Home Shendetesi Zbulohet kura qe lufton kancerin

Zbulohet kura qe lufton kancerin

1084
1

142428Ndërsa të gjithë janë “në luftë” me kancerin,  shkencëtarët e Universitetit të Harvardit janë pranë kurës së re që mund t’a kthejë këtë sëmundje njëherë e përgjithmonë në sëmundje jo-vdekjeprurëse.

Ata kanë eksperimentuar me sukses tek kaviet, qeliza staminale me gene të përpunuara në laborator, të cilat lëshojnë helme që eliminojnë vetëm qelizat kanceroze.

Eksperimenti u bë tek një tumor në tru që shkencëtarët e konsiderojnë si më të vështirin për t’u eliminuar. Sipas revistës “Stem Cell” pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e tumorit, në këtë zonë injektohen qelizat e përpunuara gjenetikisht.

Duke çliruar lëndën helmuese, ato eliminojnë vetëm qelizat kanceroze, duke e bërë të pamundur rigjenerimin e tumorit. Helmi nuk dëmton qelizat e shëndetshme. Vetë qelizat e përpunuara gjenetikisht rrethohen nga një masë xhelatinoze, që nuk i le të dëmtohen nga helmi që prodhojnë.

Shkencëtarët pritet të nisin së shpejti, provën që do të tregojë, nëse qelizat e përpunuara gjenetikisht janë efektive edhe tek njerëzit. Në rast suksesi, ky do të jetë hapi më i madh i hedhur deri më tani në luftën globale kundër kancerit, që në vitin 2012 i mori jetën 8.2 milion personave.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here