Home Aktualitet Llotaria Amerikane, ja cfare duhet te dini para se te aplikoni

Llotaria Amerikane, ja cfare duhet te dini para se te aplikoni

693
1

llotaria-amerikane2-300x218Një vështrim i përgjithshëm i programit
Programi i Vizave Emigruese të Shumёllojshmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administrohet nga Departamenti i Shtetit në bazë vjetore. Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA) mundёson viza për një grup “emigrantësh të shumёllojshmërisë”, prej vendeve me shkallë historikish të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Pёr vitin fiskal 2017, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas.

Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmёrisё në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.

Për Lotarinë DV-2017, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam.

Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm. Nuk ka ndryshime për pranueshmërinë këtë vit.

Pranueshmëria për të Aplikuar:

Kërkesa #1: Individët të lindur në një vend, vendasit e të cilit kualifikohen për të aplikuar për programin e lotarisë, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar. Nëse nuk keni lindur në një vend tё pranueshёm pёr tё aplikuar pёr lotarinё, ka dy mënyra me anë të të cilave ju mund të kualifikoheni.

 A ka lindur bashkëshorti/ja juaj ka në një vend tё pranueshёm pёr tё aplikuar pёr lotarinё? Nëse po, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshortit/es nё regjistrimin pёr lotarinё— me kushtin që emri juaj dhe i bashkëshortit/es tё jetё i renditur në aplikimin e përzgjedhur, t’ju lëshohet viza, dhe të hyni në SHBA në të njëjtën kohë.

A keni lindur në një shtet, vendasit e tё cilit nuk janё tё pranueshёm pёr tё aplikuar pёr lotarinё, por asnjëri nga prindërit tuaj s’ka lindur, apo s’ka qenё rezident i ligjshёm atje në kohën kur ju keni lindur? Nëse po, ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2017. Për më shumë detaje mbi kuptimin e paragrafit të mësipërm, lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh.

Kërkesa #2: Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesat e arsimit ose kërkesat e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, si vijon:
OSE
 Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm;
OSE
 dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.

Për më shumë informacion rreth eksperiencës së punës së kualifikueshme, lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh më poshtë.
Ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Lotarisë në qoftë se ju nuk mund të plotësoni të dyja kërkesat e mësipërme.

Periudha e regjistrimit
Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2018 duhet të kryhet në mënyrë elektronike në: www.dvlottery.state.gov, midis mesditës, Orës Ditore Lindore (EDT) (GMT-4), e enjte, 1 tetor 2016, dhe mesditës, Orës Standarte Lindore (EST) (GMT-5), e martë, 3 nëntor 2016. Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesё të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen.

Plotësimi i regjistrimit elektronik për Programin e Lotarisë DV-2018.
Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS- 5501) online në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov.

Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas. Jeni tё inkurajuar të plotësoni vetë formularin e regjistrimit, pa ndihmën e një “këshilltari për viza”, “agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë. Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më tё saktё, të merrni faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë faqen tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit. Ju gjithashtu duhet të keni akses tek posta elektronike që keni vendosur tek regjistrimi juaj në E-DV. Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më shumë informacion rreth mashtrimeve të Vizave të Shumëllojshmërisë.

Pasi të keni dorёzuar elektronikisht regjistrimin e plotë, do t’ju shaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin unik të konfirmimit. Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 3 maji 2016, ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të tё Regjistuarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2017, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më tepër informacion mbi procesin e përzgjedhjes.

Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotёsuar regjistrimin tuaj E-DV: 1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emёr mesi, por vendosni N/A.

2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
3. Gjininë – mashkull ose femër.
4. Qytetin e lindjes.
5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes.

Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara Shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t’ju bëjë të kualifikueshëm.

7. Fotografitë e tё regjistruarve – Fotografi personale tuajёn të kohëve të fundit, të bashkëshortit/es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Residentë të përhershëm ligjorë, por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie.

Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për më shumë informacion.

