Home Aktualitet Zbulohen fotot: Pushimet e çiftit Berisha me fëmijët e Enver Hoxhës

Zbulohen fotot: Pushimet e çiftit Berisha me fëmijët e Enver Hoxhës

1592
1

Në këtë foto shihet në një varkë në Liqenin e Pogradecit, kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha dhe gruan e tij, së bashku me Sokol Hoxhën, djalin e Enver Hoxhës, dhe gruan e tij. Në prehrin e gruas është dhe një fëmijë i vogël, që për nga mosha ka gjasa tw jetw vajza e çiftit Berisha, Argita Berisha. Por këtë presim ta konfirmojë vetë zoti Berisha.
Në foton tjeter (GALERI FOTO) është një pamje edhe më familjare. Pranë oxhakut është i shtrirë Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës, dhe në krah të tij është nusja e tij. Në krah të saj është Liri Berisha, dhe i ulur këmbëkryq në plan të parë është… Sali Berisha.
Skena është familjare dhe e ngrohtë, një atmosferë mes miqsh.

Fotot natyrisht kanë nevojë për sqarime të mëtejshme nga vetë autorët për arsyen e kësaj feste familjare të familjes Berisha me familjen Hoxha. Shekulli po boton kopje të orgjinaleve të tyre, që transmetoi dje emisioni “Fiks Fare”.

1 COMMENT

  1. me photoshopp sot behen mbrekullira…por edhe ne qoftese qe e vertet…edi rama nuk ka jetuar me familjen e te atin ne mbllokun e udheheqesave??? kur qe i vogel shkonte ne plazh me familjen e enverit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here