Home Kosova Busek: Serbia t`i propozojë Prishtinës ndryshimin e kufijve

Busek: Serbia t`i propozojë Prishtinës ndryshimin e kufijve

740
1

Shefi i fundit i Paktit të Stabilitetit për Evropën juglindore, Erhard Busek, ka vlerësuar se Serbia do të duhej të dilte me një propozim për ndryshimin e kufijve në Kosovë, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare do të pajtohej me këtë zgjidhje, nëse arrihej kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë dhe propozimin për ndarje do të duhej dërguar direkt kosovarëve dhe të bisedohet me ta për zgjidhjen, tha ish- zëvendës kancelari austriak. Diplomati austriak sqaroi se është i vetëdijshëm se ideja për ndryshimin e kufijve nuk po gjen mbështetje në shumicën e vendeve të BE-së dhe në SHBA.

“Brukseli e Washingtoni thonë se kufijtë nuk mund të ndërrohen, por nëse Prishtina e Beogradi do të merreshin vesh, atëherë edhe evropianët e amerikanët do të pajtoheshin me idenë e tillë”, deklaron Busek.

Vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd ai e vlerëson si shumë të rëndësishme, duke theksuar se është jashtëzakonisht me rëndësi që Merkel ka qenë e sinqertë.

“Ndonëse porosia që ka dhënë Merkel do të mund të dukej negative, ajo në fakt është miqësore dhe thotë: mos humbni kohë, zgjidhni problemet sa më parë” shtoi Busek.

1 COMMENT

  1. Mos gjuej Benzine ne Zjarr zoteri, nese dikush deshiron ndryshimine e kufijve dhe deshiron veriu i mitrovices te Inkuadrohet ne Serbi, gjithashtu edhe te gjitha territoret kosovare qe jan ne Serbi, Mal te Zi, Maqedoni etj. duhet te Integrohen ne Kosove.

Leave a Reply to Samiu ga USA Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here