HYRJE Politike Zbardhen 5 emrat që do të kandidojnë për kryetar të PD

Zbardhen 5 emrat që do të kandidojnë për kryetar të PD

0
11

Lulzim Basha, ditën e sotme zyrtarizuar kandidaturën e tij për të drejtuar këtë forcë politike në katër vitet e ardhshme.

Në përfundim të afatit të vendosur nga urdhri i Edmond Spahos dhe Edi Paloks për zhvillimin e zgjedhjeve, do të jenë pesë kandidatët që do të garojnë për kreun e PD-së. I pari që zyrtarizoi kandidaturën ishte ish kryetari i PD-së, Eduard Selami i cili deklaroi vendimin e marrë për të qenë pjesë e garës për PD , duke bërë edhe procesin e regjistrimit në garë.

Pas Selamit, një tjetër demokrat Astrit Sinanaj, anëtar i PD në qytetin e Fierit, njoftoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook se do të garonte për PD-në. Ky ishte kandidati i tretë zyrtar i regjistruar, si pjesë e garës për të marrë kreun e PD-së.
Kandidati i tretë zyrtar në garë është Erion Piciri, i cili dje njoftoi zyrtyarisht se ka shpallur kandidaturën për kreun e PD dhe bashkë me këtë ka bërë edhe regjistrimin.
Po dje, demokrati Astrit Patozi deklaroi zyrtarisht me një dalje nga selia blu shpalljen e kandidaturës për kreun e PD-së dhe sfidoi haptazi kryedemokratin aktual, Lulzim Basha duke i thënë se është gati të përballet me të në një garë të barabartë.
Ish-nënkryetari numëroi edhe kushtet për Bashën dhe garën në PD, duke kërkuar njëherësh si domosdoshmeri shtyrjen e datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.
Sipas vendimit të PD-së, zgjedhjet sipas parimit ‘një anëtar, një vote’ do të mbahen në 22 korrik.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here