HYRJE Kosova Zgjedhjet në Kosovë, fitojnë komandantët

Zgjedhjet në Kosovë, fitojnë komandantët

0
37
Ramush Haradinaj

Koalicioni i PDK-së, AAK-së dhe partisë Nisma ka fituar 34.1 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Partia e dytë në Kosovë 27 për qështë Lëvizja Vetëvendosje, e cila në këto zgjedhje ka arritur të dyfishojë numrat e votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit. Ndërkohë koalicioni i LDK-së, AKR-së dhe Alternative me 25.7 për qind të votave mbetet partia e tretë në Kosovë. Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë.

Në sheshin Skënderbeu mbrëmë festuan simpatizantët e koalicionit PAN ndërsa në Zahir Pajaziti mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë thonë se vendi mund të futet në bllokadë rreth formimit të Qeverisë së re pasi asnjëra nga subjektet politike nuk kanë fituar më shumë se 35 për qind të votave. Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione pas zgjedhjeve edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në Qeveri.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here