Home Kuriozitete Zbulohet gjarpri më i gjatë, është 17 metra

Zbulohet gjarpri më i gjatë, është 17 metra

910
0

Një i tillë, kurrë më parë nuk ishte parë. Është plot 16.7 metra i gjatë dhe kur e sheh, të kall datën. Gjarpri 16.7 metra i gjatë, është zbuluar sot në një pyll të një lokaliteti kinez, njoftoi media vendase.

Gjarpri është një boa tmerrësisht e madhe dhe u gjet rastësisht nga disa punëtorë kinezë në pyllin e qytetit Guping, në rajonin e Jiangxi.
Punëtorët gjetën gjak pranë vendit ku zbuluan boan gjigante: “Ndërsa ishim me makinë duke lëvizur në pyll, fillimisht pamë gjak gjithandej dhe një gjarpër të madh gjysëm i ngordhur. Pak çaste më pas, dalluam para nesh një gjarpër edhe më të madh. Ishte një pamje e tmerrshme. U trembëm aq fort dhe nuk dinim nga t`ia mbanim”, rrëfen shoferi frikën që përjetuan.

Autoritetet mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan një gjarpër të ngordhur kurse tjetri ishte zhdukur. Gjarpri i ngordhur ishte 16.7 metra i gjatë dhe peshonte 300 kilogramë, njoftoi gazeta në anglisht “People`s Daily”, organ i Partisë Komuniste të Kinës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here