Home Aktualitet Aksidenti: shkon ne 9 numri i viktimave. Pasagjeret: shoferi ishte i dehur

Aksidenti: shkon ne 9 numri i viktimave. Pasagjeret: shoferi ishte i dehur

749
1
Ka shkuar ne 9 numri i viktimave te aksidentit tragjik te Ballshit, kur autobusi i linjes Tirane-Athine perfundoi ne humnere. Sipas burimeve te policise, jane identifikuar te gjitha viktmat, nderkohe qe ndodhen ne gjendje kritike per jeten 5 te tjere.
Mes viktimave janë shënuar të rinj, si dhe fëmijë, ndërkohë që shumë prej të plagosurve kanë përfunduar në sallat e operacionit në Gjirokastër, Tepelenë, Fier e Tiranë. Mes viktimave, shumë kanë qenë familjarë. Shoferi i autobusit të linjës Tiranë-Athinë me targa greke INB 9900, i kompanisë “Alba Trans” ishte shtetasi grek Tomas Cogas (Tomas Tsogas), ndërkohë që dëshmitarë të aksidentit bëjnë të ditur se në momentin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ishte duke folur në telefon dhe ishte i dehur. Ndryshe nga ç’mendohej, aksidenti ka ndodhur në pjesë të drejtë të rrugës, pak metra pa hyrë në një kthesë
Ngjarja
Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është nisur në orën 17:00 nga Tirana. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50, kohë në të cilën drejtuesi i mjetit kishte marrë të gjithë pasagjerët në ndalesat e ndryshme të tij përgjatë rrugës. Shoferi ka qenë i dehur, si dhe duke folur në telefon në momentin që mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa ai ka ecur drejt, pa e marrë kthesën. Pasagjerë të autobusit kanë përshkruar se u është dukur sikur kishin ngjitur një mal, në kohën që mjeti është rrokullisur disa herë duke përfunduar në një humnerë në rreth 100 metra thellësi. Ndalesa ka qenë me rrota përpjetë, teksa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur banorë të zonës, të shokuar me atë çka kanë parë. Vështirësia ka qenë e madhe jo vetëm për shkak të rënies në thellësi, por edhe për faktin se ora e vonë, si dhe moti i keq ka bërë që të ishte shumë i nevojshëm ndriçimi, aq më tepër që ky aks, edhe pse kombëtar, nuk ka asnjë ndriçim përgjatë natës. Forca të policisë rrugore, FNSH, forca të RENEA-s i janë drejtuar vendit të ngjarjes dhe njëkohësisht autoambulanca të shumta janë nisur nga spitalet e Fierit, Tepelenës e Gjirokastrës drejt vendit të ngjarjes. Në autobus ndodheshin 49 pasagjerë, përveç shoferit, ndërkohë që në minutat e para të ngjarjes ende ishte frikë që të deklarohej nëse kishte apo jo të vdekur.
Operacioni
Vështirësia më e madhe ishte nxjerrja e trupave nga autobusi. Thellësia në të cilën ka rënë autobusi e ka bërë të vështirë ndërhyrjen. Ngjitja dhe zbritja e njerëzve për në vendin ku kishte rënë autobusi është bërë me litarë, ndërkohë që lëvizja e mjetit është bërë me anë të dy skrepave, të vëna në disposición nga Bashkia e Memaliajt. Të plagosurit dhe të vdekurit janë transportuar me zetorë, deri në momentin e daljes në rrugë, ndërkohë që zetorët shoqëroheshin edhe nga një punonjës i policisë. Nxjerrja e trupave ka zgjatur që nga ora 20:30 deri në 23:28, kur ishte edhe lëvizja e fundit.
Deshmia: Shoferi fliste me nje femer ne sediljen e pare
Todi Prifti, një nga personat që ndodhej në autobusin e tragjedisë së mbrëmshme të ndodhur pranë fshatit Ziaj të komunës së Fratarit tha dje për “Shekullin” se kishte parë një femër të ulej pranë sediljes së shoferit grek Tomas Cogas, disa minuta përpara se të ndodhte tragjedia. Pikërisht veprimi i kësaj femre të cilën Prifti pohoi se nuk e njihte, mendohet të jetë sipas tij edhe shkaku i aksidentit me pasoja tragjike. 