Home Aktualitet Zyra e Interpolit ka mashtruar komisar Lamaj kur ai kerkoi informacion per...

Zyra e Interpolit ka mashtruar komisar Lamaj kur ai kerkoi informacion per Frrokun

799
0

kulicajZyra e Interpolit në Tiranë dhe Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë gënjyer ish-shefin e komisariatit nr.6 Dritan Lamaj, kur në 23 mars të 2012 ai u kërkoi informacion për një vrasje të kryer në Belgjikë nga dy vëllezërit Mark Frroku dhe Arben Frroku.

Në atë periudhë, policia drejtohej nga Hysni Burgaj, ndërsa drejtor i Krimit të Organizuar ishte Agron Kuliçaj, kurse në krye të zyrës së Interpolit ishte Behar Tafa. Të tre këta persona kanë qenë vegla të Sali Berishës, që në atë kohë kanë mbyllur çdo mundësi të kryekomisarit Lamaj për të verifikuar aktivitetin kriminal të Mark Frrokut dhe Arben Frrokut në Belgjikë.

Mësohet se Frroku është arrestuar në vitin 2004 nga policia belge, dhe se është dërguar në gjykatë, ndërkohë që Frroku ka deklaruar se nuk ishte ai personi që kërkohej, pasi ai kishte lindur në Gostivar dhe quhej Besnik Morina. Pas kësaj alibie verifikimi i Frrokut ka vijuar në gjendje të lirë, ndërkohë që pas lirimit ai ka ikur nga Belgjika duke arritur të strehoet në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here