nga 2000 deri në 8000 lekë.
Drejtuesit e mjeteve që nuk silleshin në mënyrën e treguar të sinjalizimit rrugor ose sipas orientimit të policive të trafikut gjobiteshin me 500 deri në 2000 lekë ndërsa me ligjin e ri kjo shkelje do të ndëshkohet me 8000 lekë.
Kur nuk zbatoheshin ndalimet e parkimit, shoferët ndëshkohehsin me 4 mijë lekë ndërsa tani me ligjin e ri do të gjobiten me 16 mijë lekë.
Gjobat janë rritur ndjeshëm për përdoruesit e alkoolit në timon. Më parë ata gjobiteshin me 2.5 mijë lekë ndërsa tani do të gjobiten me 10 deri në 40000 lekë.
Ndërkaq në komisionin e ligjeve është debatuar gjatë për sa i përket propozimit të ministrisë së brendshme për 4 fishimin e gjobave për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Duke folur për këtë çështje deputeti i selisë rozë Pandeli Majko propozoi që në kod të parashikohet dyfishimi dhe jo katër fishimi i gjobave duke iu referuar në këtë rast edhe edhe situatës ekonomike dhe krizës globale fiananciare.

1 COMMENT

  1. gjobat jane akoma te vogla. populli shqiptar duhet te shtrohet me shume. vetem me diktaturen e ENVERIT ishte dikur ky popull njeri !! vajtem 20-vjet ne evrope dhe opinioni evropian eshte akoma i njejti sikurse 20-vjet me pare. vini ligjet ne funksion o pushtetare!!!!

Leave a Reply to trifon aliaj Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here