Home Aktualitet Kërkesat ndaj shtetasve shqiptare dhe tarifat qe duhen paguar ne vendet Schengen

Kërkesat ndaj shtetasve shqiptare dhe tarifat qe duhen paguar ne vendet Schengen

2510
11
Keto jane disa nga rregullat qe shtetasit shqiptare duhet te kene parasysh kur te levizin ne vendet Schengen
a) Pasaportë biometrike.

b) Deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe paraqitja, para punonjësit të kontrollit kufitar, e dokumenteve që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.

Kur deklaron në kufi se po udhëton për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor.
Kur deklaron se udhëton për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, paraqitet konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar ( rastet e kryerjes së analizave etj.).
Kur deklaron se udhëton për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet  informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj.
Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë siguracionin shëndetësor (që përfshin udhëtimin dhe periudhën e qëndrimit) dhe nëse udhëtohet me makinë, dokumentacionin e nevojshëm të makinës (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti dhe kartoni i gjelbër i sigurimit ndërkombëtar të makinës).
Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)
Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit  në zonën Shengen
Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e  prejardhjes ose tranzitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë?. Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli.
c) Shtetasi udhëtar nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.

d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.

Nëse për çdo njerin shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative kufitare apo ato gjyqësore të qoftë edhe njerit nga 24 vendet e Shengenit, përfshirë dhe Zvicrën, për t’i ndaluar hyrjen në atë vënd, dhe ky informacion është hedhur në sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende; pra do të prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të hapësirës Shengen. Vendimet për të ndaluar hyrjen, janë kompëtencë e këtyre autoriteteve. Këto vendime meren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Shengen, dhe që janë:
kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënim minimal 1 vit burg.
kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi, kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen pë raste të qëndrimit të paligjshëm.
kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.
Vendimet të tilla, në të gjitha rastet u janë  komunikuar me shkrim të interesuarve.
e) Për minorenët kërkohet të respektohen kushtet e lëvizjes së minorenëve nëse nuk janë të shoqëruar nga të dy prindërit.

Çdo udhëtar duhet të ketë parasysh se:
Autoritetet kufitare të shteteve anëtare Shengen kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen në zonën Shengen.
Ketu jane lista e vendeve te Schengenit dhe fondet minimale qe do t’iu kerkohen qytetareve tane:
* Austria – Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
* Belgjika – 38 euro ne dite per qytetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 50 euro per ata qe prenotojne hotel
* Republika çeke – 0. 5 herë minimumin jetik në ditë nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18
* Danimarke – 350 DKK (50 euro) per cdo dite te qendrimit
* Estoni – 600 EEK (38.5 euro) per cdo dite te qendrimit
* Finlande – 30 euro per cdo dite te qendrimit
* France – 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
* Gjermani – 45 euro per cdo dite qendrim
* Greqi – 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
* Hungari – 1000 HUF (3.6 euro) per cdo hyrje
* Itali – 1 deri ne 5 dite shume fikse 269.60 euro / 6 deri ne 10 dite shuma per dite 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
* Latvia – 10 LVL (14 euro) ne dite per qyetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) per ata qe prenotojne hotel
* Lituani – 40 euro per cdo dite qendrimi
* Luksemburg – Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
* Malte – 37 euro per cdo dite te qendrimit
* Poloni – PLN 100 (25.4 euro) per cdo dite te qendrimit
* Norvegji – 500 NOK (62 euro) per cdo dite te qendrimit me miq apo familjare
* Sllovaki – 3450 SKK (114.51 euro) per cdo dite te qendrimit, shuma ulet 50% per udhetare nen 16 vjec
* Slloveni – 70 euro per cdo dite qendrimi, shuma ulet 50% per te miturit te cilet jane pjesetare te familjes se udhetimit
* Spanje – 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
* Suedi – 360 SEK (38.67 euro) per cdo dite te qendrimit

11 COMMENTS

  1. Pershendetje para pak kohe me kapen ne belgjik ilegal per te shkuar ne angli dhe pasi me kapen me kthyen ne shqipri desha te di a kam mar ekspuls apo jo pyeta ne nje nga doganat shqiptare dhe me than qe jam I ndaluar te shkel vetem ne belgjik a eshte e vertet

    • kam udhetue per ne gjermani me 05.11.2016deri me 11.12.2016 gjithesejt 37 dite periudha e dyte brenda gjashte mujorit qe kam udhetue 25.02.2017 deri me 16.04.2017 51 dite me intereson pas perfundimit te gjashtmujorit te par qe me perfundon diku me 03.05.2017 kur kam te drejt te filloj gjasht mujorin e dyte apo duhet te pauzoi ndoj dite.

  2. pershendetje…mire te gjitha vendet e mesiperme e kan kuoten e tyre fikse te …qendrimit ditor…po islanda…sa munde te jete..si kuote fikse te qendrimit ditor….respekt danieli.

  3. Persa i perket vizave turistike eshte e nevojshme te kene rezervimin e hotelit. per femijet nen 2 vjec nuk paguhet asnje tarife.
    ndersa per minorenet eshte shume e nevojshme te kene nje dokument nga prinderit (nje ftese , adresa ku banon ose nje vertetim nga puna )

  4. un jamm anna dhe jam familjare jemi tre veta un buri dhe cuni im 1 vjec.ne duam te ikim ne itali per te kaluar vitin e ri dhe te kthehemi.po femija im qe esht nje vjec pagon bilet dhe sa lek duhen per ne te tre te ikim.faleminderit

Leave a Reply to kristjan Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here