Home Aktualitet I ngacmoi gruan, i këput veshin me dhëmbë fqinjit

I ngacmoi gruan, i këput veshin me dhëmbë fqinjit

691
1

bilishtXhelozohet për bashkëshorten, 41-vjeçari kafshon dhe i këput veshin me dhëmbë një të riu. Ngjarja e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Bilishtit. Burime zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Korçës, bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër, 41- vjeçari Ferdinand Mulla i ka këputur veshin me dhëmbë 32-vjeçarit me iniciale F.LL.. Sipas burimeve të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Bilishtit. Nga dëshmitë e dhëna në polici, si nga autori, ashtu edhe nga dëshmitarë të rastit, mësohet se bashkëshortja e 41- vjeçarit ka qenë duke kaluar në rrugë, por është ngacmuar me fjalë nga 32-vjeçari F.LL., teksa e gjithë skena është parë nga bashkëshorti i saj, Ferdinand Mulla, i cili ka qenë i ulur në një lokal aty pranë. Sapo ka parë 32-vjeçarin që ka ngacmuar bashkëshorten e tij, babai i dy fëmijëve është ngritur i revoltuar nga lokali dhe pas një debati me fjalë, ka nisur ta qëllojë me grushta të riun në rrugë. Ai nuk është ndalur më tej por e ka kafshuar në vesh, duke i këputur një pjesë të tij.

Ngjarja ka shokuar edhe banorë të zonës, të cilët kanë ndërhyrë për të ndarë palët. 32-vjeçari ka marrë plagë të rëndë, pasi një pjesë e veshit të tij u këput me dhëmbë nga 41-vjeçari. Mandej i riu është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës, ku aktualisht sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia ka arrestuar në flagrancë 41-vjeçarin Ferdinand Mulla, banues në qytetin e Bilishtit, nën akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”. Pas arrestimit, babai i dy fëmijëve mësohet se ka deklaruar në polici edhe shkakun e vërtetë të ngjarjes, që, sipas tij, ka të bëjë me ngacmimin e bashkëshortes nga ana e 32- vjeçarit.

1 COMMENT

Leave a Reply to blini Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here