Home Shendetesi Mikrovala dëmton gjakun, sistemin tretës dhe imunitetin

Mikrovala dëmton gjakun, sistemin tretës dhe imunitetin

1466
2

Mikrovala është pajisja elektroshtëpiake më e përhapur pas televizorit. Kjo vjen pasi një mikrovalë është e shpejtë dhe ka përdorim të thjeshtë, nuk zë shumë vend, mund të përdoret për përgatitjen e ushqimit në shtëpi, në zyrë, madje edhe në restorante. Ndoshta edhe restorantet me famë për ushqime të shëndetshme mund të jenë të varura nga kjo pajisje elektrike për të ngrohur apo gatuar ushqimet, transmeton ‘Koha ditore’.

Parë nga një perspektivë e gjerë, sistemi tretës i njeriut ka evoluuar përgjatë mijëra viteve për të tretur ushqime të forta ose të gatuara me ujë apo nxehtësi. Megjithatë, ushqimet e gatuara me mikrovalë përfaqësojnë një metodë gatimi totalisht të huaj dhe të panjohur për sistemin tretës të njeriut. Logjika na bën të mendojmë se një metodë gatimi tërësisht e panjohur dhe e ndryshme do të ndryshojë vetitë kimike të ushqimeve, duke ndikuar në mënyrë negative në shëndetin tonë. Brenda mikrovalës gjendet një “magnetofon, i cili është një tub me elektrone. Elektronet bashkëveprojnë me energji magnetike dhe elektrike dhe shndërrohen në valë me mikrogjatësi.

Ky është rrezatimi që ndërvepron me molekulat e ushqimit. Elektronet e magnetofonit prodhojnë vale me gjatësi, të cilat bashkëveprojnë me pjesët pozitive dhe negative të molekulave të ushqimit. Molekulat e ushqimit fillojnë të vibrojnë, deri në disa milionë herë për sekondë. Ky vibrim molekular është shkaktari i krijimit të nxehtësisë në ushqim. Ky vibrim deformon molekulat e ushqimit dhe krijon përbërje të reja, që nuk njiheshin më parë. Është arritur të tregohet se këto përbërje të reja në ushqimet e gatuara në mikrovale dëmtojnë elementet e gjakut, sistemin tretës dhe atë imunologjik.

Hulumtimet që tregojnë efektin negativ mbi shëndetin e ushqimeve të gatuara me mikrovale janë kryer në Zvicër dhe Rusi. Të dy këto studime arritën në përfundimin se gatimi i ushqimeve në mikrovalë zvogëlon në mënyrë domethënëse vlerat ushqyese, deformon molekulat e proteinave dhe krijon përbërje të reja antinatyrale. Megjithatë, pjesa më shqetësuese ishte fakti se u vu re përkeqësim i shëndetit tek individët që merrnin vetëm ushqime të gatuara në mikrovalë.

Ndërkaq, sa i përket ngrohjes së ushqimit në mikrovalë, thuhet se ushqimet ngrohen në mënyrë jo të barabartë dhe kanë pjesë të mbingrohura dhe pjesë të ftohta. Pjesët e ftohta mund të nxisin rritjen e baktereve si salmonela dhe mund të pësoni një intoksikim nga ushqimi.

Për më tepër, kur përdoren enë apo mbështjellje plastike në mikrovalë, në ushqimin tuaj mund të përfundojnë shumë lëndë kimike të dëmshme.

2 COMMENTS

  1. Nese une e kam kuptuar tekstin me larte, mikrovalori gjat nxemjes apo gatimit te ushqimeve, nxjer nga enet plastike materiale te demshme per organizmin e njeriut! Andaj duhet hik nga perdorimi i keti aparati nese ka mundesi, nga se ushqimi i nxem nga ky aparat po sa te ftofet ngurret dhe nuk mun te perdoret fare!!! Ky faktt edheme bind se eshte i demshem per pergatitjen dhe nxemjen e ushqimeve me mikrovalor.

  2. Une e perdor mikrovalen vetem per te ngrohur ushqimin, perdor pjate dhe e mbuloj me nje kapak plastik qe eshte per kete pune,ne se eshte e mundur me jepni nje pergjigje eshte e demshme kjo?

Leave a Reply to qendra Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here