Home Sport Murinjo shtyn Kakane drejt Interit

Murinjo shtyn Kakane drejt Interit

856
1
Kalimi i Rikardo Kaka tek Interi, një hipotezë që në ditët e fundit ka shkaktuar shumë zhurmë në Milano, ka disa siguri, por edhe shumë dyshime. Duket e çuditshme, por në shtypin italian e spanjoll bëjnë të ditur se kjo ide e “çmendur” është fryt i dëshirës së Zhoze Murinjos dhe të fantazistit të tij Horge Mendes. Trajneri i Realit të Madridit ka qenë i pari që ka folur në telefon me Moratin, për t’i bërë të ditur zyrtarizimin e kalimit të Zllatan Ibrahimoviç tek Milani. Një lëvizje që zgjoi ndjenjat e një hakmarrjeje të Moratit, që kërkon të bëjë të njëjtën gjë me ish-idhullin e tifozerisë kuqezi, Rikardo Kaka. Murinjo dhe Morati flasin shpesh në telefon dhe tekniku portugez nuk e konsideron aspak prioritar rikthimin e Kakasë nga dëmtimi. Në vend të tij duket se mund të luajnë shumë mirë Mesut Ozil dhe 19 vjeçari Kanales, që të paktën deri tani kanë rezultuar opsione fondamentale. Sensi i bisedës së Murinjos me Moratin ka qenë i tillë: “Nëse në ditët e ardhshme do të kem konfirmimet e nevojshme taktike, Kaka mund të niset”. Në fakt, portugezi e di mirë se në mendjen e tifozëve interistë, por edhe të vetë Moratit, nuk do të kishte lëvizje më të bukur se ajo e blerjes së Kakasë. Kjo do të ishte një hakmarrje e bukur për transferimin e Ivrahimoviç te Milani në ditët e fundit të merkatos së verës. Mund të duket fantazi merkatoje, por duke njohur sesi Murinjo planifikon gjithçka që bën dhe që sheh, nuk është aspak kështu. Deklaratat e tij në verë, kur Kaka pësoi ndërhyrjen kirurgjikale në gju, lanë të kuptohet se braziliani nuk hyn në planet e tij.
Pengesat
A mjafton dëshira për hakmarrje ndaj Milanit që Kaka të kalojë tek Interi? Natyrisht që jo, sepse rruga që e bashkon brazilianin me zikaltërit duket e mbushur me pengesa. E para lidhet me Florentino Perezin, që është shumë i afeksionuar pas Kakasë, sa mund të lejojë edhe ekzistencën e problemeve mes tij dhe teknikut portugez. Perez pagoi 65 milionë euro për ish-mesfushorin e Milanit, ndërsa ai e kërkoi atë që para se të vihej në krye të klubit. Një ndërmjetës i Interit është duke kryer sondazhe rreth Perezit këto ditë, por presidenti madrilen as që ka pranuar ta presë “ndërmjetësin”, një agjent i FIFA-s që jeton në Spanjë. Madje, ai ka nisur të qeshë kur i është propozuar takimi për këtë çështje. Murinjo ndërkohë është duke u përpjekur ta bindë Realin për këtë lëvizje, e cila do të arrihej mbi bazën e 40 milionë eurove. Kjo do të bënte që klubi spanjoll të shlyente edhe borxhin prej 6 milionë eurosh që i ka Interit për marrjen e Murinjos. Ndërkohë, një tjetër pengesë është vetë Morati, që megjithë respektin e madh që ai dhe djali i tij Anxhelo Mario kanë për Kaka, kanë krijuar disa dyshime mbi kondicionin fizik.

1 COMMENT

Leave a Reply to leutrim hodaj Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here