Home Aktualitet Neda e Big Brother se shpejti nene

Neda e Big Brother se shpejti nene

868
1

neda-ogreniVetëm para pak muajsh, çifti i “Big Brother”, Neda dhe Ogreni njoftuan fejesën e tyre zyrtare. Lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë më të famshme të shqiptarëve. Në atë kohë të shumtë ishin ata që menduan se e gjitha ishte një ‘show’ dhe se marrëdhënia e dy të rinjve simpatikë, nuk do t’i rezistonte kohës. Megjithatë, për të gjithë skeptikët, Neda dhe Ogreni e kanë kurorëzuar tashmë dashurinë dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Vajza nga Kavaja, Neda Karafili është në muajt e fundit të shtatzënisë. Ajo do të jetë së shpejti nënë e një djali.

Vetëm para dy ditësh, ka qenë Ogreni ai që ka thyer akullin. Në adresën e tij në ‘Facebook’ ai ka vendosur një foto, ku dukej një veshje për fëmijë. “Po vijnë Festat… Ca si më shumë se herët e tjera po duken”, ishte statusi me të cilin ish-finalisti i “Big Brother” kishte shoqëruar foton e tij. Më pas lajmin e bukur na e konfirmoi vetë Neda, e cila pranoi se është në pritje të ëmbël. “Jam në muajin e shtatë, dhe jemi vërtet shumë të lumtur. E kemi çun! Ishte diçka që po e prisnim me shumë dëshirë, dhe normalisht u lumturuam shumë. Na ka bekuar Zoti, se ka çifte të tjera që kanë vështirësi për të pasur një fëmijë. Nuk ishte aspak surprizë, megjithëse ndodhi shpejt, dhe për ne është gjë e mirë. Jemi gëzuar të gjithë shumë, edhe gjyshërit e djalit, që mezi po e presin. Unë vetë ndihem shumë pozitive e optimiste, Ogreni po më rri shumë afër dhe çdo gjë po e përjetoj me shumë dashuri”, – u shpreh Neda për “Bluetooth”.

E pyetur nëse kanë në plan të bëjnë dasmë, ish-banorja e “Big Brother” na tha se për momentin nuk kanë në plan. “Për momentin nuk kemi planifikuar dasmë. Ka mundësi ta bëjmë vitin që vjen”, – tha Neda. Sigurisht që lajmi për shtatzëninë e Nedës ka gëzuar miq e të afërm, por do të gëzojë edhe shumë fansa besnikë të çiftit, i cili megjithëse kanë kaluar vite, shfaqen të lumtur e të dashuruar si në ditët e para.

1 COMMENT

Leave a Reply to Big Brother 8 Live Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here