Home Rajoni Athina kerkon miratimin e marreveshjes se ujerave me Shqiperine

Athina kerkon miratimin e marreveshjes se ujerave me Shqiperine

1184
4

Teksa situata mes Shqipërisë dhe Greqisë po tensionohet nga incidenti i varrezave, shteti helen shfrytëzon rastin të rikthejë edhe një herë për diskutim paktin detar. Marrëveshja e ratifikuar me shumë zell nga qeveria shqiptare i hiqte vendit tonë një sipërfaqe shumë të madhe ujore. Për këtë arsye, kjo marrëveshje u rrëzua me unanimitet nga Gjykata Kushtetuese. Por Greqia duket se nuk është dorëzuar dhe dje i ka kërkuar sërish Tiranës zyrtare që të zgjidhë çështjen e kufijve detarë. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, deklaroi dje në Athinë se ratifikimi i marrëveshjes do t’i hapë rrugë shfrytëzimit të pasurive natyrore.

“Nga ana jonë dihet tashmë se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja qeveritë në përputhje me dispozitat e ligjit të detit është për të mirën e të dy vendeve. Siç dihet, çështja është komplikuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, por ne mendojmë se i takon Tiranës të gjejë zgjidhje për ratifikimin e kësaj marrëveshje në parlamentin e saj. Ne mendojmë se ratifikimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë shfrytëzimit prej dy vendeve të pasurive natyrore që ndodhen në zonë. Ashtu siç e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm shqiptar, ratifikimi i kësaj marrëveshje ndikon për mirë në rrugën europiane të Shqipërisë”, – tha Delavekuras. Gjatë negocimit të parë, dy vjet më parë, grekët nuk përmendën në asnjë rast pasuritë natyrore dhe faktin që në këtë zonë ndodhen vendburime nafte, ndërsa dje e pranuan zyrtarisht këtë gjë. Pak kohë më parë, ministri i Jashtëm, Haxhinasto, pohoi se marrëveshja me Greqinë është në fazë rinegocimi dhe se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje. Por i pyetur për këtë gjë, Delavekuras pohoi të kundërtën. Sipas tij, nuk do të ketë asnjë rinegocim të marrëveshjes dhe se ndarja është bërë një herë dhe nuk ka ndarje të dytë. Ky pretendim i Greqisë është pothuajse i pamundur, pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar si ndarjen e kufijve, ashtu edhe të gjithë procesin e negocimit.

Pak kohe me pare, Komisioni i Sigurisë i ka dërguar Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto një kërkesë ku i kërkon sqarime për marrëveshjen e ujërave. Letra. sipas rregullores së Kuvendit i është dërguar më parë kryetares Jozefina Topalli. e cila më pas ja ka paraqitur Ministrisë së Jashtme. Letra mban datën 5 tetor dhe nuk është kthyer ende asnjë përgjigje. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Ilir Gjoni e ka bazuar kërkesën e tij në rregullore, sipas së cilës, çdo deputet ka të drejtë t’i bëjë pyetje Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave.

Pas rrezimit te paktit me Greqine si antikushtetues nga ana e Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta, atehere ne krye te diplomacise, deklaroi se “Pavarësisht pretendimeve dhe rezervave, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Paktin detar me Greqinë”. Sa për marrëdhëniet me Greqinë, Meta u shpreh i bindur se ato do të ecin përpara.

4 COMMENTS

  1. Mos harrojmë se çfarë taktike përdori me çamët “kali i trojës”. Kështu do të bëjë edhe me ujërat teritoriale, dhe këtë ka ndër mend të bëjë edhe me ato të ashtuquajturat “regjistrime të popullsisë sipas kombësisë”. Në kohën që ta arrijë atë, do të veprojë me ta si me çamët. Sepse në fakt “kalit të trojës” i intereson teritori, dhe jo njerëzit që jetojnë në të. Sepse ai e di, se janë po thuaj të gjithë shqipëtarë, ata të cilët mund të pretendojnë se janë grekë. Dhe se ata të mjerë mund ta bëjnë vetëm me shpresën për ndonjë fitim prej “kalit të trojës”. Por kujdes! Në fund do të përfundojë keq.

