Home Aktualitet Elsina Hidershaj (Emmy) nderron jete ne spital

Elsina Hidershaj (Emmy) nderron jete ne spital

1211
1

Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak këngëtarja Emmy, e cila gjendej në gjendje kome që prej ditës së djeshme, pas një aksidenti. Biznesmeni kosovar aksidenton rëndë të dashurën e tij, këngëtaren Emmy (Elsina Hidersha). Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën “Sadik Petrela”, ku ndodhet një nga lokalet më të njohura të natës në kryeqytet, ku edhe këndonte këngëtarja 22-vjeçare Elsina Hidersha, e njohur me emrin e saj të artit “Emmy”.
Këngëtarja nga fshati Rehovicë e Skraparit, me banim në Sauk të Tiranës, mori plagë të rënda nga aksidenti dhe deri dje në mbrëmje vonë ndodhej në gjendje të rëndë dhe ishte në rrezik për jetën. Ndërkaq në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi si të dyshuar për ngjarjen Haziz Kelmendin, 47 vjeç nga Mitrovica, biznesmen dhe tregtar i njohur në fushën e hotelerisë në Kosovë.
Sipas policisë, Kelmendi dyshohet se në gjendje të dehur, përplasi me veturën tij “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188, ish të dashurën e tij Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte, Kelmendin i cili po largohej nga lokali ku ajo këndonte, me një vajzë tjetër ndërsa kishte braktisur këngëtaren. Incidenti ndodhi të shtunën duke u gdhirë dita e djeshme në rrugën “Sadik Petrela”, menjëherë sapo Kelmendi kishte shkuar me një vajzë në lokalin e njohur, ku ish- e dashura e tij ishte këngëtare e lokalit dhe këndonte aty live për gjatë fundjavave.
Madje në rrjetin social facebook, këngëtarja Emmy, ka edhe një profil për fansat e saj, ndërsa në të ka jo pak foto të nxehta dhe provokuese. Në lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari, do të këndonte mbrëmjen e të shtunës, mbërriti edhe ish- i dashuri i Hidershës, biznesmeni kosovar nga Mitrovica Haziz Kelmendi. Ai shoqërohej nga një vajzë tjetër shumë e hijshme, e re me të cilën sipas burimeve të policisë ai tashmë kishte filluar një marrëdhënie të re, pas ndarjes me Emmy-n. Për orë të tëra sipas burimeve të policisë besohet se 47-vjeçari Kelmendi, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.
Afër mëngjesit rreth orës 4:00, Kelmendi bashkë me të dashurën e tij të re, lanë lokalin dhe dolën që andej për t’u larguar me veturën e biznesmenit, një “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188. Në këtë kohë edhe këngëtarja Emmy, jashtë lokalit. Në tentativë për të ndaluar ish- të dashurin e saj, biznesmenin kosovar që të largohej me vajzën tjetër të re me të cilën ishe lidhur, Hidershaj është kapur në një pjesë të xhamit të të fuoristradës. Në këtë kohë, Kelmendi ka shtyrë me gaz veturën e tij përpara dhe më pas ka ecur mbrapsht në tentativë për t’iu shmangur vajzës “VIP”, me të cilën ai kishe pasur lidhje.
Në këtë kohë, Emmy, humbi ekuilibrin duke rrëshqitur dhe duke u përplasur nga vetura e ish-të dashurit të saj. Nga kjo përplasje Elsina Hidershaj, (Emmy), mori plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, për kurim, por gjendja e saj mësohet se vazhdon të jetë e rëndë. Policia menjëherë pas ngjarjes shoqëroi dhe ndaloi biznesmenin kosovar Haziz Kelmendi me akuzën e vrasjes me veturë. Ndërkaq policia pritet të sqarojë edhe detaje dhe rrethana të tjera të ngjarjes, për të klasifikuar ngjarjen si vrasje aksidentale, apo si vrasje të qëllimshme.

1 COMMENT

Leave a Reply to donna Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here