Home Aktualitet Llotaria Amerikane: Ja si do te zgjidhen fituesit e llotarise

Llotaria Amerikane: Ja si do te zgjidhen fituesit e llotarise

1093
1

Lyra Carr, Konsulle e SHBA në Tiranë, shpjegon procedurën e re të lotarisë amerikane, kushtet që duhet të plotësojnë aplikantët, të dhënat e formularit dhe paralajmëron që njerëzit të kenë kujdes nga mashtruesit e vizave
Ëndrra për të prekur Amerikën ka pushtuar prej vitesh dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë që çdo vit aplikojnë për të qenë një nga fituesit e “Lotarisë Amerikane”.

Plot me dëshirë për të marrë “Green Card” dhe një jetë më të mirë, shqiptarë plotësojnë aplikime pa fund duke paguar noterë dhe zyra të ndryshme që premtojnë se do t’iu sigurojnë fitoren. Të gjitha këto janë mashtrime që qytetarët i pësojnë në kurriz nga mungesa e informacionit.

Lyra Carr, Konsullja e SHBA në Tiranë, shpjegon procedurën që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë, mënyrën se si përzgjidhen fituesit, kushtet që duhet të plotësojnë dhe problemin me mashtruesit që hiqen sikur ndihmojë njerëzit duke iu marrë tarifa të kripura. “Nuk ka asnjë noter, përshpejtues, ndihmues, apo palë të treta që të jenë të miratuar nga Ambasada apo Qeveria Amerikane. Fituesit shpallen në internet”,- thotë Carr për “Shekullin”.

Konsulle Carr, si funksionon Viza e Shumëllojshmërisë (DV, ose e njohur nga Shqiptarët si Lotaria Amerikane)?

Çdokush, në mbarë botën, plotëson aplikimin e tij në adresën www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës 30 ditore të regjistrimit. Kjo periudhë regjistrimi ka filluar dhe do të vazhdojë deri më 3 Nëntor 2010. Aplikantët do të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter në Qendrën Konsullore në Kentucky, Sh.B.A.

Nga data 1 Maj 2011, duke përdorur numrin e konfirmimit, i cili i shfaqet në ekranin e kompjuterit sapo plotësohet me sukses aplikimi për lotari, pjesëmarrësit në lotari do të mund të kontrollojnë në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov nëse janë përzgjedhur. Nëse janë përzgjedhur, faqja zyrtare e internetit www.dvlottery.state.gov do t’ju japë udhëzime të mëtejshme se si të vazhdohet procesi.

Këtë vit ju keni kryer shumë udhëtime duke folur për “Lotarinë amerikane”.

Përse?

Ne duam të rrisim ndërgjegjësimin në lidhje me rregullat për Lotarinë e Shumëllojshmërisë (DV), të vëmë në dukje ndryshimet në procesin e aplikimit të këtij viti dhe të ndihmojmë shqiptarët të bëjnë zgjedhje të zgjuara për të marrë pjesë apo jo në Lotarinë e Shumëllojshmërisë.

Ka disa gabime, si p.sh. regjistrime më tepër se një herë, ose mospërfshirja e një pjesëtari të familjes, të cilat rezultojnë në skualifikim të menjëhershëm.

Ne në Ambasadë nuk na vjen mirë të shikojmë njerëzit të skualifikohen për këto lloj gabimesh që janë lehtësisht të shmangshme, ndaj shpresojmë që nëpërmjet kësaj përpjekjeje për informim të publikut, shqiptarët do t’i shmangin këto gabime të thjeshta.

Për më tepër, çdo vit ka plot shqiptarë që janë shfrytëzuar nga faqe interneti apo individë të cilët hiqen sikur përfaqësojnë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Nuk ka asnjë tarifë për të aplikuar për Lotarinë dhe të vetmet adresa interneti qeveritare të cilat janë zyrtare janë ato që mbarojnë me “.gov”.

Duke thënë këto, ne e kuptojmë që shumë shqiptarë nuk flasin anglisht dhe mund të kenë nevojë për dikë që t’i ndihmojë për të plotësuar Lotarinë. Kjo është në rregull, por shqiptarët duhet të zgjedhin dikë të besueshëm që nuk do t’i shfrytëzojë ata duke u marrë tarifa të kripura për të plotësuar aplikimet e tyre.