  2. UN NUK PO E KUPTOJE SE CFARKA NDERMEND QEVRIA SHQIPETARE .SE KA QELLIM QE TA SHPERBEJ SHQIPERINE SI NE KONGRESIN E BERLINIT? NEQOFTE SE PO ATHERE NUKKISHIM NEVOJE PER ATE KONGRES SEPSE GATI 90 VJET ME VONE DO TA SHPERBENTE VETE QEVRIA SHQIPTARE DHE KJO NUK KA VEND QE TE QENDROJE.DHE ME HIDHERIM TE MADH PO KOSTATOJME QE BATKCINJTE E QEVERISE PER NJE GRUSHT LEKE EURO APO DOLLARE QOFSHIN DO E BENIN ATE !!!!NJE TURP IMADH PO NA MBULON:(PO SI ARRITEM NE KETE PIKE? PYET DIKUSH UNE PER VETEN TIME JAME SHUME I BINDUR QE BASTARDE TE TILLE NUK DUHET TE EGZISTOJNE NE FAQEN E DHEUT?!!!!!PRANDAJ POPULL ZJOHU DHE TI !NE KERKOJME QE TE BASHKOJME TROJET SHQIPETAREKU DO QE JANE DHE KUDO QOFSHIN.PRADAJ TE GJITHE SE BASHKU TE NGRIHEMI DHE TI THEMI JOOOOO TRADHTAREVE TE QEVERISE KUKULL NE DUART E SHOVINISTEVE GREKE SERBE MALAZEZE DHE MAQEDONAS! LARG DUART NGA SHQIPERIA DHE SHQIPETARETNE QOFTE SE DO TE JETE NDONJE HERE NEVOJE PER TE MROJTUR INTEGRITETIN E VENDIT TIM JAM GATI TE JAP DHE JETEN TIME TE VOGEL PER NJE CESHTJE TE MADHE SIC ESHTE SHQIPERIA!!!!!!!
    RROFTE SHQIPERIA!!!!
    RROFTE POPULLI SHQIPTAR !!!
    VDEKJE TRADHETAREVE DHE SHOVINISTEVE TE TE GJITHA NGYRAVE DHE KOLOREVE QOFSHIN!!!!!!
    PERSHENDETJE VLLAZERORE TE GJITHE ATYRE SHQIPTARE QEJANE SHQIPTARE DHE JO TE VET QUAJTUR KESHTU!!!!!!!
    KUJTIM CURRE 18/02/2011 PRATO ITALI.

  3. greku eshte nje popull i pa bese ,ai te jep buke edhe te pret ne bese edhe te merre organet e mbrendshe,edhe shteti yne don me i dhane edhe toke ose ujrat detare ,ore njrez te poshter or budalla politikane qe jeni shkoni edhe jepni vajzat e juaja por jo trojet e skenderbeut edhe te shqiperise .edhe token doni me shitur per para ,se nuk u ngopet me popullin duke e vjdhur ,ka 20 vite nuk u doli korrupsiopni .leta provoje greku edhe te futet ne trojet e shqiperise .

  4. me qa kame lexuar ne ne gAZETAT E SHQIPERISE .JAME SHUME I TENCIONUAR .NUK DUHET TE ORANOJE SHTETI I SHQIPERISE TE JAPI UJRAT GRECISE .greku eshte shume i pa bese .pse qeveria eshte kurve ,juve si politikane jeni kafshe por jo politikane .mos ja lironi ujrat detare kuje se dote dali probleme me tutje nuk i kuptoni gjerat .se vine duke u ashperuar dita dites .ore njerez te poshter ore zagare ..duhet qe te qohet populli ne kembe .mos te lejohet asi veprim te behet .ne trojet e shqiperise .shkoni edhe shitni grate e juaje .por jo atdheun

Leave a Reply to bardhi ndreca Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here