Home Kosova Aksioni i KFOR-it ne Mitrovice, plagosen 25 serbë e 8 ushtarë te...

Aksioni i KFOR-it ne Mitrovice, plagosen 25 serbë e 8 ushtarë te KFOR

795
1

Gjatë aksionit të sotëm të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës, të pakten 22 qytetarë serbë janë plagosur lehtë, ndërsa, 3 të tjerë me rëndë, njoftuan përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.
“Ata janë kuruar në një klinikë në Zubin Potok. Gjendja e të lënduarve është e qëndrueshme. Ata kanë pësuar kryesisht plagë të lehta trupore, të shkaktuara nga gazi lotësjellës dhe mburojat e ushtarëve. Plagë të lehta kanë marrë kryesisht femrat, për shkak se kanë qenë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it”.

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë zhvilluar aksionin për heqjen e barrikadave në Veri të Mitrovices dhe lirimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, tha se aksioni i forcave paqeruajtëse në veri të vendit deri më tani është zhvilluar me sukses.
“Ajo që mund të them është se operacioni ynë, deri më tani, ishte i suksesshëm. Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, tha Novicki. Ai konfirmoi se KFOR-i ka vënë kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës e vlerësuan si të qetë situatën dhe pa incidente që rrezikojnë aspektin e përgjithshëm të sigurisë.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha se, megjithatë, gjatë aksionit të forcave të KFOR-it, një grup serbësh lokalë të fshatit Jagnjenicë ka hedhur gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it. “KFOR-i ka filluar operacionin e tij për largimin e barrikadave në Zupç, përkatësisht në afërsi të fshati Qabër, të cilin e ka bërë me sukses. Pastaj, ka bërë largimin e një kamioni, i cili i kishte bllokuar rrugën në fshatin Jagnjenicë dhe në këtë aspekt, kemi pasur reagim të disa banorëve serbë, kryesisht të protestuesve pranë barrikadës, të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të KFOR-it, me qëllim të parandalimit të veprimeve për largimin e këtyre barrikadave”.

Ushtarët e KFOR-it përdorën gaz lotsjellës për të larguar protestuesit serbë të cilët u konfrontuan me ushtarët. Zyra për informim e KFOR-it ka bërë të ditur se në fshatin Jagnjenicë janë plagosur lehtë 8 ushtarë të KFOR-it.

1 COMMENT

Leave a Reply to besnik qema Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here