Home Aktualitet Lezhe, shperthim tritoli ne banesen e gardianit te burgut “Shen Koll”

Lezhe, shperthim tritoli ne banesen e gardianit te burgut “Shen Koll”

715
2

lezheNjë shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. Një sasi tritoli e cila ishte vendosur në katin e 4 të një apartamenti ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit, ndërsa objekt i sulmit ka qenë Paulin Deda efektiv i burgut të Shën Kollit në Lezhë. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme të derës së shtëpisë, ndërsa në momentin e shpërthimit 4 pjestarët e familjes Deda kanë qenë në gjumë.

Ngjarja ka shkaktuar panik te ata si dhe tek banorët e tjerë të pallatit të cilët kanë sinjalizuar menjëherë policinë. Efektivi i burgut të Shën Kollit, Paulin Deda, i cili ishte edhe objekt i sulmit e lidh ngjarjen me detyrën që ai ka. Sipas tijë ka patur kërcënime, por që asnjë herë nuk ishin marrë shumë serioze nga ana e tjë.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, ndërsa është bërë e ditur se edne nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Uniformat blu të Lezhës kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve të xhenierëve të cilët kanë ardhur nga Tirana për të përcaktuar sasinë dhe llojin e tritolit që është vendosur.
Nga të dhënat e para është bërë e ditur se autorët e kësaj ngjarje nuk kanë qenë profesionist pasi kanë lënë shumë gjurmë në vendin ku është vendosur sasia e tritolit.

Kjo pritet që të ndihmojë edhe policinë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjare.Paulin Deda punonte prej 8 vitësh si polic i grupit të gatshëm që shoqërojnë të burgosurit për ti dërguar ata në seancat gjyqësore në gjykata.

2 COMMENTS

  1. Flm, per vleresimin, Z,Kin une jam Pavlin Deda, personi i demtuar, me vjen mire qe ka njerez qe mendojne keshtu, dhe dua tju them te gjith lexueseve, se jam munduar te bej punen per te mbajtur familjen, time, dhe asnjeher nuk kam vepruar PA urdher te eproreve te mi, dhe sipas rregullores se policis se burgjeve, por po e shoh se kjo eshte e PA mundur te pakten edhe per ca kohe.

  2. Kjo difton se shqiptaret jane te inkriminuem, nuk duen shtet, por rremuje. Ne burg shkojne te fajshmit e dikush do i percjelle, pa u ndodh gja.
    Paulin Deten, qe shoqnon te burgosunit, duhet me e falnderue, se u siguron jeten te burgosunve kur i çon ne "seancat gjyqsore" se, mos Paulini, dikush ka me i çue. Popullsi injorante, rrite si bagetia… Fajesojne nji te pafajshem. Paulinin qe as e njoh, as e dí, po neser do t' me shoqnoje edhe mue ne "gjykate", se nuk shkoj vete me u denue pa m' shoqnue dikush, duhet me e FALENDERUE.

Leave a Reply to Kin Buba Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here