Home Shendetesi Ataku kardiak: Nga se shkaktohet dhe si mund ta parandalojme.

Ataku kardiak: Nga se shkaktohet dhe si mund ta parandalojme.

3363
1

Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në orët e para kur ai ndjen shqetësimet më të para të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta. Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket. Kur këto shenja “alarmi” shfaqen çdo personi i lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.
Shkaktarët e atakut kardiak
Para se të ndodhë ataku kardiak trombocit i mpiksur gjaku mbyll arterien e zemrës duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra për në vena dhe arterie. Në këtë situatë muskuli I kësaj zone fillon të vdesë, dhe ky është ataku miokardiak. Ekzistojnë mjekime farmaceutike që ulin mundësitë e mpiksjes së këtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime që lirojnë arterien nga koagulimi I gjakut, si dhe është e mundur që vena e bllokuar të hapet me një operacion kirurgjikal. Në këtë mënyrë ataku kardiak mund të parandalohet përkohësisht. Trajtimi mund të jetë më shumë efikas kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet në orët e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.
Shenjat dhe simptomat e para
Shenjat që mund të hetohen në rastet e atakut kardiak jonë këto:
Shenja të shtrëngimi të fortë dhe ndjesi peshe në kraharor.
Shtrëngime të dhimbshme në qendër të gjoksit, të cilat zgjasin disa minuta edhe pse mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here.
Dhimbje të forta të kraharorit të cilat përhapen dhe përgjatë krahëve, shpatullave dhe duarve, në qafë, në stomak, ndjesi të ftohti, pengim frymëmarrjeje; shenja këto që shoqërohen me ndjesi të fikëti. Jo të gjitha këto shenja shfaqen në çdo rast ataku kardiak, por janë tregues shumë të dobishëm për ta rinjohur atë. Në qoftë se pas shfaqjes së simptomave, shqetësimet në kraharor vazhdojnë edhe për 10 minuta e këshillueshme është që t’i drejtoheni mjekut.
Parandalimi i atakut kardiak
Koha është e çmuar dhe për këtë në momentin kur shfaqen simptomat e para, nuk duhet të prisni më shumë se dhjetë minuta për t’iu drejtuar mjekut apo për të shkuar në spital sa më shpejt të jetë e mundur. Por cilat janë avantazhet e një ndërhyrjeje të shpejtë? Një ndërhyrje e shpejtë parandalon atakun kardiak si dhe ndihmon në fillimin e një kure sa më të shpejtë. Në rastet kur zemra ndalon gjatë rrugës kur bëhet transportimi për në spital, ambulancat sigurojnë një trajtim të shpejtë, I cili I paraprin trajtimit të kardiologut.

Vera e dobishme për sëmundjet e zemrës

Pirja e dy gotave verë çdo ditë i bën mirë zemrës së grave. E ndihmon “të mbajë ritmin”, i lejon të përshtatet më shpejt nevojave të ditës. Aspekt shumë i rëndësishëm ky, që tregon shëndet shumë të mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Në këto përfundime kanë arritur studimet mjekësore nga shkenca dhe mjekët kardiologë. Studimi, i udhëhequr nga Instituti “Karolinska” në Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nën 75 vjeç, të mbijetuara nga të një infarkt ose bllokim venash. Efektet ndryshojnë nëse vera zëvendësohet me birrë ose një pije superalkolike. Ndërsa vera, e cila ka një efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundëson zemrës “ta marrë me qetësi” punën e saj. Ka mundësi që këto efekte lidhen me faktin se kush pi verë bën një gjumë më të qetë, duke i lejuar zemrën të punojë më qetë.

Funksioni i zemrës dobësohet nga dieta

Tek femrat me anoreksi dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmërohen probleme me zemrën, me rrezik për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë ekspertët. Dihet se tek femrat e sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës. Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër. Një grup shkencëtarësh kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cilat trajtoheshin në spital për shkak mosushqyerjes, të shkaktuara nga anoreksia. Këto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës.

Niveli i lartë i proteinës C, vdekjeprurës

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterolit është i ulët. Një analizë paraprake e gjakut mund të jetë tregues i qartë i nivelit të kolesterolit dhe proteinës C.

Moshat më të prekura nga problemet në zemër

Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare. Nuk është i pakët numri i pacientëve drejtuar qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientët që kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë të moshuarit, por nuk janë të rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me probleme të tilla. Vetëm një në katër persona të rrezikuar me atak kardiak arrin të kurohet brenda një ore pasi është shqetësuar. Këta janë ata të sëmurë me sëmundje zemre të cilët janë prezantuar nga mjekët kardiologë në kursin e fundit të kongresit të mbajtur për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Faktorët që shkaktojnë atakun kardiak janë:

– Një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht lumenin
– Mosha, seksi
– Histori familjare për sëmundje aterosklerotike
– Duhani, përdorimi i kokainës
– Diabeti melit
– Hipertensioni
– Obeziteti
– Rritja e nivelit të homocisteinës
– Jeta sedentare
– Stresi psikosocial
– Sëmundjet perivaskulare
– Higjiena e varfër orale
– Faktorët që rritin përdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi

1 COMMENT

Leave a Reply to Bilgaip Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here