53-vjeçari i cili udhëtonte në drejtim të Athinës, ishte nisur nga Fieri, rrëfeu për “Shekullin”, se vajza duhej të ishte jo më tepër se 30 vjeçe, ndërsa e përshkruan drejtuesin e autobusit, si një burrë të shëndoshë, i cili sipas tij i kalonte të 55 vitet. Ai tregon se nuk mban mend se si kishte ndodhur aksidenti, ndërsa pohon se kishte kuptuar vetëm momentin kur ata kishin prekur humnerën, më pas asgjë. “Mbaj mend vetëm se vajza kishte pak kohë që ishte ulur pranë sediljes së shoferit, ndërsa ata bisedonin me njëri- tjetrin. Nuk e kuptova momentin se si autobusi iu drejtua humnerës, por më pas kuptova që ishim duke rënë në greminë. Ishim në lumë”, rrëfeu Prifti. Ai tregoi se kishte ndier disa persona që i hidhnin ujë në fytyrë, pasi i kishte rënë të fikët. Që andej, sipas pasagjerit të plagosur, atë e kishin nxjerrë nga gremina në rrugën kryesore, disa persona që duhej të ishin shoferë mjetesh të tjera që kishin ndaluar aty. Të njëjtin fakt se shoferi mund të jetë shpërqendruar nga një femër që ishte ulur në sediljen pranë shoferit pak përpara aksidentit e konfirmon edhe një i plagosur tjetër i cili ndodhet në spitalin e Fierit për të marrë mjekimin pas plagëve të marra në aksidentin tragjik. Ndërkaq, të parat në spitalin e Fierit kanë mbërritur Lorena Hoxha, 6 vjeçe, dhe nëna e saj Brixhilda Hoxha, 41 vjeçe. Gruaja rrëfeu se kishin hipur në Lushnjë në autobus, ndërkohë që plagët e rënda të marra në aksident, nuk i lejonin ato të flisnin më tepër. Pas tyre numri i të mbijetuarve që kanë ardhur në spitalin e Fierit ka shkuar në 29. Gjithashtu kanë mbërritur trupat e gjashtë vdekurve. Mes të mbijetuarve ka qenë edhe shoferi i autobusit, i cili është grek dhe gjendja e tij e rëndë shëndetësore ka bërë që të mos japë shumë detaje për policinë.
Autobusi ka qenë me emigrantë dhe pasagjerë që udhëtonte në aksin rrugor Ballsh-Tepelenë me destinacion Athinën. Burimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka qenë me targa greke IBN9900 dhe drejtohej nga Tomas Cogas nga Janina. Menjëherë pas lajmërimit të aksidentit, në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur automjetet e policisë së Ballshit dhe të Tepelenës.
Viktimat e aksidentit
Fredi Guma, nga Frakull i Vogël, Lushnjë
Manushaqe Bali, nga Lushnja
Refotaq Bashllari, nga Tirana
Dhurata Halilaj, nga Laçi
Marjola Guma, vjeç 13, nga Fieri
Nikollë Nina, nga Durrësi
Dallëndyshe Shuli, nga Lushnja
Aferdita Basha nga Laçi
Karafil File, 35 vjec, nga Berati
Kronologjia
17:00 – Autobusi niset nga Tirana
19:50 – Ndodhi aksidenti
20:05 – Mbërrijnë automjetet e para të policisë në vendin e ngjarjes
20:35 – Shtatë autoambulanca të Fierit i drejtohen vendit të ngjarjes. Drejt vendit ku ndodhi aksidenti u nisën edhe autoambulanca nga Tepelena e Gjirokastra. Gjithashtu u nisën forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe forca të RENEA-s, përveç forcave të policisë, kohë në të cilën filloi edhe nxjerrja e trupave, ku si fillim u deklaruan tre të vdekur, si dhe shumë të plagosur. Shifrat e para ishin kontradiktore.
21:36 – Policia e Shtetit në deklaratën e saj të parë për shtyp konfirmoi numrin prej gjashtë viktimash, teksa bëri të ditur se rreth 100 forca policie ishin përqendruar në aksionin e nxjerrjes së pasagjerëve nga autobusi dhe nisjen e tyre drejt qendrave spitalore.
23:28| Mbyllet operacioni i nxjerrjes së viktimave dhe të mbijetuarve nga aksidenti tragjik në aksin kombëtar Fier-Tepelenë. Deri ne ate ore u konfirmuan tetë të vdekur, dhe 35 të plagosur, ndërsa janë publikuar disa nga emrat e pasagjerëve. Të pranishëm gjatë operacionit të shpëtimit kanë qene dhe Minstri I Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Zv.Ministri I Brendshëm Avenir Peka.
Në spitalin e Tepelenës,
Brunilda Halimi 15 vjec, Lac
Erina Boci, 17 vjec, Lushnje
Valbona Guma, 15 vjec, Frakull Fier
Ervin Mema, 34 vjec, Kavaje
Eduard Prenci, 29 vjec , Lushnje, në gjendje te rende
Danjela Papallaqi, 34, vjec, në gjendje të rëndë
Në spitalin e Gjirokastrës
Majlinda Kryeziu, 55 vjec nga Lushnja
Burbuqe Guma, 38 vjec nga Fieri
Vjollca Goxhaj, 45 vjec nga Lushnja

Ka shkuar ne 9 numri i viktimave te aksidentit tragjik te Ballshit, kur autobusi i linjes Tirane-Athine perfundoi ne humnere. Sipas burimeve te policise, jane identifikuar te gjitha viktmat, nderkohe qe ndodhen ne gjendje kritike per jeten 5 te tjere.

