Home Aktualitet Durres, Rama sulmon LSI-ne: Porti ka rritur 70% administraten për të blerë...

Durres, Rama sulmon LSI-ne: Porti ka rritur 70% administraten për të blerë teserat

247
1

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish LSI-në gjatë mitingut përmbyllës të fushatës në qytetin bregdetar.

Rama duke u ndalur te reforma në administratë, u shpreh se shembull i qartë është porti i Durrësit, (Në varësi të Ministrisë së Transportit që drejtohet nga LSI) ku sipas tij për 44 muaj nuk është investuar asnjë lek, ndërsa është rritur 70% administrata për të blerë teserat e atyre që iu shërbejnë qytetarëve. Ai u bërri thirrje qytetarëve që të mos i besojnë LSI që thotë do të hapë 100 mijë vende pune, pasi ai lloj punësimi në administratë do të mbyllet në 25 qershor.

Tani do ndërmarrim reformën tjetër, për të nxjerrë nga zyrat e shtetit, sojët dhe sorollopët e pushtetit. Në Durrës ka një fakt; 300 metra nga këtu, porti më i madh i Shqipërisë, ku sot është foleja më domethënëse, kap një copë shtet dhe e nxjerr si ta nxirrte nga tepsia e pushtetit.

Një port që unë iu siguroj, që do ta çlirojmë në 25 qershor dhe në 4 vitet e ardhshme, ku për 44 muaj nuk është investuar asnjë lek, ndërsa është rritur 70% administrata për të blerë teserat e atyre që iu shërbejnë qytetarëve dhe do investojmë mbi 100 mln euro.

Në portin e Durrësit janë larguar specialistë me përvojë, për ta mbushur me njerëz që nuk kanë lidhje me portin. Atyre njerëzve unë ju them shumë thjesht, s’ka problem, ju është dashur një punë dhe mënyra se si jepet një shans për të gjithë është hajde të jap punën dhe më dorëzo këtu identitetin tënd, dinjitetin tënd, dhe nga cdo vend pune për cdo rrogë dua përqindjen për partinë, prandaj të gjithë ata që sot janë në punë të shtetit dhe i paguajnë përqindje një partie të tepsisë së pushtetit një gjë do fitojnë.

 Aleatët dhe kundërshtarët u janë turrur reformave dhe reformës në arsim, por çfarë kanë, çfarë nuk duan te matura? Ishte kopje shtetërore, sot është maturë shtetërore. Ai tjetri që thotë se do të hapim 100 mijë vende pune, ai lloj punësimi i të rinjve do të mbarojë në 25 qershor, punësimi i të rinjve, që e fillojnë me kopje e vazhdojnë me diploma false dhe e përfundojnë në zyrat e shtetit do të mbarojë në 25 qershor” tha ai.

Rama tallet me Blushin dhe Kaubojsin
Rama ka kërkuar një mandat të dytë për të drejtuar Shqipërinë, sipas tij për të vazhduar reformat me qëllim përmbylljen e projekteve që janë nisur në 4 vitet e para. Ndërsa nuk kurseu ironinë për Bashën, Vasilin, Kaubojsin e as Blushin, duke e ironizuar për programin që çdo çift do të marrë nga një mijë euro për çdo bebe.

Nuk e kemi ndërtuar ende shtëpinë e shtetit shqiptar, modern dhe demokratik. Pashë një përpjekje të disave që duan të dalin forcë e parë në Durrës, duke treguar në disa cepa dhe rrugë pjesë ende të pa rindërtuara. Më erdhi keq, pjesë ende të infektuara të trupit të Shqipërisë, pjesë ende të pazhvilluara ka kudo dhe sa të duash, por ama, një gjë është e sigurt; shërimi i kancerit që mori peng Shqipërinë ka filluar.

Fakte të shtrembëruara në lidhje me premtimet, kemi mbajtur shumë zotime, ndër to më madhoret; Reformën në Drejtësi, që është realiteti, vettingu ka filluar dhe pallati i drejtësisë do të çlirohet. I kam dëgjuar politikanët që thonë lloj lloj gjërash, por më dëgjoni mua, gjykatësit që do të dalin të pastër do të jenë për herë të parë që nuk do ia dinë për nder asnjë politikani, ku do të fillojë gjykimin e zullumit të politikës.

Ben Blushi është më i madhi nga të gjithë, thotë bëni sa më shumë kalamaj se do merreni nga 1 mijë euro. O burra forca, forca bëni sa më shumë. Këta janë pengmarrësit e shtetit shqiptar, që vijnë për të marrë vota dhe kërkojnë tepsinë” deklaroi ai.

Previous articleLulezim Basha te Rudina: Kam punuar edhe ne Call Center
Next articleJa lista e studenteve qe u jane njehsuar diplomat

1 COMMENT

  1. Ah vertet?!
    Po tani si eshte porti, kush po e drejton dhe sa eshte numri i administrates?!

    Mbani rregull, respektoni ligjin dhe i lini investitoret te punojne se japin zhvillim e prosperitet.

Leave a Reply to Antitepsija Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here