Home Shendetesi A jane macet shkaktare te skizofrenise?

A jane macet shkaktare te skizofrenise?

1088
2

cat-620x465Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes mbajtjes së maceve në shtëpi dhe sëmundjes së skizofrenisë. Në një studim të publikuar nga “Schizophrenia Research” në shumicën e rasteve të studiuara, macet kanë qenë pjesë e familjeve ku më vonë janë diagnostikuar fëmijë me probleme mendore si skizofrenia.

Analiza e të dhënave të sëmurëve me skizofreni ka nxjerrë se të paktën 50.6 e tyre kishin pasur një mace në shtëpi gjatë fëmijërisë. Rezultatet e këtij studimi nuk janë të papritura për studiuesit e sëmundjeve mendore, pasi një hipotezë e tillë është ngritur që në vitin 1990.

Studiuesit “fajësojnë” parazitin njëqelizor Toxoplasma gondii, i cili gjendet te disa mace. Ata thonë se ky parazit futet në trurin e njerëzve, ku shkakton ciste mikroskopike. Në adoleshencën e vonë, ai aktivizohet, duke bërë që të shfaqen edhe shenjat e para të sëmundjes mendore.

Një në njëqind persona preket nga skizofrenia gjatë jetës së tij. Zakonisht kjo sëmundje diagnostikohet rreth moshës 15-35 vjeç.

2 COMMENTS

  1. Eshte e vertete, edhe sipas meje ,nje dukuri e tille, qe njerez "skizofrenë" jane te lidhur shume me macet. Njoh nji vajze ne moshe rreth 28-vjeçe qe "bisedon" me macet. Sa here rri me 'te vetem biseda per macet e shtepise, rreth 3-cope, me bisedon. U ka vene edhe emnat e secila prej tyre, sipas saj, e kupton kur bashkebisedon. Njerezite e shtepise, te merzitur nga macet, per te cilat duhej edhe ushqim, si" sallam, peshk e ushqime cilesore, ia perzune macet. I lane vetem nje te cilen e ka edhe sot. Me tregon vajza "skizofrene" se si ajo bashke me macen, dalin te porta e jashtme e deres e presin aty deri sa vajza qetesohet nga provokimet apo " marrinat", sipas saj, te njerezve te shtepise ose nji grua kojshi i solli nje mace vajzes "skizofrene". Vajza e pa macen dhe i tha: " S' mund te mbaj, moj zemer, se eshte veshtiresuar jeta. E macja, sipas vajzes, e kuptoi, iu soll 2-3 here rreth kembeve duke e "perkedhelur" me bisht dhe ne menyre "paqesore" u largua e merzitur.
    Çdo fjale qe shkrova, asht e vertete. Vajza vec me mua komunikon lirshem e vetem per "bemat" e maces e "dialogjet" mes tyre, me difton. Une nuk ia prishi bseden dhe bej sikur ia besoj te gjitha, keshtu qe hapet krejte e shkrihet duke qeshur…

Leave a Reply to linda Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here