HYRJE Bukuria Zbardhja e dhembeve, ja cfare duhet te kemi parasysh

Zbardhja e dhembeve, ja cfare duhet te kemi parasysh

0
221

Larja e dhembeve me furce dhe pastrimi me fill interdentar eshte menyra e perditshme per ti mbajtur dhembet e shendetshem, rrezatues dhe te bardhe. Megjithate nese mendoni qe dhembeve tuaj u mungon shkelqimi ose jane pak me te verdhe nga ckane qene me pare, nuk jeni i vetmi.
Sipas anketimeve te ndryshme qe jane bere nga shoqatat e dentisteve: Nese pyeten pacientet se cfare duan te ndryshojne nga buzeqeshje e tyre , rreth 90% e tyre duan dhembe me te bardhe.

Po mendoni per ti zbardhur dhembet?
Lexoni faktet e meposhtme me pare. 5 pyetjet me te shpeshta rreth procesit te zbardhjes jane:

1. Pse dhembet e mia kane ndryshuar ngjyre?

Me kalimin e kohes, dhembet mund te ndryshojne ngjyre duke humbur shkelqimin per nje sere arsyesh, si per shembull:

Ushqimi dhe pijet
Kafeja, caji dhe vera e kuqe jane ngjyrosesit me te shpeshte. Cfare kane te perbashket keto ushqime? Pigmente ngjyre intens te quajtur kromogjen qe ngjiten tek pjesa e bardhe e dhembit (zmalti).

Duhani
Dy kimikate qe gjendet tek duhani shkaktojne njolla te veshtira per tu hequr. Katrani dhe Nikotina. Katrani eshte i erret ne menyre natyrale. Nikotina eshte pa ngjyre derisa nuk perzihet me oksigjenin. Me pas ajo ngjyros siperfaqen e dhembeve me nje ngjyre te verdhe.

Mosha
Nen shtresen siperfaqesore te dhembit (zmaltit) ndodhet nje shtrese tjeter me e bute e quajtur dentine e cila ka ngjyre me te erret. Me kalimin e viteve zmalti konsumohet per shkak te larjes me furce dhe shtresa e verdhe e dentines behet me e dukshme. Per kete arsye keshillohet perdorimi i fucave te buta dhe larja te mos behet me force.

Traumat
Nese keni marre goditje ne ndonje prej dhembeve, ai mund te ndryshoje ngjyre sepse reagon nga traumes duke depozituar me shume dentine. Ose ne rastet kur trauma eshte me e forte, goditja mund te shkaktoje keputje te sistemit neurovascular te dhembit. Si rrjedhoje nga hemorragjia e krijuar leshohet hemoglobine e cila oksidohet duke i dhene dhembit ngjyre shume te erret deri ne te kafenjte.

Medikamentet
Erresimi i dhembeve mund te jete gjithashtu nje efekt anesor i disa anti-histaminikeve, anti-psikotikeve apo medikamenteve per uljen e presionit te gjakut. Femijet e vegjel te cilet kane perdorur antibiotike si tetraciklinia apo doksiciklina gjate kohes qe formohen dhembet (qe ne miter apo kur jane shume te vegjel) mund te kene dhembe te erret kur te rriten. Kemioterapia apo rrezatimi i kokes gjithashtu mund te erresoje dhembet.

2. Si funksionon zbardhja e dhembeve?

Zbardhja e dhembeve eshte nje proces i thjeshte. Produktet e zbardhjes permbajne nje ose dy zbardhues (peroksid hidrogjeni ose peroksid karbamidi). Keto zbardhues i copetojne njollat ne pjeseza me te vogla duke e bere ngjyren e erret me pak te perqendruar si rrjedhoje i bejne dhembet me te shndritshem.

3. A funksionon zbardhja per te gjithe?
JO per te gjithe. Prandaj eshte e rendesishme te flisni me dentistin tuaj perpara se te beni zbardhjen, sepse zbardhuesit nuk mund te rregullojne cdo lloj cngjyrosjeje. Per shembull, dhembet e verdhe zbardhen shume mire, dhembet kaf nuk pergjigjen edhe aq mire ndersa dhembet gri mund te mos zbardhen fare. Zbardhja nuk funksionon mbi kellefet, fasetat apo mbushjet. Gjithashtu zbardhja mund te mos jete shume efektive nese eshte e shkaktuar nga medikamentet apo traumat.

4. Cilat jane mundesite per te bere zbardhjen?
Flisni gjithnje me dentistin perpara se te filloni. Nese jeni kandidat per zbardhjen, ka 3 menyra per te rikthyer shkelqimin e buzeqeshjes tuaj.

Pastat zbardhuese
Te gjitha pastat ndihmojne per te hequr njollat e siperfaqes me ane te veprimit te elementeve abraziv qe pastrojne siperfaqen. Mund te kerkoni per vulen ADA per pastat e sigurta te cilat kane kimikate special dhe agjent llustrues qe ju japin efektivitet me te madh ne heqjen e njollave. Ndryshe nga zbardhuesit, keto pasta nuk e ndryshojne ngjyren e dhembit sepse ato heqin vetem njollat e siperfaqes.

Zbardhues ne klinike
Kjo procedure zakonisht behet ne nje seance tek dentisti. Mjeku do te aplikoje nje xhel mbrojtes ose nje mbrojtese gome per te rujtur mishrat. Me pas aplikohet zbardhuesi mbi dhemb qe ne varesi te llojit vendoset per 15 deri ne 45 minuta. Mund te perdoret nje drite ose lazer per te rritur veprimin e agjentit zbardhues.

Zbardhues ne shtepi
Zbardhuesit qe permbajne perokside mund ta zbardhin zmaltin e dhembit. Zakonisht shiten ne forme xheli i cili vendosen ne maskerine plastike te pershtatshme per dhembet tuaj. Keto maskerina shiten te parapergatitura me setin e zbardhjes ose behen tek dentist. Mund te perdorni gjithashtu ngjitese zbardhuese qe qendrojne per disa ore ne dhembet tuaj. Perqendrimi i agjentit zbardhues ne to eshte me e vogel se sa ai qe perdoret nga dentisti ne klinike si rrjedhoje koha e perdorimit eshte me e gjate.

5. A ka efekte anesore zbardhja e dhembeve?
Disa njerez qe perdorin zbardhues per dhembet mund te kene rritje te ndjeshmerise. Kjo ndodh kur peroksidi i zbardhuesit kalon pertej zmaltit deri tek shtresa e dentines dhe irriton nervin e dhembit. Ne shumicen e rasteve ndjeshmeria eshte e perkohshme. Nese ndodh kjo gjate trajtimit, mund ta nderprisni ate dhe ta vazhdoni pas disa javesh.
Nese i perdorni zbardhuesit me teper sec duhet ju mund te demtoni zmaltin e dhembeve dhe gingivat prandaj sigurohuni te ndiqni keshillat dhe te flisni me dentistin tuaj.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here