Home Aktualitet 10-vjecari me nje semundje te rralle. Familjaret apel per ndihme

10-vjecari me nje semundje te rralle. Familjaret apel per ndihme

782
1

199073Djali në foto quhet Kristi Maze dhe është shtruar aktualisht në pavionin e pediatrisë speciale ku po lufton me vdekjen. Kristi 10-vjeç vuan nga Cirroza Hepatike, një sëmundje e rrallë, që nëse nuk kurohet siç duhet, mund të rezultojë fatale.

Djali është i dobët kockë e lëkurë, ka duar te ftohta akull dhe lëngjet i grumbullohen në bark. Familjarët e çojnë vazhdimisht në spital dhe i bëjnë bejne paracentezë (drenim – heqje të ujit nga barku).

Sëmundja e tij ka një mbijetesë rreth 3-24 muaj mbas diagnozës. Ai po bën thuajse 24 muaj, çka do të thotë që fundi tragjik pritet shumë shpejt. E vetmja zgjidhje që mund t’i shpëtojë jetën është transplanti i mëlçisë, që varion diku nga 100 mijë deri 250 mijë euro (në varësi të shtetit ku bëhet).

Rasti i Kristit është shumë i rrallë dhe transplanti është kurues, pra mund t’i shpëtojë jetën. Familjarët në pamundësi për të përballuar koston e operacionit kanë kërkuar ndihmë me shpresën se mund të bëhet diçka për djalin e tyre, që është ende shumë i vogël dhe ka një jetë përpara për të shijuar.

Më poshtë të dhënat e llogarisë bankare ku mund të kontribuoni për të shpëtuar jetën e Kristit të vogël:199072199073

1 COMMENT

Leave a Reply to am thuc Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here