Home Aktualitet Zjarr te nje pallat mbrapa 15-kateshit, 10 te asfiksuar nga tymi

Zjarr te nje pallat mbrapa 15-kateshit, 10 te asfiksuar nga tymi

540
0

15-kateshiJetët e banorëve të një pallati 7-katësh janë rrezikuar seriozisht sot në mbrëmje teksa një zjarr i madh shpërtheu në bodrumin e godinës ndërsa tymi përmes sistemit të ajrimit u përhap gjerësisht në mbarë apartamentet e banuara.

Ngjarja u shënua rreth orës 20:40 minuta në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet tek një pallat që ndodhet mbas 15-katëshit, Hotel ‘Tirana’. Mësohet se një automjet tip ‘Wolkswagen Polo’ mori flakë dhe u dogj në katin nëntokë parking të pallatit ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në apartamente përmes sistemit të ajrimit. Zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje 20 minuta pas sinjalizimit për zjarr por falë ndërhyrjes së shpejtë në godinë mundën të nxirrnin një familje, disa fëmijë të cilët u dërguan menjëherë në urgjencë me autombulancë.

Një tjetër alarm u dha nga banorët që bënë me dije se një 18-vjecar kishte mbetur i bllokuar në ashensor. U desh një ndërhyrje speciale që i riu të mund të nxirrej nga ashensori dhe të dërgohet në gjendje të rëndë në spital. Ambulancat derguar ne gjithsej ne spital 10 persona, mes tyre dhe nje zjarrfikes. Behet fjale per zjarrfikesin qe shpetoi 18-vjecarin brenda ne ashensor.

Po kështu gjithe banorët e ndërteses u evakuuan me shpejtësi.

Më kritike situata u paraqit në katin e 6 të pallatit ku banesat rrezikuan të digjeshin pasi nuk ishte fikur ende sistemi elektrik. Pas disa minuta aksion, zjarrfikësit mundën të nxjerrin familjen që rrezikonte jetën duke përdorur shkallë në pjesën e jashtme të pallatit. Po kështu u lokalizuan flakët në bodrum ku vijonte të digjej automjeti.
Rreth orës 21:10 minuta situata u rivu nën kontroll. Po punohet per zbardhjen e rrethanave te renies se zjarrit ne automjet qe per pak shkaktoi ne tragjedi ne pallati 7-katesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here