Home Politike Zgjedhjet, Rama: Duam shumicën në komision hetimor

Zgjedhjet, Rama: Duam shumicën në komision hetimor

644
0

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi sot në mesditë se PS është e gatshme të nisë hetimin e zgjedhjeve me ngritjen e një komisioni hetimor, ku opozita të ketë shumicën dhe të hetohen fletët e votimit.

“Djegia e fletëve të votimit nuk është fundi i cdo përpjekje për kompromis por ndarja përfundimtare me këtë Parlamet” – deklaroi Kryetari i PS-së i cili e quajti “pasqyrë realiste të situatës në Shqipëri” rezolutën që deputetët e Parlamentit Europian miratuan dje në mesditë me shumicë votash në Strasburg.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, takim, të cilin e zhvillon cdo të premte, Edi Rama deklaroi se PS nuk heq dore nga hetimi i zgjedhjeve dhe shprehu shqetësimin që problemi i krizës politike në Shqipëri për herë të parë zyrtarisht u ngrit në instancën e seancës plenare të Parlamentit Europian dhe mori një votë bipartizane.

Rama nënvizoi se rezoluta është “këmbanë më e fortë alarmi” për zgjidhjen e krizës dhe hetimin e zgjedhjeve përmes komisionit hetimor me shumicë të drejtuar nga opozita.”

Duke interpretuar rezolutën e PE-së, kryetari i PS-së tha se kur flitet për hetimin e materialeve zgjedhore nënkuptonte “gjithcka ka të bëjë me kutitë e votimit “

“Nëse kjo këmbanë e fortë alarmi nuk do dëgjohet protesta jonë do të njohë një fazë të re dhe një përshkallëzim të ri dhe mbështetje edhe më të madhe që populli opozitar i ka dhënë kauzës së transparencës“- paralajmëroi Rama.

Rama tha se PS është e gatshme të bashkëpunojë bazuar në rezultatet e negociatave të fundit për të gjetur një zgjidhje por “Përjashtojmë kategorikisht cdo mundësi bashkëpunimi nëse digjen fletët e votimit. Duam që komisioni me shumicë të opozitës të ketë që ditën e parë kutitë e dokumentacionti zgjedhor “. Sipas kryesocialsitit kjo e drejtë i është mohuar dhe “Nëse kjo pohohet që sot jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë bisedimet për të sqaruar qasjen ndaj kutive . Jemi të hapur për bisedime duke përjashtuar djegien e fletëve të votimi”

Socialistët- vazhdoi kryetari i selisë rozë- nuk do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme lokale, por as nuk do të heqin dorë nga hetimi i fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, “në emër të zgjedhjeve të ardhshme dhe jo në funksion të zgjedhjeve të kaluara”

Kryetari i PS-së reagoi dhe ndaj bojkotit të socialistëve të seancës së djeshme ku u votuan dekretete e presidentit për anëtar të Gjykatës së Lartë.

“Mos prania jonë nuk ka të bëjë me vendimin publik që kemi ndërmarrë për të mos votuar asnjë ligj nga qeveria por nga fakti që u mohua liria dhe e drejta e votës së fshehtë. Nëse nuk do të kishte ndodhur kështu do të kishim marrë pjesë në votim”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here