Mes viktimave janë shënuar të rinj, si dhe fëmijë, ndërkohë që shumë prej të plagosurve kanë përfunduar në sallat e operacionit në Gjirokastër, Tepelenë, Fier e Tiranë. Mes viktimave, shumë kanë qenë familjarë. Shoferi i autobusit të linjës Tiranë-Athinë me targa greke INB 9900, i kompanisë “Alba Trans” ishte shtetasi grek Tomas Cogas (Tomas Tsogas), ndërkohë që dëshmitarë të aksidentit bëjnë të ditur se në momentin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ishte duke folur në telefon dhe ishte i dehur. Ndryshe nga ç’mendohej, aksidenti ka ndodhur në pjesë të drejtë të rrugës, pak metra pa hyrë në një kthesëNgjarjaAutobusi i linjës Tiranë-Athinë është nisur në orën 17:00 nga Tirana. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50, kohë në të cilën drejtuesi i mjetit kishte marrë të gjithë pasagjerët në ndalesat e ndryshme të tij përgjatë rrugës. Shoferi ka qenë i dehur, si dhe duke folur në telefon në momentin që mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa ai ka ecur drejt, pa e marrë kthesën. Pasagjerë të autobusit kanë përshkruar se u është dukur sikur kishin ngjitur një mal, në kohën që mjeti është rrokullisur disa herë duke përfunduar në një humnerë në rreth 100 metra thellësi. Ndalesa ka qenë me rrota përpjetë, teksa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur banorë të zonës, të shokuar me atë çka kanë parë. Vështirësia ka qenë e madhe jo vetëm për shkak të rënies në thellësi, por edhe për faktin se ora e vonë, si dhe moti i keq ka bërë që të ishte shumë i nevojshëm ndriçimi, aq më tepër që ky aks, edhe pse kombëtar, nuk ka asnjë ndriçim përgjatë natës. Forca të policisë rrugore, FNSH, forca të RENEA-s i janë drejtuar vendit të ngjarjes dhe njëkohësisht autoambulanca të shumta janë nisur nga spitalet e Fierit, Tepelenës e Gjirokastrës drejt vendit të ngjarjes. Në autobus ndodheshin 49 pasagjerë, përveç shoferit, ndërkohë që në minutat e para të ngjarjes ende ishte frikë që të deklarohej nëse kishte apo jo të vdekur.OperacioniVështirësia më e madhe ishte nxjerrja e trupave nga autobusi. Thellësia në të cilën ka rënë autobusi e ka bërë të vështirë ndërhyrjen. Ngjitja dhe zbritja e njerëzve për në vendin ku kishte rënë autobusi është bërë me litarë, ndërkohë që lëvizja e mjetit është bërë me anë të dy skrepave, të vëna në disposición nga Bashkia e Memaliajt. Të plagosurit dhe të vdekurit janë transportuar me zetorë, deri në momentin e daljes në rrugë, ndërkohë që zetorët shoqëroheshin edhe nga një punonjës i policisë. Nxjerrja e trupave ka zgjatur që nga ora 20:30 deri në 23:28, kur ishte edhe lëvizja e fundit.