Mbani mend: Qeveria amerikane nuk kërkon asnjë pagesë për të marrë pjesë në Lotarinë e Shumëllojshmërisë! Nuk ka asnjë noter, përshpejtues, ndihmues, apo palë të treta që të jenë të miratuar nga Ambasada apo Qeveria Amerikane. Nuk ka rëndësi se kush e plotëson aplikimin tuaj; personi, emri i të cilit është në aplikim duhet të ruajë numrin e konfirmimit, sepse atij do t’i duhet ky numër për të kontrolluar nëse ka fituar.

A kualifikohet menjëherë çdokush që është përzgjedhur nga kompjuteri?

Jo. Për t’u kualifikuar për Lotarinë, aplikantët anembanë botës duhet të plotësojnë kriteret shumë të rrepta të kërkesave të kualifikueshmërisë arsimore ose profesionale. Aplikantët duhet të bëjnë zgjedhje të zgjuara për faktin nëse ata duhet të aplikojnë apo jo për Lotarinë e Shumëllojshmërisë.

Shqiptarët të cilët nuk e kanë mbaruar arsimin e shkollës së mesme i cili duhet të jetë i barabartë me arsimin e shkollës së mesme në Amerikë (4 vjet, me kohë të plotë) nuk do të kualifikohet bazuar në kushtin e arsimit. Arsimi profesional me kohë të pjesshme, dhe dëftesat e pjekurisë me korrespondencë, qoftë edhe ato të programit 5-vjeçar, nuk kualifikohen për programin e Lotarisë së Shumëllojshmërisë.

Megjithëse në raste të rralla, është e mundur të kualifikohesh në bazë të eksperiencës së punës; profesionet që mund të përdoren për këtë eksperiencë pothuajse gjithmonë kërkojnë një nivel arsimi përtej atij të shkollës së mesme të kërkuar për Lotarinë. Edhe pse dikush është përzgjedhur nga kompjuteri, nëse nuk plotëson kushtet minimale të kualifikimit, nuk do të marrë vizë nëpërmjet Vizës së Shumëllojshmërisë.

Po nëse aplikanti ka një fëmijë i cili nuk jeton me të, apo nëse është duke u ndarë nga bashkëshortja/bashkëshorti?

Të gjithë fëmijët nën 21 duhet të përfshihen, edhe në qoftë se ata nuk jetojnë me prindin. Nëse nuk janë të ndarë ligjërisht ose divorcuar ligjërisht nga bashkëshort-i/ja, duhet ta përfshijnë edhe atë në regjistrim.

Mbani mend, fakti që dikush është i përfshirë në aplikimin për lotarinë nuk do të thotë se ai është i detyruar të marrë pjesë në procesin e aplikimit për intervistë apo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara.

A do të paguajë qeveria Amerikane për banesën në SHBA, apo të ndihmojë për të gjetur një punë, apo subvencione për të filluar jetën?

Jo, aplikantët e DV-së nuk do të marrin asnjë lloj subvencioni apo ndihmë federale. Megjithatë, ne duam që të kenë sukses në Amerikë dhe të kaloni një tranzicion sa më të qetë që të jetë e mundur, kështu që në disa raste, ne mund t’ju kërkojmë atyre që të gjejnë një sponsor që bie dakord për të ndihmuar, kur të shkojnë fillimisht. DV-ja u ofron atyre që janë të përzgjedhur rastësisht, një mundësi të madhe për të emigruar dhe të fillojnë një jetë të re në Shtetet e Bashkuara. Ambasada ju uron shumë fat shqiptarëve për këtë vit të Lotarisë.
Ku duhet të regjistrohen njerëzit?

Ju mund të regjistroheni për Lotarinë në www.dvlottery.state.gov dhe nuk ka pagesë për t’u regjistruar. Sidoqoftë, përpara se të plotësoni formularin e regjistrimit lexoni udhëzimet në http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html për t’u siguruar që kualifikoheni. Nëse kualifikoheni, nuk ka arsye përse të mos regjistroheni. Ju urojmë fat!

1 COMMENT

  1. babait tim i ka dale viza amerikane para shume vjetesh dhe i eshte refuzuar per shkak se nuk kishte shkolle une kam ndonje problem per llotarine amerikane

Leave a Reply to ermal Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here