Home Shendetesi Zbulohet vaksina kunder virusit Ebola, nis vaksinimi edhe ne njerez

Zbulohet vaksina kunder virusit Ebola, nis vaksinimi edhe ne njerez

769
1

ebola_virusFaza e parë e një prove knilike për një vaksinë premtuese për ebolën po kryet në Mali, që është në kufi me Guinenë, epiqendra e epidemisë së virusit vdekjeprurës.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës Jessica Berman bisedoi me një studiues amerikan në Mali që po ndihmon në kryerjen e provave klinike mbi vaksinën eksperimentale.

Vaksina, e krijuar nga hulumtues në Institutin Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë dhe kompania farmaceutike britanike GlaxoSmithKline, ishte 100 për qind e efektshme në mbrojtjen e majmunëve ndaj ekspozimit vdekjeprurës ndaj ebolës në provat para-klinike.

Vaksina stimulon sistemin imunitar duke përdorur një proteinë jo-infektive të ebolës që mbartet nga një virus i padëmshëm i të ftohtit.

Tre punonjës të shëndetësisë në Mali e kanë marr vaksinën tre ditët e fundit, thotë studiuesi Myron Levin, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Vaksinave në Universitetin e Merilendit. Ai po ndihmon në kryerjen e provave klinike në Mali. “Jam marr me zhvillimin e vaksinave për 44 vjet. Deri tani nuk kam pare asgjë të lëviz kaq shpejt”.

Nuk ka asnjë rast të ebolës të raportuar në Mali, që Levine thotë se ka sigurim të mirë në kufi. Por ebola vazhdon të përhapet pa kontroll në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.

Ashtu si vaksina kundër lisë, ajo kundër ebolës mund të parandalojë potencialisht sëmundjen tek ata që ekspozohen ndaj virusit vdekjeprurës, përfshi punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Levine thotë se miratimi rregulator mund të pasojë së shpejti provat e suksesshme klinike. “Të gjithë duan të shohin licencimin e vaksinës së ebolës – po përpiqemi për të marr licencën sa më shpejt përsa kohë që të dhënat të tregojnë se ajo është e sigurt, imunogjene dhe mbrojtëse”.

GlaxoSmithKline po prodhon dhjetëra-mijëra doza të vaksinës, që Levine thotë se mund të administrohen sapo ilaçi të marr miratimin e rregullatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Ai thotë se për shkak të kufizimeve në furnizime, shpërndarja e vaksinës do të jetë fillimisht e targetuar.Përveç Malit, provat e vaksinës eksperimentale po kryen gjithashtu në Britani.

Levine thotë se dy njerëz të tjerë e morën vaksinën të premten në Mali. 15 të tjerë do të vaksinohen më pas, nëse gjithçka shkon sipas planit.

1 COMMENT

  1. kam alergji nga puna e ndertimit,kam alergji nga cementa dhe gelqeria, cfar me sygjeroni per te perdorur sepse kam shum krumje duarsh dhe kur me kruhen i kruaj sa te dal gjak . nese i fus duart ne uj te nxeht me qetsohen . ju lutem me sygjeroni cfar te perdor .
    faleminderit .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here