Deshmia: Shoferi fliste me nje femer ne sediljen e pareTodi Prifti, një nga personat që ndodhej në autobusin e tragjedisë së mbrëmshme të ndodhur pranë fshatit Ziaj të komunës së Fratarit tha dje për “Shekullin” se kishte parë një femër të ulej pranë sediljes së shoferit grek Tomas Cogas, disa minuta përpara se të ndodhte tragjedia. Pikërisht veprimi i kësaj femre të cilën Prifti pohoi se nuk e njihte, mendohet të jetë sipas tij edhe shkaku i aksidentit me pasoja tragjike. 53-vjeçari i cili udhëtonte në drejtim të Athinës, ishte nisur nga Fieri, rrëfeu për “Shekullin”, se vajza duhej të ishte jo më tepër se 30 vjeçe, ndërsa e përshkruan drejtuesin e autobusit, si një burrë të shëndoshë, i cili sipas tij i kalonte të 55 vitet. Ai tregon se nuk mban mend se si kishte ndodhur aksidenti, ndërsa pohon se kishte kuptuar vetëm momentin kur ata kishin prekur humnerën, më pas asgjë. “Mbaj mend vetëm se vajza kishte pak kohë që ishte ulur pranë sediljes së shoferit, ndërsa ata bisedonin me njëri- tjetrin. Nuk e kuptova momentin se si autobusi iu drejtua humnerës, por më pas kuptova që ishim duke rënë në greminë. Ishim në lumë”, rrëfeu Prifti. Ai tregoi se kishte ndier disa persona që i hidhnin ujë në fytyrë, pasi i kishte rënë të fikët. Që andej, sipas pasagjerit të plagosur, atë e kishin nxjerrë nga gremina në rrugën kryesore, disa persona që duhej të ishin shoferë mjetesh të tjera që kishin ndaluar aty. Të njëjtin fakt se shoferi mund të jetë shpërqendruar nga një femër që ishte ulur në sediljen pranë shoferit pak përpara aksidentit e konfirmon edhe një i plagosur tjetër i cili ndodhet në spitalin e Fierit për të marrë mjekimin pas plagëve të marra në aksidentin tragjik. Ndërkaq, të parat në spitalin e Fierit kanë mbërritur Lorena Hoxha, 6 vjeçe, dhe nëna e saj Brixhilda Hoxha, 41 vjeçe. Gruaja rrëfeu se kishin hipur në Lushnjë në autobus, ndërkohë që plagët e rënda të marra në aksident, nuk i lejonin ato të flisnin më tepër. Pas tyre numri i të mbijetuarve që kanë ardhur në spitalin e Fierit ka shkuar në 29. Gjithashtu kanë mbërritur trupat e gjashtë vdekurve. Mes të mbijetuarve ka qenë edhe shoferi i autobusit, i cili është grek dhe gjendja e tij e rëndë shëndetësore ka bërë që të mos japë shumë detaje për policinë. Autobusi ka qenë me emigrantë dhe pasagjerë që udhëtonte në aksin rrugor Ballsh-Tepelenë me destinacion Athinën. Burimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka qenë me targa greke IBN9900 dhe drejtohej nga Tomas Cogas nga Janina. Menjëherë pas lajmërimit të aksidentit, në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur automjetet e policisë së Ballshit dhe të Tepelenës.

Viktimat e aksidentitFredi Guma, nga Frakull i Vogël, LushnjëManushaqe Bali, nga LushnjaRefotaq Bashllari, nga TiranaDhurata Halilaj, nga LaçiMarjola Guma, vjeç 13, nga FieriNikollë Nina, nga DurrësiDallëndyshe Shuli, nga LushnjaAferdita Basha nga LaçiKarafil File, 35 vjec, nga Berati
Kronologjia17:00 – Autobusi niset nga Tirana19:50 – Ndodhi aksidenti20:05 – Mbërrijnë automjetet e para të policisë në vendin e ngjarjes20:35 – Shtatë autoambulanca të Fierit i drejtohen vendit të ngjarjes. Drejt vendit ku ndodhi aksidenti u nisën edhe autoambulanca nga Tepelena e Gjirokastra. Gjithashtu u nisën forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe forca të RENEA-s, përveç forcave të policisë, kohë në të cilën filloi edhe nxjerrja e trupave, ku si fillim u deklaruan tre të vdekur, si dhe shumë të plagosur. Shifrat e para ishin kontradiktore. 21:36 – Policia e Shtetit në deklaratën e saj të parë për shtyp konfirmoi numrin prej gjashtë viktimash, teksa bëri të ditur se rreth 100 forca policie ishin përqendruar në aksionin e nxjerrjes së pasagjerëve nga autobusi dhe nisjen e tyre drejt qendrave spitalore.23:28| Mbyllet operacioni i nxjerrjes së viktimave dhe të mbijetuarve nga aksidenti tragjik në aksin kombëtar Fier-Tepelenë. Deri ne ate ore u konfirmuan tetë të vdekur, dhe 35 të plagosur, ndërsa janë publikuar disa nga emrat e pasagjerëve. Të pranishëm gjatë operacionit të shpëtimit kanë qene dhe Minstri I Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Zv.Ministri I Brendshëm Avenir Peka.

Në spitalin e Tepelenës,Brunilda Halimi 15 vjec, LacErina Boci, 17 vjec, LushnjeValbona Guma, 15 vjec, Frakull FierErvin Mema, 34 vjec, KavajeEduard Prenci, 29 vjec , Lushnje, në gjendje te rendeDanjela Papallaqi, 34, vjec, në gjendje të rëndëNë spitalin e GjirokastrësMajlinda Kryeziu, 55 vjec nga LushnjaBurbuqe Guma, 38 vjec nga FieriVjollca Goxhaj, 45 vjec nga Lushnja

1 COMMENT

Leave a Reply to Arber Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here