Home Kulture Muaji korrik hap siparin për ekspeditat arkeologjike

Muaji korrik hap siparin për ekspeditat arkeologjike

634
1

Vera është një periudhë interesante për kërkimet arkeologjike. Instituti i Arkeologjisë, në fillim të muajt korrik do të nisë punën me disa ekspedita arkeologjike të cilat do të jenë të përqëndruar në parqet më kryesore si në Apoloni, Lezhë, Butrint, Korçë, etj.
Këto ekspozita do të ndërmerren në bashkëpunim me universitetet e Francës, Gjermanisë, Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas profesor Luan Përzhitës, shef i Departamentit i Antikitetit të vonë, në Institutin e Arkeologjisë, këto ekspedita priten të jenë shumë frytëdhënëse.
Ekspedita arkelogjike pritet të nisin punën pas 30 vitesh ndërprerjeje edhe në qytetin e Vlorës. Po sa rezultative kanë qënë dy ekspeditat të cilat sapo kanë përfunduar në Bylis dhe në Butrint, ja se si shprehet profesor Përzhita. Në institutin e Arkeologjisë ka nisur puna për botimin e Korpusit të Qëndrave Arkeologjike shqiptare e cila do të përmbajë 14 vëllime, ku tre vëllime pritet të përfundojë në fund të këtij vitit.

1 COMMENT

Leave a Reply to Meli Uka Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here