Home Sociale Durres, aksion per prishjen e lokaleve

Durres, aksion per prishjen e lokaleve

1014
1

DurresInspektoriati Ndërtimor i bashkisë së Durrësit ka disa ditë që ka nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje, që me kioska apo lavazhe në Urën e Dajlanit apo hyrje të Portit detar. Tani aksioni do të fokusohet në qendër të qytetit
Në Durrës po përgatitet ndërhyrja më e madhe në 10 vitet e fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Rreth 30 lokale, bare e restorante, të përmasave të mëdha, do të rrafshohen dhe sipërfaqja mbi të cilën ato janë ndërtuar do të rikthehet në lulishte publike. Bëhet fjalë për lokalet që ndodhen në dy krahët e rrugës që të shpie te Mauzoleu i Dëshmorëve.
Gjatë 5 viteve të fundit të dyja sipërfaqet u zunë me lokale, pjesa më e madhe e të cilave mjaft luksoze. Por bashkia ka vendosur që t’i shembë këto lokale dhe t’iu kthejë qytetarëve durrsakë gjelbërimin e dikurshëm.

Vendimi
Në klimën e përgjithsme, të krijuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë përsa u përket prishjeve të ndërtimeve pa leje, është përfshirë edhe bashkia e qytetit të Durrësit. Inspektoriati Ndërtimor i kësaj bashkie ka disa ditë që ka nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje. Fillimisht, puna ka nisur për prishjen e kioskave apo lavazheve në mjedise publike apo akse rrugore strategjike, sikurse janë Ura e Dajlanit apo hyrja nr. 4 e Portit detar.

Ndërkohë, dilemat nëse do të ndërhyhet fuqishëm në zona të mbushura me lokale pa leje i ka sqaruar kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai tha për Shqiptarja.com dje se ”do të ndërhyhet te zona e Mauzoleut të Dëshmorëve për prishjen e lokaleve që janë ngritur në të dyja anët e rrugës kryesore”.
Nga ana tjetër, ai ka shtuar se nuk do të ketë ndërhyrje për prishjen e lokaleve që ndodhen përgjatë bregdetit që të çon në plazhin e Currilave.
Biznesmenë të ndryshëm fillimisht blenë katet e para të pallateve të cilat më pas i transformuan në lokale të mëdha duke shfrytëzuar edhe sipërfaqet jashtë tyre.

Lokalet, me status kioskash, por tepër luksoze
Në të dyja anët e rrugës së Mauzoleut të Dëshmorëve janë ngritur një numër i konsiderueshëm lokalesh, bare dhe restorante. Ato kanë statusin e kioskave zyrtarisht, por në fakt janë objekte mjaft luksoze dhe pajisura në mënyrën më moderne të mundshme. Ato kanë nisur të ndërtohen përpara 5 vitesh dhe tani kanë zënë të gjithë hapësirën e kësaj zone.

1 COMMENT

  1. Tungjatjeta Vangjush !
    Te pershendesim per nismen qe keni marre, per prishjen e ambienteve shtese ( ish lulishtet ne afersi te Muzeumit te Deshmoreve.
    Nje shqetesim i madh per qytetaret e Durresit eshte edhe ndertimi I banesave shtese ne taracat e pallateve te qytetit, te cilat e shumtojne aq shume qytetin sa dhe lulishtet e zena, ( shiko ndertimin pa leje dhe te pa mbaruar te shteses ne pallatin perballe gjykates se Durresit ).

Leave a Reply to Qytetari I Durresit Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here