Home Kosova Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Kanë votuar 34%, mbyllen votimet në veri

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Kanë votuar 34%, mbyllen votimet në veri

662
0

Deri në orën 15:30 në Kosovë i janë drejtuar qendrave të votimit vetëm 34.10% e votuesve. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri publike shifrat e pjesmarrjes në votime pas pak më shumë se 8 orësh votime. Sipas kryetares së KQZ-së Valdete Daka në Prishtinë pjesmarrja ka qene 40%. Ndërsa procesi i votimet në veri të Kosovës është mbyllur qe ne oren 16:00, për shkak të sigurisë atje.

KQZ-zë njoftoi për disa incidente dhe disa parregullsi, por në nivele që nuk prishin procesin pozitiv dhe të qetë në tërësi.
13:20| Ndërsa kanë kaluar disa orë nga hapja e qendrave të votimit në Kosovë, situate paraqitet e qetë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve tha se pjesmarrja deri në orën 11:30 ka qenë 11.11%. Në konferencën për shtyp kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se pjesmarrja deri në këto momente është e kënaqshme. Daka tha se përveq disa problemeve me llampat identifikuese, nuk janë shënuar probleme të tjera.

10:00| Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka votuar në orën 10.00 në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, ndërsa tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën.

9:30| Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit në Qendrën në Shkollën Fillore “Faik Konica”, në orën 9 e 30, duke ftuar qytetarët e Kosovës që të votojnë për të ardhmen e tyre evropiane.

9:00| Familja e ish- presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ka votuar rreth orës 9.00 në shkollën fillore Iliria në Prishtinë. Bartësi i listës “Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova i ka ftuar gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese dhe në mënyrë sa më masive të dalin dhe të votojnë.

8:59| Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosja. Ka qenë lideri i parë që ka votuar. Kurti ka votuar në Fakultetin Ekonomik-juridik, rreth orën 09:00 në qendrën e votimit 1913E.

Rreth 1.6 milionë kosovarë I drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesir e tyre në Parament. Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, duke përfshirë edhe 14 qendrat në veri, statike dhe mobile, ka njoftuar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Përfaqësuesit e serbëve të veriut janë shprehur kategorikisht kundër pjesëmarrjes së komunitetit të tyre në zgjedhjet parlamentare, por, megjithatë, zyrtarët kosovarë dhe ata ndërkombëtarë mbeten optimistë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se numri i përgjithshëm i votuesve kosovarë këtë vit është mbi 1.6 milion. Ata do të mund të hedhin votën në 746 qendra të votimit, me gjithsej 2.280 vendvotime.

Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 29 subjekte politike, nga të cilat 7 i përkasin shumicës shqiptare, 8 janë nga radhët e komunitetit serb, 4 janë subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 subjekte nga pakicat e tjera.

Për këtë pjesë të vendit, edhe autoritetet e rendit kanë paraparë masa shtesë të sigurisë për të ofruar, siç thuhet, ambient të volitshëm votimi.

Në anën tjetër, janë mbi 32 mijë vëzhgues që do të kujdesen për monitorimin e zgjedhjeve të sotme. Prej tyre, mbi 26 mijë u përkasin partive politike, 493 organizatave ndërkombëtare, 351 ambasadave si dhe mbi 5 mijë vëzhgues nga organizatat joqeveritare.

Koalicioni “Demokracia në Veprim” ka akredituar 5 mijë monitorues të tërë procesit, ndërsa Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve, ENEMO, ka konfirmuar arritjen e 182 vëzhguesve ndërkombëtarë.

Parlamenti I osovës përbëhet nga 120 deputetë. Gara e sotme zhvillohet për 100 vende në Parlament, pasi 20 të tjerat janë paraprakisht të rezervuara, 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitetet e tjera pakicë.

Votimi i mocionit të mosbesimit të qeverisë dhe rrjedhimisht shpërndarja e Kuvendit më 2 nëntor të këtij viti, çuan Kosovën në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. (REL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here