8. Adresa postare – Në emër të
Adresa Rreshti1
Adresa Rreshti 2
Qyteti
Rrethi
Kodi Postar
Shteti

9. Shteti ku jetoni aktualisht.

10. Numri i telefonit (jo i detyruar).

11. Adresë E-maili – Një adresë poste elektronike në të cilën ju keni akses tё drejtpёrdrejtё. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar që informacion me detaje i intervistës për vizën emigruese ёshtё vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ ju dërgojё një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-sё. Shikoni Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacion në lidhje me procesin e përzgjedhjes.

12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: (1) vetëm Shkollë fillore, (2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë (3) Diploma e shkollës së mesme, (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplomë universitare, (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare, (8) Master, (9) Disa Kurse të doktoraturës, dhe (10) doktoraturë. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me kërkesat arsimore.

13. Statusi aktual martesor – I Pamartuar, i martuar, i divorcuar, i ve, ose i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj. Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj nё regjistrimin pёr lotarinё do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do tё kërkojё dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV, edhe pse ju nuk do të penalizoheni në qoftë se ju i përfshini në formularin tuaj të aplikimit. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me anëtarët e familjes.

14. Numri i fëmijëve – Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.

Sigurohuni që të përfshini:
• të gjithë fëmijët biologjikë;
• të gjithë fëmijët ligjërisht të birёsuar nga ju; dhe,
• të gjithë fëmijët nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju.

Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Stausit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga “përjashtimi pёr shkak tё moshës”. Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar tё kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizёs, ai/ajo mund të trajtohet sikur ai/ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës.

Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversiteti, dhe ju nuk do të penalizoheni për mospërfshirjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj.

Mospёrfshirja nё regjistrimin pёr lotarinё i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me anëtarët e familjes. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me Përfundimin e Aplikimit tuaj Elektronik pёr Programin DV-2017.

Përzgjedhja e Aplikantëve
Bazuar në shpërndarjen e vizave tё disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndёrmjet aplikimeve të kualifikuara. Për të gjithë aplikantët e DV-2017 do të kërkohet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi DV-2017 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV www.dvlottery.state.gov duke filluar nga 3 maji 2016 deri tё paktёn më 30 qershor 2017.

Nëse aplikimi juaj përzgjidhet, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2017. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me email. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit. Individët të cilët nuk janë të përzgjedhur gjithashtu do të njoftohen VETËM përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar fuqimisht të hyni vetë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve dhe të mos mbështeteni tek dikush tjetër për të kontrolluar dhe për t’ju informuar.

Nëse jeni përzgjedhur, në mënyrë që të merrni njё vizë DV pёr të emigruar në Shtetet e Bashkuara, ju prapёseprapё duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e pranueshmërisё sipas ligjit të SHBA-sё. Këto kërkesa mund të rrisin nivelin e kërkuar të shqyrtimit dhe kohën e nevojshme për shqyrtim për vendasit e disa vendeve të renditura në këtë njoftim, duke përfshirë, por jo kufizuar në, vendet e pёrcaktuara si shtete sponsorizuese të terrorizmit.

Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëve të përzgjedhur që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojnë deri në mesnatë më 30 shtator 2017. Në asnjë rrethanë DV-tё nuk mund të lëshohen apo të autorizohen pas kësaj date, dhe as anëtarët e familjes së DV-sё tё cilёt nuk e morёn vizёn nё tё njёjtёn kohё me aplikantin kryesor nuk mund t’i bashkohen aplikantit kryesor në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me procesin e përzgjedhjes.

1 COMMENT

  1. Jam elindur me 01.02.1983 ne fshatin gradic komuna e drenasit jam e punsuar prej vitit 2004ne QKMF malishev jam infermjer drejtimin mami nje djal ekam ilindur me 05/31/2006 jam e divercuar afer 4 vite djali muka besuar mu me proces gjygjsor asht i afer shum me mu , djalin e kontakto babai vet dyher ne muj ka tri dit.Jetoj tash me djal ne prishtin adresa "trining ismajli" pjesa e banimi te sllovenia sportit kam shkollen mesme mjeksis kam trajmi mjeksis familjare ju kerkoj qe me ralizohet uroj qe tkem fat.

Leave a Reply to Arjana uka Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here