Home Teknologji Apple prezanton Iphone 5S

Apple prezanton Iphone 5S

1041
1

iphone5sDje është prezantuar për herë të parë në Kaliforni, modeli i ri i iPhone 5s. Risia kryesore e smartphone-it është sensori i shenjave të gishtave. Ky hap para në teknologji mund të jetë fundi i kodeve të sigurisë.

Por, sensorët e shenjave të gishtave janë përdorur për herë të parë nga Scotland Yard që në 1901. Sensori i iPhone 5s ndodhet në butonin ‘home’. Pra do të mjaftojë të shtypni butonin ‘home’ për të aktivizuar telefonin me shenjat e gishtit tuaj.

Nuk do të ketë më nevojë të memorizoni passwordin. Ky tipar i telefonit, i cili quhet Touch ID, do të përdoret edhe për blerjet online në iTunes.

Modeli i ri 5s është 2 herë më i fuqishëm se paraardhësi i saj iPhone 5 nga ana grafike. Ai mban një cip A7 me 64 bit.

1 COMMENT

Leave a Reply to lindi Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here